Te nderuar kolege dhe studente,
nje projektligj i ri i qeverise perseri perkedhel universitetet e Tiranes me nje status te vecante midis gjithe universiteteve te Shqiperise. Nje status i panevojshem dhe i demshem.
Duket se a ashtuquajtura elite akademike shqiptare nuk heq dot dore nga korrupsioni dhe privilegjet. Kjo eshte nje mafie qe ka uzurpuar gjithe nivelet akademike ne Shqiperi dhe qe kerkon te shtrengoje me cdo kusht daren qe ka mbi titujt akademike si edhe kontrollin e universiteteve dhe institucioneve te arsimit te larte.
Kjo elite qe ka vene ne Akademine e Shkencave njerez te cilet kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne para nga studentet per provime. Kjo elite ka krijuar edhe Komisionin e Vleresimit te Titujve Akademike, njerez qe s’kane asgje te perbashket me shkencen dhe titutjt akademike, njerez pa asnje vlere shkencore. Kjo elite e krimbur dhe mafioze nuk mund t’u jape JU titujt akademike. Do te ishte ofendim per ju, do te ishte ofendim per shkencen.
UV denoncon ne menyre te hapur menyrat e padrejta te favorizimit te disa universiteteve karshi disa te tjerave. Ne nuk do te heshtim, por do te vazhdojme te ngreme zerin per ato ligje qe i konsiderojme te pavlere dhe korruptive. Ne i bejme thirrje Kryeministrit te mos firmose nje ligj te tille. Nje ligj te padrejte qe nxit korrupsioni dhe promovon ata qe vegjetojne.
Sot kane ardhur me qindra emaile nga universitetet e rretheve te cilat na falenderojne per rolin tone ne marrjen e se drejtes per dhenie e titullit “Prof. i Asociuar”. Gjithashtu, kane ardhur me qindra emaile nga Gjirokastra, Korca, Elbasani, dhe Shkodra te cilat solidarizohen me ne.
Gjate javeve te shkuara eshte krijuar edhe Bashkimi i Pedagogeve Shqiptare. Nje organizate e pavarur e pedagogeve e cila ka per qellim te mbroje interesat e pedagogeve, te mbeshtese vetem ato forca politike te cilat garantojne mbrojtjen e dinjitetit te pedagogut. Kjo organizate jo qeveritare ka ne perberjen e saj mbi 150 vete nga universitetet e Vlores, Korces, Gjirokastres, Elbasanit, dhe Shkodres.
Ne jemi te sigurte se ne momentin qe ne e bejme kete organizate publike dhe hapim dyert per anetaresime, numri do te shkoje me mijra vete.
Ne UV ne do te vazhdojme punen tone. Vlerat e nje universiteti nuk ngrihen dhe as ulen me ligje dhe masa burokratike, por me pune shkencore. Stafi akademik i Universitetit te Vlores ka botuar me shume artikuj ne revista te huaja me faktor te larte impakti, se te gjitha universitetet e Tiranes se bashku! Universitetet e Tiranes, mund te kene me shume profesore qe vegjetojne, dhe nuk kane asnjelloj aktiviteti tjeter, gje qe mund te shpejgoje mungesen e tyre pothuajse te plote ne arenen shkencore nderkombetare. Ka ardhur koha qe universitetet te gjykohen me parametra te matshem, jo subjektive.
Por ne do te vazhdojme edhe te ngreme zerin. Ne jemi demokratet e vertete. Ne qe perpiqemi qe demokracine ta zbatojme ne jete. Gjithe pedagoget e universiteteve jo te privilegjuara do te bashkohen me ne.
Pedagoget e Universitetit te Vlores
Jemi nje grup pedagogesh nga Gjirokastra.
Ju mbeshtesim plotesisht. Jeni i vetmi universitet i cili po u qendron presioneve dhe shantazheve te nje qeverie dhe te nje minsitri te korruptuar.
