Shnderrimi i universiteteve publike shqiptare ne “universitete bonsai”

 - by EridaPrifti

Bonsai eshte nje element i kopshtarise kineze, me ane te te cilit kultivohen peme ne miniature.

Fidaneve te pemeve u shkurtohen me gershere 1/3 e rrenjeve dhe 2/3 e gjetheve dhe degeve. Me pas fidanet e krasitur mbillen ne vazo te vogla lulesh dhe mbahen gjalle me pleherim e ujitje. Ideja e bonsait eshte ta mbash pemen ne permasa te vogla e te mos e lejosh ate kurre te rritet, duke perftuar keshtu nje peme me te gjitha funksionet e saj, por ne vend qe te jete e larte 3 metra, te kete te njejten forme ne nje madhesi prej 10 centimetrash. Kjo realizohet duke shkurtuar ne maksimum cdo syth te ri qe pema cel, ne menyre te perditshme.

Filozofia e administrates qeveritare shqiptare per arsimin publik universitar ngjason ne menyre te pameshirshme me kopshtarine bonsai.

Ja me se fundi, del nje universitet ne Shqiperi, i cili realizon me te vertete nje permiresim rrenjesor dhe te dukshem te standarteve te mesimdhenies, duke e shfaqur vleren e vet dhe prestigjin e arsimit shqiptar ne podiume nderkombetare. Me se fundi del nje universitet ne zemer te Shqiperise, i cili matet me universitete te botes dhe barazohet me ta. Del nje universitet ne Vlore, i cili delegon anetare te stafit pedagogjik ne simposiume e konferenca nderkombetare, qe botohet ne revista shkencore boterore me faktor te larte impakti dhe i ben shkencetaret e botes te kujtohen qe ka arsim te larte ne Shqiperi. Del nje universitet publik qe bulezon sythe e projekton kampuse per te shtrire deget e veta, qe permireson programe e seleksionon stafin pedagogjik duke e filtruar ate ne menyre strikte sipas kritereve te ligjit, per te optimizuar pozitat e veta per akreditim nderkombetar, arritje kjo qe do te qendronte ne krye te listes se mburrjeve te cdo qeverie, te cfaredo lloji qofshin – me perjashtim te qeverise shqiptare.

Ne vend qe te hapet vend e te inkurajohen iniciativat, te krijohen hapesira e te ndihmohen reformat, te tregohet si model per universitete te tjera e te dekorohen flamurtaret, Universitetit te Vlores i priten deget e i pergjysmohen rrenjet, i bllokohen rrogat e i anullohen promovimet, i kthehen mbrapsht programet e i refuzohen projektet. Ne vend qe te konsiderohet nje gur i cmuar ne kuroren e arritjeve kombetare, trajtohet si shqetesim fakti se ky universitet po ben nje hije te madhe. Behet cmos qe ky universitet te mos rritet. Behet cmos qe Universiteti i Vlores te shnderrohet ne nje universitet bonsai.

Mbetem ne kureshtje te shoh a ka me shprese per Shqiperine.

