- by i heshturi

Ese Mbi Miresine

Ata që kanë patur fatin që nga dhuruesi t’u falet shpirti i mirë, gjithë jetën e jetës do të jenë të mirë.
Njeriu me shpirt të mirë, e urren të keqen me shumë guxim, dhe me shumë guxim e bën dhe e proklamon luftën e tij kundër të keqes, madje edhe në rastet kur është i pagjasë. Mirësia e ushqen atë deri në atë masë, sa është për të besuar se pikërisht ndjenja e mirësisë e mban atë në jetë. Ushqim i tij jetësor nuk është droja për veten, as nuk është droja nga të tjerët. Ushqim i tij jetësor është vetësakrifica, ajo gjëja e paprovuar, që i mundëson ta ndjejë atë si një mëkat të ëmbël. Ky mëkat i ëmbël është për te si molla e ndaluar e parajsës, shijen e së cilës s’mund ta shijojë çdokush.
Njeriu i mirë është ekzemplar i rallë. Atë s’e takon dot. Madje, edhe po ta takosh, e ke shumë të vështirë ta dallosh, sepse është aq i natyrshëm në jetë, sa s’e dallon dot.
Njeriun e mirë e përshkon modestia. Ai nuk flet kot së koti. Nuk shqetësohet nga rregullsia, dhe në çaste rregullsie është si qengji: i butë dhe i dëgjueshëm. Ai del në dukshmëri vetëm në raste të veçanta, në raste rreziqesh të mëdha, në raste havarishë. Del krejt i vetmuar, dhe shkel me shumë guxim mbi tokën e ndaluar. Është pikërisht toka e ndaluar, ajo që e prodhon hormonin e gjallërimit tek ai. Uji i kulluar që rrjedh mbi tokën e ndaluar, është burim jete për te. Dielli që e ngroh atë tokë, është shpresë jete për te.
Por, njeriu i mirë ka një mangësi tmerruese: nuk di gjë për vyrtytin e vet. Është pikërisht kjo mangësi, ajo që e bën të jetë kokëulur, modest, dhe t’u besojë nganjëherë edhe njerëzve më shpirtligë, ndaj ka rrezik që vyrtyti i dëlirësisë së tij të keqpërdoret në masë të madhe nga të ligët, të cilët nuk kanë mision tjetër përpos së keqes.
Popujt që synojnë lirinë e mirësisë dhe mirësinë e lirisë, duhet të shndërrohen në parajsë për njeriun e mirë, dhe në ferr të vërtetë për ngulmuesit e së keqes.
Liria e sendërtuar dhe e përkujdesur nga njeriu i mirë është liria vërtetësore.
Liria e përkujdesur nga ngulmuesit e së keqes është liria që vret.
Zoti na shpëtoftë nga një liri e tillë

Nderhyrja e politikes ne UV

 - by vlora

I hidhni nje sy ketij emaili. Ka ardhur tek ne ne dhjetor. Shpresojme te mos kete mitingje sa here qe ka provime ne Kalkulus:

Pershendetje, prof.

Doja t’ju njoftoja per nje shqetesim timin personal.
Diten e shtune me ka marre ne telefon, znj Brunilda Ndreu, duke me thene qe ti ke provim me studentet te marten, dhe duhet ta shtysh provimin sepse studentet do te shkojne ne miting ne Tirane.
Une i thashe qe se pari shkolla eshte e depolitizuar dhe se dyti une nuk kam provim me studentet diten e marte.
Ajo me tha eshte urdher nga Kreshnik Cipi.
Une mora Amaline ne telefon dhe e konfirmova qe nuk ishte e vertete qe kishte thene Kreshniku.
Sot mora vesh qe emri im paska shkuar tek Sali Berisha, si nje pedagoge qe pengoj studenete te shkojne ne miting.
Te me falni 100 here, por doja t’ua percillja juve kete shqetesim, ne menyre qe te behet e qarte se nuk jam une qe vendos se kur do bejne provim studentet e kur jo.
Jemi nen nje presion shume te madh nga provimet, tani vetem kjo mungonte.

Te mira

…..