Ne do t’ju mbeshtesim me bojkot dhe po organizojme edhe ketu pedagoget. ka ardhur koha qe nje tufe malokesh te mos tallen me me ne.
Solidarizim i plote me UV.
Nje pedagog i matematikes qe tani eshte anetar i akademise se leshrave me ka marre mua 250 Euro ne provim.
Jorgo karcani, ky sharlatan nuk ka te drejte te vendose mbi fatet e pedagogeve tane.
Ai eshte nje kopuk qe s’ka te beje fare me shkencen
Nje qeveri maloke s’ka si te doje Vloren.
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
jam nje student i universitetit te vlores. mbeshtesim Rektorin e UV dhe reformat e tij .Qeveria normalisht kerkon ata qe i mbajne ISO dhe jo UV qe i del kundra.
Te nderuar petagoge dhe ju zoti Rektor i UV , ne studentet dhe qytetaret e vlores ju mbeshtesim juve dhe nqs eshte e nevojshme do te shkojme e para Kryeministrise per te fituar te drejtat e UV.
ju faleminderit
Pershendetje te gjitheve. jam nje student dhe po ndjek me vemendje te gjitha “lojrat” qe qeveria dhe ministria po ben me universitetitn ton UV.ata kujtojne se mund ta perdorin uv si te duan dhe sipas interesave te tyre por e kan gabim . Zoti rektor ne ju mbeshtesim ju ne kete nisem per vendosjen e reputacionit te UV .
Te dashur student duhet ta mbeshtesim Rektorin dhe Stafin e tij ne rrugen e drejt qe ka nisur per te ber qe universitetit i Vlores te jet lider dhe jo nje hiç.
ju pershendes
Mbeshtetni UV dhe stafin e tij.Qeveria nuk ben dot cte doj me UV sepse ai po fiton emrin e tij si universitet dhe nuk eshte me universiteti i vitit 1994 por nje universitet ku do te behet i vlefshem per ne studente e tij.Qeveria duhet me patjeter te kthej mbapsh vkm dhe ti jap UV ate qe i takon .
faleminderit
Zoti Minister,
dua te shpreh keqardhjen time per vendimin me te fundit per titujt. Une dhe shume kolege te tjere ne te gjitha universitetet e vendit, qe u kthyem nga jashte per te bere dicka, jemi shume te merzitur, por kemi akoma forca dhe vullnet per te ndryshuar gjerat. Ju insistoni me kokefortesi ne nje politike te mbrapshte ne arsimin e larte. Rasti i Kamzes eshte shembulli i destinacionit fatal te kesaj politike dhe eshte vetem maja e ajsbergut te korrupsionit. Ministri i Arsimit duhet te jete garant i nje barazie te plote midis universiteteve ne Shqiperi. Keni detyrimin moral dhe politik te sqaroni publikisht se cfare kane universitetet e Tiranes me shume se universitetet e tjera. Nese ka ndonje kriter perjashtues, ne kemi te drejten ta njohim. Nese ky kriter eshte i lidhur vetem me emrin e qytetit, atehere na e thoni. Universitetin e Vlores ne nuk duam ta transferojme ne Tirane, keshtu qe rebelimi i gjithe universiteteve te “persekutuara” eshte i pashmangshem. Nese, per shume arsye, nuk jeni ne gjendje qe te ndihmoni arsimin, atehere do ishte ne nderin tuaj qe te provoni ndonje zanat tjeter. Ne jemi te vendosur te kerkojme me te gjitha format qe politika te mos eksperimentoje ne kurriz te arsimit dhe te rinise sepse kjo do jete nje fatkeqesi kombetare e pakrahasueshme me cfare kemi pare deri tani.
