Qeveria dhe te perkedhelurit e saj

Modified: 

Te nderuar kolege dhe studente,

nje projektligj i ri i qeverise perseri perkedhel universitetet e Tiranes me nje status te vecante midis gjithe universiteteve te Shqiperise.  Nje status i panevojshem dhe i demshem.

Duket se a ashtuquajtura elite akademike shqiptare nuk heq dot dore nga korrupsioni dhe privilegjet. Kjo eshte nje mafie qe ka uzurpuar gjithe nivelet akademike ne Shqiperi dhe qe kerkon te shtrengoje me cdo kusht daren qe ka mbi titujt akademike si edhe kontrollin  e universiteteve dhe institucioneve te arsimit te larte.

Kjo elite qe ka vene ne Akademine e Shkencave njerez te cilet kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne para nga studentet per provime.  Kjo elite ka krijuar edhe Komisionin e Vleresimit te Titujve Akademike,  njerez qe s’kane asgje te perbashket me shkencen dhe titutjt akademike, njerez pa asnje vlere shkencore.   Kjo elite e krimbur dhe mafioze nuk mund t’u jape JU titujt akademike. Do te ishte ofendim per ju, do te ishte ofendim per shkencen.

UV denoncon ne menyre te hapur  menyrat e padrejta te favorizimit te disa universiteteve karshi disa te tjerave. Ne nuk do te heshtim, por do te vazhdojme te ngreme zerin per ato ligje  qe i konsiderojme te pavlere dhe korruptive. Ne i bejme thirrje Kryeministrit te mos firmose nje ligj te tille. Nje ligj te padrejte qe nxit korrupsioni dhe promovon ata qe vegjetojne.

Sot kane ardhur me qindra emaile nga universitetet e rretheve te cilat na falenderojne per rolin tone ne marrjen e se drejtes per dhenie e titullit “Prof. i Asociuar”. Gjithashtu, kane ardhur me qindra emaile nga Gjirokastra, Korca, Elbasani, dhe Shkodra te cilat solidarizohen me ne.

Gjate javeve te shkuara eshte krijuar edhe Bashkimi i Pedagogeve Shqiptare. Nje organizate e pavarur e pedagogeve e cila ka per qellim te mbroje interesat e pedagogeve, te mbeshtese vetem ato forca politike te cilat garantojne mbrojtjen e dinjitetit te pedagogut. Kjo organizate jo qeveritare ka ne perberjen e saj mbi 150 vete nga universitetet e Vlores, Korces, Gjirokastres, Elbasanit, dhe Shkodres.

Ne jemi te sigurte se ne momentin qe ne e bejme kete organizate publike dhe hapim dyert per anetaresime, numri do te shkoje me mijra vete.

Ne UV ne do te vazhdojme punen tone. Vlerat e nje universiteti nuk ngrihen dhe as ulen me ligje dhe masa burokratike, por me pune shkencore. Stafi akademik i Universitetit te Vlores ka botuar me shume artikuj ne revista te huaja me faktor te larte impakti, se te gjitha universitetet e Tiranes se bashku! Universitetet e Tiranes, mund te kene me shume profesore qe vegjetojne, dhe nuk kane asnjelloj aktiviteti tjeter, gje qe mund te shpejgoje mungesen e tyre pothuajse te plote ne arenen shkencore nderkombetare. Ka ardhur koha qe universitetet te gjykohen me parametra te matshem, jo subjektive.

Por ne do te vazhdojme edhe te ngreme zerin. Ne jemi demokratet e vertete. Ne qe perpiqemi qe demokracine ta zbatojme ne jete. Gjithe pedagoget e universiteteve jo te privilegjuara do te bashkohen me ne.

Pedagoget e Universitetit te Vlores

Leave a comment

You must be connected to post a comment.