E. Prifti

Per Informimin Tuaj

 - by admin
Pedagoget e UV, ne masen 97% kane vendosur bojkotimin e mesimit sikurse eshte paralajmeruar qe me pare, duke filluar qe nga dita e neserme ne vazhdim.
Eshte ne interes te te gjitheve qe te informoheni perse behet ky bojkot.
Nuk behet per rrogat te cilat kane qe ne dhjetor qe nuk na i paguan thesari i shtetit. Bojkoti behet sepse e ardhmja e universitetit per te cilin kemi investuar kaq shume nga koha dhe aftesite tona eshte ne rrezik!
Pedagoget e UV, si edhe une personalisht, kemi nje qellim te vetem:
Qe ne Vlore te krijohet ajo qe nuk ekziston asgjekund te Shqiperi sot, nje universitet modern sipas te gjitha standarteve perendimore. Nje universitet ku nota dhe diploma nuk shitet dhe blihet, ku studentet krenohen qe jane pjese e nje institucioni ku punohet per te mesuar dhe mesohet per te arritur diku ne jete.
Nje universitet krejt ndyshe nga ky llum akademik qe kane akumuluar politikat arsimore te ketyre 20 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
Universiteti i Vlores nuk kerkon asgje tjeter pervec se te lihet i qete qe te vazhdoje ne rrugen e tij, ne ate te te berit te nje universitet model jo vetem per Shqiperine po edhe me gjere. Dhe po funksionon!
Ketu mesimi fillon ne oren 8am qe ne diten e pare te shkolles kur ne Tirane e gjetke kerkojne akoma orarin deri ne fund te semestrit. Ketu studentet kane mundesi te ecin ne baze te merites individuale te sejcilit, dhe me ane te marreveshjeve te arritura mes UV dhe shume universiteteve prestigjoze te vazhdojne studimet jashte shtetit.
Universiteti i Vlores eshte i vetmi ne Shqiperi qe ka nje reviste shkencore me faktor impakti, “impact factor”, Albanian Journal of Mathematics. I vetmi universitet me nje program pasuniversitar ne Matematike dhe Shkenca Kompjutacionale te perbere teresisht nga profesore me prestigj nderkombetar akademik, shume prej te cileve vijne nga USA, Gjermania, Anglia, etj, ne nje vend te huaj per te dhene mesim ne te vetmen shkolle pasuniversitare ne Shqiperi, ku Doktoraturat nuk jepen me miq dhe para, por u jepen atyre qe e meritojne!
Ndoshta per keto dhe shume aresye te tjera u erren syte atyre dinosaurve ne Tirane, qe nuk na lene te qete ne misionin tone, po kane akoma dhe paturpesine qe te kerkojne te zhbehet ajo qe eshte bere ketu ne Vlore keto dy vitet e fundit.
Neve fillojme kete proteste qe kjo padrejtesi te marre fund!
Universiteti i Vlores kerkon AUTONOMI ashtu sic e parashikon ligji i Arsimit te Larte!
Kerkon aprovimin e programeve te reja. Nje kerkese qe ka mbi nje vit qe zvarritet me justifikime nga me absurdet.
Eshte e qarte tanime dashakeqesia e MASH ndaj universitetit tone.
Ministria bllokon keshillin e profesorave te UV, ne menyre qe te kontrolloje promovimin e pedagogeve tane dhe si rrjedhoje te ardhmen e universitetit. Ata e bejne kete qe te promovojne vetem njerezit qe deshirojne ata, qe te sjellin ne drejtim te UV medioker, te paafte dhe besnike te bindur partie qe te zbatojne urdhrat e tyre pa kundershtim.
Me kete ata gjithashtu mohojne te drejten tuaj per te patur nje diplome te vlefshme per tregun e punes.
Ne kete nuk mund ta tolerojme me gjate kete padrejtesi!
Vendimi me i veshtire me te cilin mund te perballet nje pedagog eshte ai i bojkotimit te mesimit. Eshte nje vendim qe te gjithe ne e marrim me dhimbje, por me nje solidarizim pothuajse unanim.
Nga sa kemi pare deri tani, kemi edhe mbeshtetjen e studenteve tane. Ju falenderoj per perkrahjen tuaj te deritanishme dhe ju ftoj te jeni neser se bashku me pedagoget ne proteste per te drejtat tona dhe per te ardhmen e UV.

Getting rid of corruption and nepotism

 - by EridaPrifti

University of Vlora is steadily raising the bar of competence based learning, by fiercely combatting educational corruption and setting international standards for faculty performance and professional development.

Differently from all other higher education public institutions in Albania, the University of Vlora is striving to detach itself from the traditional old-system teaching mentality and methodology, managing through many struggles to be the first public university that is uninfluenced by the pressure of corruption and nepotism, and headed towards internationalization based on western standards.

E. Prifti

The reassessment of institutional effectiveness

 - by EridaPrifti

For the past two years, University of Vlora has undertaken a systematic and wide-ranging reassessment of institutional effectiveness and reengineering of its educational and administrational practices. The recent implementation and development of SIUV, the University of Vlora Information System, has allowed the institution to design and develop Intranet applications to provide a framework for knowledge management within the institution. The university’s key achievements with the introduction of SIUV include the following:

  1. improvement of access to university information;
  2. improvement of institutional decision-making;
  3. improvement of communication among administration and faculty for collaboration and cross-fertilization of ideas.