Sinqerisht,
Eustrati
2010/2/11 Ervin Ruci
Zoti Minister,
Aresyetimi juaj nuk mbeshtet faktin e trajtimit preferencial te universiteteve te Tiranes. Profesore me kohe te plote eshte nje kriter artificial, nuk do te ishte me mire te shikonit veprimtarine shkencore te sejcilit universitet? Per shembull, shume lehte mund te verifikoni ne CiteSeer qe stafi akademik i Universitetit te Vlores ka botuar me shume artikuj ne revista te huaja me faktor te larte impakti, se te gjitha universitetet e Tiranes se bashku! Universitetet e Tiranes, mund te kene me shume profesore qe vegjetojne, dhe nuk kane asnjelloj aktiviteti tjeter, gje qe mund te shpejgoje mungesen e tyre pothuajse te plote ne arenen shkencore nderkombetare. Ka ardhur koha qe universitetet te gjykohen me parametra te matshem, jo subjektive.
Per kete arsye dhe shume te tjera qe spo i permend, stafi akademik i UV, nuk mund ta pranoje nje status inferioriteti te imponuar ne menyre bureokraike ndaj asnje universiteti tjeter ne Shqiperi. Ju siguroj qe ne kete pike jane pothuajse unanim jo vetem pedagoget e UV, por edhe studentet e UV qe nuk e duhet te diskriminohen per shkak te emrit te qytetit ku studiojne.
Shpresoj qe VKM ne fjale te mos aprovohet ne formen e saj te propozuar. Ne kerkojme nga MASH permbushjen e obligimeve institucionale qe te lihemi te qete ne punen dhe progresin tone, per ti cilin jemi shume krenar, dhe per te cilin mund te krenoheni edhe juve Z. Minister.
Neqoftese na lini te qete ne rrugen tone, ne Vlore do te krijohet nje universitet model per te gjitha universitetet e Shqiperise. Eshte e trishtueshme kur shikoj qe gjithe ky progress i arritur ne UV keto dy vjetet e fundit, eshte shoqeruar me konflikte institucionale me MASH, bojkote e protesta.
Ju bej apel edhe njehere ta ri-shikoni kete VKM, qe kjo histori te marre fund, dhe te filloje nje kapitull tjeter ne historine e UV dhe MASH.
Me Respekte,
Ervin Ruci, CSEE / UV
2010/2/10 Myqerem Tafaj
Z. Ruci,
Jane zhvilluar konsultime me Komisionin e Vleresimit te Titujve Akademik. Une ju premtova edhe ne takim qe hapi I pare I sigurte do te jete qe promovimi per titullin “Prof. asoc” ne te gjitha universitetet publike dhe kete permban edhe VKM-ja e re. Shkaku eshte se ne disa universitete akoma ka fakultete qe nuk kane asnje professor me kohe te plote. Ky eshte nje parakusht I rendesishem. Ne momentin qe ky kusht do te plotesohet (shpresoj qe kjo mund te arrihet per nje periudhe jo te gjate) do te ndermerret edhe hapi tjeter per promovimin per titullin “Profesor”.
M.Tafaj
________________________________
Dr. Myqerem Tafaj
Minister of Education and Science
Rr. Durresit, nr. 23
ALB-1001-TIRANA
Tel: +355 42 222 260
Fax: +355 42 232 002
Email: mtafaj@mash.gov.al
From: Ervin Ruci [mailto:eruci@univlora.edu.al]
Sent: Wednesday, February 10, 2010 8:47 PM
To: Myqerem Tafaj
Cc: kryeministri@km.gov.al
Subject: UV?
Zoti Minister,
Ne perfundim te bojkotit te stafit pedagogjik te Universitetit te Vlores, Ismail Qemali, ne muajin Janar 2010 ndermoret nje numer premtimesh, midis te cilave dhe premtimin per ndryshimet ne vkm per te ceshtjen e promovimeve.