Ja si inkurajohet korrupsioni ne kurriz te Shqiperise

 - by lufte per drejtesi ndaj UV

Gjykatat tona si ajo e shkalles se pare dhe ajo e apelit me paturpesine me te madhe, jo vetem qe korruptohen per vete por solidarizohen me te korruptuarit e institucioneve te tjera. Dhe e bejne kete haptazi pa asnje ngurim, duke i demshperblyer me shuma te kenaqshme te gjithe  te korruptuarit e perjashtuar nga institucione qe i kane hapur lufte korrupsionit me te gjitha format. Nuk eshte nevoja te kaloj ne emra te vecante por nese hedhim nje sy tek te gjithe ish pedagoget e kryekorruptuar te universitetit te vlores te cilet jane shqelmosur nga ky institucion, tani po mbeshteten fuqishem nga gjykates te cilet jo vetem qe brenda 5 minutave marrin vendim kunder UV’se, per heqjen nga puna te ketyre mikrobeve, por e bejne kete duke i shtuar sharje dhimbjes nepermjet batutave banale qe vetem nje gjykates apeli di te beje. Derisa gjykatat te jene ne kete gjendje korrupsioni do te saturohet dhe do te qendroje i palevizshem ne kete shoqeri qe po vuan pasojat e veprimeve te disa kucedrave te veshura me uniformen e ligjit. Por sic duket kete here do te marrin ate qe kerkojne, sepse duke sulmuar UV ata acarojne te gjithe pjesen e ndershme dhe progresiste te shoqerise ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine, e cila nuk do te vezhgoje vallen e djejve ketu ne Vlore por do ti coj ata atje ku kane vendin e pershtatshem per te hedhur vallen e tyre, ne ferr.

Nje post-doc nga CA, USA

 - by admin

Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.

E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.

Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.

Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.

Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.

Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).

Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.

Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.

Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.

Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.

Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ‘50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.

Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.

Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.

Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ‘30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.

Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.

Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.

Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.

Europa midis nesh po edhe kaq larg nesh

 - by ervinruci

Sot, ambasadori i BE ne Shqiperi Helmuth Lohan, foli ne universitetin e Vlores per procesed integruese te Shqiperise ne BE, ne kuader te forumit te UV per dialog ne temat nderkombetare me titull: “EU, between me and you”.

Midis te tjerash ambasadori Lohan permendi faktin qe mbi 90% e Shqiptareve e mbeshtesin antetaresimin e mundshmem te Shqiperise ne BE mirepo shume pak e kuptojne se cilat jane konditat qe duhen plotesuar per te arritur kete objektiv.

Duke u zgjeruar me shume ne temen nr 25 te pyetesorit te BE, qe ka lidhje me Arsimin dhe Shkencen, Zoti Lohan tha se ne Shqiperi ka “nje oreks te tepruar per diploma universitetesh.”, “Madje, ” – vazhdoi ai, ” nje i ashtuquajtur _universitet_ u hap para nje jave afer shtepise sime ne nje godine banimi. Une mendoj se shume shpejt shqiptaret do ta kuptojne se cfare do te thote te krijosh nje arsim te larte qe krijon cilesi dhe jo sasi. Qe ne te ardhmen diplomat e leshuara nga universitetet shqiptare te njihen edhe ne Europe.” me tej zoti Lohan gjithashtu foli mbi lirine akademike per te cilen kaq shume kemi luftuar ketu ne UV  keto dy vjetet e fundit me bojkote dhe protesta. “Liria akademike eshte nje parim themelor jo vetem per zhvillimin e nje institucioni te arsimit te larte, por edhe per zhvillimin e ndergjegjes qytetare te nje vendi. Prandaj eshte nje kusht themelor per arritjen e standarteve te BE”.

Mendoj se ky eshte nje sinjal i qarte ndaj politikes qeveritare shqiptare se masivizimit te arsimit  larte, shtypjes se lirise akademike te universiteteve publike sic eshte ai i Vlores, dhe ne pergjithesi ndaj degradimit total te arsimit te larte qe kane sjelle politikat shteterore te arsimit keto 20 vjetet e fundit.

A i jane vjedhur projektet UV-se nga MASH?

 - by vlora

Flitet se nje projekt i UV-se me vlere rreth 550 000 Euro i bankes boterore i eshte vjedhur Universitetit te Vlores  gjate vitit 2008 dhe i eshte dhe Universitetit te Shkodres.   Flitet se propozimit te grantit te Vlores i ishte ndryshuar vetem titulli ne faqen e pare, kurse brenda granti edhe sot mban siglen dhe emrin e Universitetit te Vlores.  Zn.ministrja e Arsimit, zonja Nora Malaj ne takimin me pedagoget ne Vlore ne 8 Janar 2010 tha shprehimisht “Zoti Rektor, asnje s’do t’u vjedhe me projektet dhe idete….”.