E. Prifti

Realising the impossible

 - by EridaPrifti

Bill Weldon, the author of the book “Considerations for Higher Education Systems in Post-Communist Societies: A Current Look at Czech Higher Education” (Weldon 2003), talking about the current state of the post-communist Czech higher education, wrote:

‘Higher education needs a champion. Within it there exists an apparent ambiguity of leadership. Leadership by committee, like a Rectors Conference, or leadership by influence, like some individual educators, is muddled in a confusion based on a lack of clearly defined leadership principles.’

The same concept that Weldon mentions applies to the post-communist Albania. Without a clearly defined set of leadership principles that distances itself radically from corruptive practices, it is impossible to make progress, because for every single step forward there will be an equal number of steps backward.

Post-communist countries in particular need this champion type of determined and well-defined leadership that Weldon mentions in order to really be able to move ahead and make progress. Public opinion generally places the blame for slow progress on the character and ability of the university community of faculty and students, but what has been happening at the University of Vlora in the last two years can completely prove that opinion wrong.

With the change in leadership at the January 2008 elections for the new university president, a series of radical reforms began to revolutionize the entire education system at the University of Vlora. The election of Prof. Dr. Tanush Shaska as Rector, an academic and well-known scholar with a vast career and training in western universities, brought to the university a new era of authenticity in scholarship and education.

The reforms were well planned and designed to be effective in a short amount of time, aiming to improve the system in three aspects:

  • by raising educational standards
  • by improving efficiency in administration
  • by encouraging research and scholarship

The reforms up to date have been much more successful than what the students, the media the community had predicted or expected, by showing thus that the professors at the University of Vlora, including what is considered the older generation, are capable of change, able to keep up with the fast pace and high energy-consuming and time-demanding activities, if given the right kind of leadership.

E. Prifti

Introduction of a new and improved IT service

 - by EridaPrifti

The internet services were introduced at the University of Vlora in 2001, but IT staff was not included in the budget so the very small number of computers at the university was often virus stricken or non-functional. In February 2008 a special focus of the educational reforms taken by the president of the University was a total renewal of the University access to the internet and the creation of an IT office.

During 2009 more installations have been taking place. A complete local area network (LAN) installation was accomplished linking more than 100 computers and a proportional number of peripherals like all-in-one printers, photocopiers and scanners. LAN access was provided to all college buildings for almost every department office. More computers and peripherals were installed. The internet service which was initially introduced to the University in 2001 had one dial up line which was used to connect the lab computers and some of the offices to the internet. The speed of the dial up line was not more than 50 Kbps and because of the huge amount of traffic and poor computer management and protection, problems occurred very frequently.

In 2008 the University administration agreed to financially support a bigger bandwidth, and 256 Kbps internet line was installed. Almost at the same time with the installation of the bigger bandwidth, wireless connectivity within the University buildings was introduced to the existing network, providing a versatile connectivity solution for those who use a laptop computer.

E. Prifti

Bashkohuni me ne (studenteve)

 - by vlora

Te nderuar studente,

duket sikur gjerat ne Universitet po shkojne drejt protestave. Neser ne do te bejme mesim te rregullt, por mesa duket te Enjten do te kemi bojkot te plote. Qe te jeni ne dijeni te pikes kryesore te protestave:

Ne perputhje te plote me ligjin, ne kemi krijuar keshillat e profesoreve dhe kemi bere promovimet e stafit pedagogjik sipas titujve (lektor, lektor i Pare, docent, Prof. Asociuar). Kur merren keto tituj rritet edhe rroga, sipas ligjit. Keshillat tane te profesoreve jane nga me te mirat ne Shqiperi, me profesore nga Amerika, nga Universiteti i Tiranes, etj. Mund te permend ketu Artur Elezin, Halil Sykja, Koco Dollani, Niko Thomo, Shezai Rrokaj, etj.

Qeveria nuk i pranon keto promovime, edhe pse jane ne perputhje te plote me ligjin qe ka miratuar vete. Perse? Qe keto promovime te jepen ne Tirane ku pedagoget tane duhet te vene dhe te paguajne rryshfete? Qe qeveria te kontrolloje titujt akademike dhe si pasoje edhe administraten e universiteteve? Qe universitetet te mbushen me mitingashe e militante? Apo se ne duhet te promovonim vetem “te djathte” dhe jo “te majte”?