Sot shikojme me shume indinjate propozimet e meposhteme ne faqen web te kryeministrise:
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.467, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun I, “Dispozita të përgjithshme”, bëhen ndryshimet e mëposhtme;
a) Pika 1.3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.3. Universitetet, që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titullin “Profesor”, janë:
a) Universiteti i Tiranës;
b) Universiteti Politeknik i Tiranës;
c) Universiteti Bujqësor i Tiranës;
ç) Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë;
d) Akademia e Kulturës Fizike dhe Sporteve, Tiranë;
dh) Qendrat kërkimore-shkencore, me status të krahasueshëm me atë të një universiteti.
Shpresojme qe mungesa e UV ne kete liste te jete nje gabim qe do te korrigjohet shume shpejt.
Respekte,
Ervin Ruci
Pergjegjes Departamenti
CSEE / Universiteti i Vlores (Ismail Qemali)
–
Zv/Rektor Akademik
Universiteti “Ismail Qemali” Vlore
ezhupa@univlora.edu.al
I LUTEMI QEVERISE “DEMOKRATIKE” TE NA PLOTESOJE KERKESAT 1 PER 1 SE E ARDHMJA JONE VARET NGA PLOTESIMI I KETYRE TE KERKESAVE,QE SIPAS TYRE S`DUHET TI KEMI.ATEHERE SI PRETENDONI SE DO MUND TE HYM NE BE KUR JU VETE JENI PENGESA E VETME PER TE ARRITUR ATY KU DUHET TE JEMI,KUR JU VETE JENI PENGESA E VETME E ZHVILLIMIN&ARSIMIMIN TONE QE JEMI E ARDHMJA E KETIJ VENDI…BEJ THIRRJE,TE GJITHE SEBASHKU NE MBROJTE TE KERKESAVE TE UV,NE MBESHTETJE TE PLOTE TE REKTORIT. JU FALEMINDERIT!
pershendetje nga maqedonia.
lexoj cudira cka shkruani
shkruani qe fal jush eshte bere e mundur dhenia e prof.ass universiteteve
nuk eshte e vertete.
ka qene qe me 2007 me vendimin e kshil.ministrave te shqiperise.
JU nuk plotesoni as atehere dhe as tani kushtet per full profesor
Titujt nuk meren me dhune, por me ligje
JU SMUND TI JEPNI TITUJ VETES
As prof.ass nuk mund te levroni po skeni staf me keta tituj
Do te me vinte keq qe po vazhdoni me censurimet e mendimeve.
Njerzit duhet te mesojne te verteten
Suksese
Ti nga maqedonia dukesh qe ke nivelin u universiteteve te atij vendi qe thua. Cdo universitet ne bote i jep vetes titujt! Vetem ne universitetet e Myqos titujt i jep shteti.
Myqerremi eshte nje trap i specializuar per rritjen e rrepicave. Sa te jete ai ne MASH brenda e keni te gjithe.
Profesorat e univ. te tiranes i kane marre titujt me konferenca partie e me vendime qeverie.
Shiko dhe gjej se kush ka botuar me shume artikuj me faktor impakti, o ti trapi nga Maqedonia. UV ka boyuar me shume se te gjitha univ, e tiranes se bashku.
Beji te fala Myqos nga Golloborda.
Kush te ka censuruar mendimin more darjan prej maqedonije. Ne i degjojme mendimet pa vlere e pa mendim, per fat te keq juve nuk degjoni te verteten qe po perpiqemi tju tregojme.
Se ketu ka nje mafie akademike, me dell komunist, qe e mban vendin ne erresire dhe injorance. Ka nje klan ne tirane qe kane nje biznes jo ligjor te quajtur arsimi i larte. Titujt i shesin me leke, ashtu sic shesin dhe notat, diplomant, e deri tek baben e nenen e tyre, se prostitutat akademike nuk kane nder.
Neve skemi si te kemi ngurrim per tu thene ketyre njerezve cfare mendojme per ta.
Qe kur ne krye qendrojne njerez me diploma fallco, sic eshte rasti i dekanit te arteve te bukura, qe doli ne shtyp para nje viti qe skishte qene asnje dite ne universitetin austriak ku pretendone se kishte dale me doktorature, dhe prape ministri e lejon te vazhdoje te jete dekan.
Apo dekani i ekonomikut ne tirane qe u thote studenteve hapur, qe shkolla merret ose me lek ose me brek?
Ky llum profesorati duhet te kete te drejte te jape titujt? Kurse ata qe punojne, duhet te rrine urte, sepse keto gjera i di partia ne pushtet, sic i ka ditur edhe ne diktature?
E drejta dermon hekur, darjan, dhe shume shpejt do ta shikoni se cdo te beje Vlora.
ketu filloi shteti shqiptar, dhe vlora po thirret perseri per te bere histori,, dhe ketu do te filloje dhe filtrimi i llumit qe ka bllokuar funksionimin e nje shoqerie te se drejtes.
Z. Maqo!
mos je gje anetari i shoqates maqedonase qe botuat enciklopedin historike maqedonase? Per mua duhet te jesh! Te paskan trajnuar mire ose te kane dhene ndonje lemosh qe te shkruash, se nuk mendoj se ti i kupton fjalet qe perdor si: “censurimet e mendimeve”
Ne shqip ka nje shprehje te bukur: me mire p. se sa te flasesh se po vjen ere. Mos shkruaj me se dhe lemoshin qe ta kane ofruar nuk te pastron. Punet tona si UV i dime shume mire ti bejme.
Kam mbetur i cuditur miqt e mi.
Ju po beni profesorin e nderuar Tafaj, maqedons, qe nuk eshte.
Gollogordasit jane njerez te nderum, sic ishte edhe Qemal Stafa.
Jan shqiptare edhe ata si ne.
Prof Tafaj eshte njeshi i arsimit sot, packa se ju nuk ju vjen per mbare pasi nuk u jep ate qe su takon
Dhe ska se si, nuk ju a dha Pollo, Beja, as Tafaji. Sju a jep kush cka kerkoni.
Qeveria e Berishes eshte me e sukseshshmja ne planin arsimor mbarkombetar. Mos u qani prej saj
Kjo eshte e verteta
Nuk ka si te jete e vertete qe matematicienti me i madh shqiptar Omer Stringa te jet bere ose lekist ose kurvar si flisni ju tash.
Po me cudisni burra.
Po flisni per revolucion ne Vlore
Zoti ju a nxjerrt per mbare
E lini kete Darjanin se duket qe eshte plotesisht injorant ose eshte provokator. Nuk ja vlen te merremi me te.
Ka disa pika mjaft me vlere ne keto diskutime:
1) A e ka idene Z.Tafaj se c’po ben me arsimin?
2) perse qeveria ligjeron padertesine dhe shmang konkurencen?
3) A na intereson ne ne UV te flasim per korrupsionin e universiteteve ne tirane? Me kete ne themi nje te vertete, por bejme kunder gjithe pedagoget e tiranes. Mos duhet ti leme universitet ne tirane te qelben ne pellgun e felliqur te korrupsionit dhe te vazhdojme punen tone?
4) Mos duhet qe UV t’a bojkotoje plotesisht tiranen dhe te perpiqet qe pedagoget e vet t’i trajnoje jashte.
me respekte,
eljona
Nuk bejme kunder _te gjithe_ pedagoget e tiranes, vetem ata te korruptuarit.
Edhe ne ketu ne UV kemi patur dhe kemi pedagoge te korruptuar, mirepo kur dikush kapet me presh ne dore, hiqet, kurse ne tirane vazhdon te jete edhe ne poste te larta madje…
Nje gje eshte e vertete,
Ne ketu ne Vlore luftojme korrupsionin, dhe luftohemi nga MASHi i Myqos si shperblim. Ata te Tirane vazhdojne avazin, dhe marrin dhe dekoratat.
).
Duket se Myqos me shoke UV-ja u ka dale jashte parashikimeve; ketu po punohet nga njerez idealiste per te ndertuar nje universitet te paster nga korrupsioni dhe me vlera te njohuara boterisht akademike.
Ndoshta eshte pikerisht kjo gje qe Myqua dhe ata qe e drejtopjne Myqon nuk duan.
E harruat si e rrahu gjoksin Ard Kollozi ne Shtator, sikur te ishte ai minister arsimi, duke u thene studenteve greviste te juridikut ne Vlore qe kete pune e zgjidhte ai, sikur Ardi dhe jo Myqua ishte minsiter arsimi. Dhe nuk pati asnje rreagim nga Myqua, cdo te thote qe Zoti K. qe eshte dhe kryetari i PD-se ne Vlore, mund ti kete shakre goja dhe te kete thene te verteten.
Ate qe te gjithe keta dallkauker nuk kuptuan ishte qe ketu ne UV u krijua nje berthame e forte, nje pothuajse unanimitet i pedagogeve dhe stafit por edhe i studenteve per te mbrojtur interesat e universitetit, kunder interesave te klaneve.
Myqua duke se eshte i cmendur qe vazhdon ta provokoje UV-ne me VKM-ra te tilla dhe me veprime te tjera qe tregojne hapur se nuk i permbahet marreveshjes qe i dha fund bojkotit ne Janar (as programet nuk u miratuan, nderkohe qe Ufoja, epoka dhe te gjithe universitetet qe shesin diploma morren te aprovuar cdo program qe kerkuan, dhe as per kampusin as per ambientet shtese nuk u degjua gje
Keshtu sic e ka nisur nuk e ka te gjate si Minister Arsimi. Me te vertete ai nuk e ka idene se me cfare lloj vendosmerie do te perballet ketu ne UV. Ne Mars nuk fillon semestri i ri, po lufta per autonomi dhe barazi, dhe kesaj rradhe ska premtime po vetem veprime qe mund ti japin zgjidhje kesaj situate.
Ose do te behet UV-ja jone ose do te behet shkrumb e hi!
Une “te nderuarin” rektor e njoh vete. Ky Darjani eshte i vetmi qe keni lejuar te publikoje ketu, ndoshta qe te mos dukeni si nje kor papagajsh. Universiteti i Vlores eshte, sic thone studentet e tij, universitet kooperative (e tipit te ulet.) I pashe vete qe TE GJITHE profesoret ne UV marrin para per provim. 100 euro/provimi. Engjelli, ish-zvrektori qe tani e keni bere armik, merrte 300. Ai ducja i ekonomise shkonte ne krevat me te gjitha studentet e tij. Dhe Pellumbi i matematikes.
Per publikime ia kepusni kot. Shyqyr qe ju marr vesh. Meqe ra fjala, Shoqata e Matematikaneve Shaskiane te Shqiperise ka deshtuar qe ne thelb. S’po jua var njeri dhe po shikoni te krijoni shoqate te te gjithe profesoreve. Po jua them une tani: Shoqaten da krijoni, do rritet, dhe d’jua marrin prej duarsh.
O Ilia,
ti ishe nje gomar qe s’merrje vesh as nga matematika dhe as nga te tjerat.
Ne te pame vete kur na jepje mesim se sa merrje vesh.
Kurse ketu ne UV ata qe ishin te korruptuar kane ikur. Dhe ne ka mbetur njeri, aty pas koke do ta marre.
Po ti cfare inati ke me rektorin? Apo se te ndoqi nga puna?