Mos valle e kishte fjalen per kete rast?  A ka njeri informacion ne kete pike?

koha e shkuar dhe UT

 - by admin
i hidhni nje sy artikullit te meposhtem tek Koha Jone.  Duket sikur gazeta Koha Jone dhe Universiteti i Tiranes kane ngelur mbrapa.
Do te qe me mire sikur “Koha Jone” ta nderronte emrin tek “Koha e shkuar”
______________________________________________________________
Studentet, vleresim per pedagoget (Koha Jone)
E Marte, 26 Janar 2010
Pedagoget tashme do te vleresohen nga studentet e tyre. Ndersa deri tani jane vleresuar studentet, tashme do te ndodhe e kunderta. Per here te pare ne Universitetin e Tiranes do te kete nje perfshirje te studenteve ne vendimmarrje, si dhe ballafaqimin e personelit akademik me te rinjte.
Pyetesori
Ne fillim te ketij viti akademik, ka qene rektori i UT-se, Dhori Kule i cili ka pohuar se studentet do te vleresojne pedagoget e tyre. Sipas rektorit Kule, studentet jane ne qender te universitetit dhe per kete arsye strukturat drejtuese te tij, duhet te angazhohen per te krijuar te gjitha kushtet e pershtatshme per studentet. Per kete arsye, duke marre per baze modelet e suksesshme anglosaksone dhe te Evropes Kontinentale, Kule ka paralajmeruar se studentet do te vleresojne pedagoget e tyre dhe modulet mesimore, ne cdo fund-semester, si menyra me e mire per te mundesuar “feedback”-un (“prodhimin”) e studenteve, ndaj dijeve qe ata marrin. “Ne fund te semestrit te pare te ketij viti akademik ne te gjitha lendet e te gjitha departamenteve te Universitetit te Tiranes, studentet do te plotesojne nje pyetesor dhe do te vleresojne pedagoget e modulet. Ne deshirojme qe me kete risi, edhe ato elemente te sistemit lindor qe kane mbetur ne sistemin tone arsimor, te zhduken dhe te permiresohen nepermjet ketyre pyetesoreve”, ka thene rektori Kule.
Pyetesoret
Pas plotesimit, pyetesoret per pedagoget dhe lendet perkatese do te depozitohen ne zyren e cdo dekani, per t’u percjelle me pas drejt rektorit te Universitetit te Tiranes. Nepermjet kesaj metode, rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, kerkon te marre nje informacion te sakte per cdo pedagoge qe eshte ne varesi te tij. Nderkohe qe kjo menyre vleresimi parashikohet te jete e dobishme edhe per qindra studente, qe vijojne studimet e larta ne fakultetet e ketij Universiteti, te cileve shpeshhere iu eshte dashur te ballafaqohen me sjellje dhe vleresime qe si kane merituar nga pedagoget. Pikerisht kjo situate e vazhdueshme ne cdo universitet te vendit, ka bere qe te merren masa per zgjidhjen e saj dhe Universiteti i Tiranes eshte i pari institucion qe e ka ndermarre per here te pare kete iniciative. Madje, ekzistojne edhe mjaft raste kur studenteve iu eshte dashur ta marrin me leke provimin, dhe kjo jo gjithmone per shkak te veshtiresise se tij, por te pedagogeve.

PACE suspends Albanian delegation’s voting rights

 - by vlora

TIRANA, Albania — The Parliamentary Assembly of the Council of Europe (PACE) on Monday (January 25th) suspended the voting rights of the Albanian delegation because its members were selected without parliamentarian procedure. Tirana insists the official regulations were respected in selecting members. They include Kastriot Islami, a lawmaker from the opposition Socialist Party, which has been boycotting Albanian parliamentary sessions since September. (Shekulli, Top Channel, Ora News, Balkan Web – 25/01/10)

Gjyqtaret e Korruptuar te Vlores

 - by vlora

A jane gjyqtaret e Vlores se korruptuar?

Ja disa fakte:

Nje fare Fuat Muka i cila ka gjykuar disa ceshtje te UV-se dhe ne te gjitha rastet ka mbajtur anen e te korruptuarve. Fuati nga Dukati ka deklaruar se UV nuk fiton kurre ndonje gjyq sa te jete ai gjyqtar.

Fatkeqesisht per Fuatin litari po mblidhet dhe gjyqtaret e korruptuar do te perfundojne prapa hekurave.