Pedagoget jane plotesisht te bashkuar dhe do te vazhdojne protestat deri sa te realizohen kerkesat. Per shembull, nga gjithe Fakulteti i Ekonomikut vetem

Besjana Roshi
Pranvera Resulaj

nuk kane firmosur peticionin. Te dyja  pedagoge te reja  dhe me nje eksperience te paket pune ne UV.  Gjithe pjesa tjeter, rreth 95 % e pedagogeve, jane pro protestave. Ende nuk kemi shifra te fakulteteve te tjera, por shifra e pergjithshme e atyre qe kane firmosur eshte tek 90%. Shume te tjere thjesht nuk kane qene prezent dje per te firmosur. Neser ne do te nxjerrim emrat e gjithe pedagogeve qe nuk kane firmosur.

Ne shpresojme ne mbeshtetjen totale te studenteve per pedagoget tane. Kini parasysh qe shumica prej pedagogeve marrin 42 000 Leke ne muaj (pas taksave). Keto nuk dalin me per kafe dhe jo me per te ushqyer familjen. Shumica prej tyre jane familjare dhe kane femije. Shpresoj qe ne keto dite kritike per pedagoget te jeni me ta.

Universiteti eshte e ardhmja e ketij vendi, per me teper brezi juaj eshte shpresa e vertete. Ne duhet t’u themi JO politikave te vjetra, nderhyrjes se politikes ne arsim, perdorimit te arsimit si nje mjet per te forcuar pozitat politike.  Qeveria nuk mund t’a shtyje gjithe kohen me genjeshtra. Ministri na premtoi edhe ne Tetor edhe ne Nentor se do ta zgjidhte kete pune sa me shpejt. Ne kemi pritur boll.

Sic i thone nje fjale “Vetem peshqit e ngordhur nuk ecin kundra rrymes“. UV-ja nuk eshte peshk i ngordhur. Dhe eshte mire qe qeveria t’a mesoje kete sa me shpejt. Kontributi i nje universiteti duhet te jete shkencor dhe civil. Kontributi me i madh i secilit prej jush per Shqiperine eshte te jeni ne krah te pedagogeve tuaj.

Ne shpresojme tek Ju, sepse s’na ka humbur shpresa per te ardhmen e ketij vendi.

Bashkohuni me Ne, bashkohuni me te ardhmen.

University of Vlora: Championing the Cause of Quality in Education

 - by EridaPrifti

Starting in January 2008, the University of Vlora is applying a modernization agenda through curricular and governance reforms, causing changes that are shaping themselves into an era of progress and rapid development and planting a pioneer flag in the quest for quality in Albanian higher education.

Differently from all other higher education public institutions in Albania, the University of Vlora is striving to detach itself from the traditional old-system teaching mentality and methodology, managing through many struggles to be the first public university that is uninfluenced by the pressure of corruption and nepotism, and headed towards internationalization based on western standards.

The introduction of ICT (Information and Communications Technology) at the University of Vlora is transforming education at its core. The value of an effective knowledge management and the fostering of communication and exchange of information amongst administration, faculty, and students is being proven to be a vital key to the university functioning, development, and success.

Compared to only four semesters ago, when every piece of information, official or not, was transmitted by word of mouth and very few people knew how to use a computer, the University of Vlora now has completely a different face. The interesting thing is that the same people that not too long ago seemed to be unable to contain and let alone bring to life such a revolution, are now the ones who are keeping the whole system alive and working.