Pse s`doni ta pranoni te verteten: UV eshte i vetmi universitet ne vend qe po jep figuren e nje arsimi te nivelit te larte&te nje drejtesie drejte se ardhmes europiane???Qeveritaret s`kane shanse te na i nderpresin kete nisem qe kemi ndermarr,DO TA BEJME UV ME TE MIRIN NE BALLKAN!!!! Po si kane guxim e flasin keta njerez qe s`po bejne gje tjeter vecse po i sjellin shkatrim ketij vendi?!!!Ne jemi te paret,kemi qene me ismail qemalin SHTET e do te jemi me uv PUSHTET…
Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.
E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.
Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.
Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.
Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.
Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).
Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.
Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.
Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.
Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.
Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ’50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.
Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.
Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.
Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ’30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.
Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.
Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.
Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.
Jam nje studente e vitit te dyte te juridikut ne UV. Dr Shaska keni mbeshtetjen e plote nga studentet e juridikut ne reformat tuaja te cilat kane cuar perpara univarsitetin e vlores dhe jemi me fat qe po kryejme studimet tona ne kohen kur ju keni udhehequr UV. I kerkojme ministrise akreditimin programet e PhD!!!! Falemnderit.
Po shoh qe po flisni shume…
ka te verteta dhe jo te verteta ne ato cfare flisini…
se po te flasim per korrupsion ka akoma ne Uv-Vlore, mund ti them dhe me emra..
1. Shoku i ngusht i z.Rektor Miftar Ramosacoj
2. Neime Pjerro
3. Ylldez Sokoli qe cupa e saj na dalka apsolute me dhjeta qe sben vaki
etj etj etj…
keshtu qe mos te flasin vetem per interesat e tyre dhe ti thurin lavde UV-se
Uroje te behet me mire, simatizoje shume Z.Rektor
Dua t’i them dicka kesaj studentes me siper:
Ne se ke fakte atehere shko tek Rektori ose Dekani. Me sa e njoh une Rektorin ai nuk pyet shume per miq dhe shoke. Ne se s’ke fakte mos fol atehere!
Une jam i bindur se po te vesh tek Rektori me fakte ai i pushon ne vend keta te 3 qe permende ti dhe shume te tjere. Ne ketu kemi qene dhe e mbajme mend UV-ne. Korrupsioni pothuajse eshte zhdukur totalisht. Dhe te gjithe pedagoget jane te kenaqur per kete.
Ne se ka mbetur ndonje i krimbur ne vete do t’ja nxjerrim lakrat.
Ne kemi nevoje per ndihmen e studenteve.
Pershendetje nga nje pedagog i juaji.
Neime Pjerro mund te dale shume mire dhe te perballet me kete student dhe me kedo tjeter qe flet ketu per korrupsion. Ne ke nje fakt te tille eja dhe do te perballemi bashkerisht per nje gje te tille. Une jam gati te perballem per kete qe po deklaron ti si student, qe nuk ma merr mendja te jesh nje student, se paku jo prej studenteve te mi, sepse te pakten une flas per studentet e mi te cilet kane treguar ndaj meje respekt dhe vleresim per ate qe une jam munduar te prezantoj ne auditor, dhe kurresesi nuk kam pranuar te behem pale e nje faktori te tille si korrupsioni.
Mundohuni te tregoni respekt per vlerat, dhe jo te thurni lloj lloj intrigash, per te arritur qellimet tuaja te zymta.
Ky artikulli i fundit eshte shume rrezellyes. Rrezaton dije dhe njohuri. Disa prej te tjereve kane pak vlera intelektuale. Mendimi im eshte se sa me shume te njohim kulturen dhe formimin e njerezve te tille, aq me shume do lartesohemi. Nga ana tjeter, sa me pak te merremi me sharje e percmime, aq me shume mundesi do te kemi per te zgjeruar horizonte te reja permes dijes dhe njohurive ne nje ekonomi te bazuar tek ato.
Ajo cfare i mungon shoqerise shqiptare eshte vizioni per te ardhmen, ndersa ajo qe ka me tepri eshte ngerthimi pas se kaluares.
Kohet kalojnè shpejt, dhe vendin e fjaleve e ka zène puna, kush nuk ka sy te shikoje, dhe veshe te degjoje te shkojè e ti vizitojè.
Kuptohet, rregullin, punèn dhe seriozitetin nuk e duan te gjithè, eshte krejt normale qè te kete edhe kundèr, por ka nga ata qè nuk janè kundèr pèr alternativa zhvillimi por sepse ne thelb janè te keqinj. Fisniket dhe njerzit e punès e kenè treguar gjithmon veten ne jete, sado tè mundoheni te beni keq nuk do tja arrini, jeni mbas me kohen dhe me punèt.
do te ishte me mire te merreshit me ndonjè punè se sa sa me shpifje. Nuk jeni i ulet por edhe i keq.
un qe po shkruaj jam nje student i uv personalishte skam dhene ndonjeher leke petagogeve as qe me ka kerkuar ndonjeri. para se te futesha degjoja shume fjale te tilla si jo ste japin noten qe meriton te kerkojne leke etj.. mgjth mbas tre vjetesh ne uv mund te them qe asnje nga keto nuk qendronte. jam vleresuar ndoshta dhe me shume sec meritoja. dhe kete merit ja jap te gjthen Z.Rektor. eshte me te vertet nje njeri me dinjitet, dhe i perkushtuar ndaj punes dhe jo lekut. mund te them qe ne uv ka akoma petagog te korruptuar por shume shpejt do duken dhe ata kjo eshte e sigurt. per mua uv eshte universiteti me i mire ne shqiperi
Pershendetje te gjitheve
Me vjene mire qe ekzistone nje faqe e tille ku te gjith te flasin lirshem dhe ne anonimitet,si student,petagoge etj.
Ne kete menyre mund te dalin te gjitha te lara dhe te pa lare,si thote populli
ne kete menyre do te ballafaqohen te gjithe me realitetin.
Por nga ana tjeter s’me vjene mire qe cka lexova me larte pashe edhe fjale te pa hijshme te cilat nuk mund ti lejoje kultura e nje shoqerie te emancipuar.
Ketu flase si per rangun time dhe petagoge,
Cfar kulture kemi mare ne qe shprehemi ne menyre te tille,ne kaqe vjet studime qe kemi bere,nga mund te ndryshoje flalori jone nga njerzit e rrugeve………….
ky ishte thjesht nje paragraf sensimilizues dhe pa ofeza per te gjithe
Faleminderit
Jam nje student i universitetit te Vlores,persehndes dhe
solidarizohem plotesisht me nismen e mare nga universiteti i vlores,
pasi nuk eshte e drejte qe vetem universitetet e tr ti kene keto privilegje nga qeveria,te cilat i shfrytezojne si ju intereson atyre.
Mendimi im bashkohet me nismen e ketyre pedagogeve,te gjith universitetet duhet te kene privilegjet dhe te drejtat e barabarta.
Nese nuk mund ti kete universiteti i vlores keto privilegje,mendoj se asnje universitet ne shqiperi pervec akademise se shkencave nuk mund ti kete,pasi keta universitete ofrojne shume me pak se universiteti i vlores.
Pershendetje te gjitheve, “MIRUPAFSHIM”.
Pershendetje! Une jam student i infermierise dhe po verej dita dites permiresime ne kete departament. Eshte per te ardhur keq kur lexon komentet e mesiperme. te pakte, ofendime mos te kete! Nuk e di sa te verteta jane akuzat e mesiperme, dhe mire do ishte ballafaqimi! Me ardhjen e zotit Tanush Shaska UV ka pesuar ndryshime te medha pozitive. kjo duhet pranuar. Vete sistemi elektronik i pari i ketij lloji ne Shqiperi. Besoj se te gjithe studentet duhet ta perkrahin ate dhe nismat e tij qe po i japin nje frymemarrje te re Uv. Sinqerisht Pergezime!