E. Prifti

Gazeta Shqiptare: Ministri Tafaj futet “mik” për studentë jofitues

 - by admin

VLORE -Refuzimi i urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për regjistrimin e një studenteje pa konkurrim në kohën kur po mbyllet semestri i parë, ka risjellë përplasjet mes drejtuesve të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkresa e firmosur dhe e vulosur nga Tafaj që i drejtohet (me xhentilesën, “brenda mundësive”) rektorit të Universitetit, është e datës 30 dhjetor 2009 dhe ka numrin e protokollit 7915/1. Ndërkohë, nga ana e titullarëve të universitetit “Ismail Qemali” refuzohet zbatimi, me argumentin se një veprim i tij është në kundërshtim me ligjin. “Studentja nuk është regjistruar, sepse nuk kishte asnjë referim ligjor”, – u shpreh Eustrat Zhupa, zëvendësrektor i universitetit.
SHKRESA
Burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se, shkresa zyrtare e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, është firmosur në orët e fundit të dhjetorit 2009. Nën ciklimin: “Regjistrim studenti në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, viti akademik 2009-2010″, kërkohet që studentja (aplikantja) A.L, të regjistrohet në degën Cikli i Ulët. Burime nga Universiteti i Vlorës e kanë konfirmuar mbërritjen e kësaj shkrese, gjithashtu bëjnë të ditur se nuk e kanë regjistruar studenten. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky veprim është i papranueshëm, pasi nëse do të ketë ndërhyrje të tilla (shkresa e Tafajt), atëherë do të krijohej një kaos dhe precedent me pasojë. Ndërsa për sa i përket shkresës, sipas të njëjtave burime, “ajo nuk mban përsipër referime ligjore”.
UNIVERSITETI
Sipas Eustrat Zhupës, zëvendësrektorit të universitetit, studentja nuk është regjistruar, sepse në shkresën e ardhur nga Tirana nuk kishte asnjë referim ligjor. Mësohet se përveç kësaj, Universiteti i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se nuk ka kapacitete për të pritur studentë të tjerë për vitin akademik në vazhdim. Refuzimi i urdhrit të firmosur nga Tafaj për regjistrimin e një studenti pa konkurrim, ndërkohë që prej muajsh një procedurë e tillë ligjore (pranimi) është mbyllur, shënon përplasjen e radhës mes Rektoratit të Universitetit të Vlorës me ministrin e Arsimit. Në fakt, kjo përplasje është më e gjatë në kohë, përkatësisht kur në krye të institucionit më të lartë arsimor të vendit ishte Fatos Beja.

Mendim per ndryshime ne VKM #2

 - by vlora

Your browser may not support display of this image.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

________________________________________________________

P R O J E K T V E N D I M

Nr._______, datë_______ 2009

P Ë R

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 467, DATË 18. 07. 2007, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, TË PERSONELIT AKADEMIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në Vendimin e Këshillit  të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kualifikimin, shkencor e pedagogjik, të personelit akademik”, pas Kreut II, shtohet Kreu II/1, si mëposhtë vijon:

    Kreu II/1
    2/1.1 Promovimi i përshpejtuar për titullin “Prof. Asoc.”
  1. Kandidatët që kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si autor i parë ose i dytë, së paku 5 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë, që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof. Asoc.”, kërkesë për marrjen e titullit “Prof. Asoc.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për e promovimin e përshpejtuar të kandidatit për titullin “Prof.Asoc.”. Në rastet kur aplikuesi nuk është autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur në listën e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor i artikullit në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet për kontributin e kandidatit në artikullin  e paraqitur në listën e botimeve.
  2. Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, nxjerr urdhër  për krijimin e Komisionit të Vlerësimit.
  3. Komisioni i Vlerësimit, brenda 2 muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007.
  4. Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof. Asoc.”, në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar botimet.
    2/1.2 Promovimi i përshpejtuar për titullin “Prof.”
  1. Kandidatët që kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si autor i parë ose i dytë, së paku 10 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0 dhe kanë së paku 3 vjet eksperiencë pune si lektor në shkolla të larta/universitete, brenda ose jashtë vendit, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”, kërkesë për marrjen e titullit “Prof.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për promovimin e përshpejtuar të kandidatit për titullin “Prof.” dhe i kërkojnë rektorit t’i propozojë Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik (KVTA), përbërjen e Komisionit të Vlerësimit. Në rastet kur aplikuesi nuk është autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur në listën e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor i artikullit në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet për kontributin e kandidatit në artikullin  e paraqitur në listën e botimeve.
  2. Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, i propozon Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik (KVTA),Komisionin e Vlerësimit.
  3. Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik, shqyrton brenda një muaji, propozimin e rektorit, miraton Komisionin Vlerësues dhe merr vendim për fillimin e vlerësimit pedagogjik të kandidatit.
  4. Komisioni i Vlerësimit, brenda dy muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007.
  5. Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”, në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar botimet.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës  dhe Institucionet e Arsimit të Lartë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA