Filozofia e departametit

Kompetencat infermierore

1. Gjykimi klinik – është kombinimi i arsyetimit klinik, vendim-marrjes, të menduarit krijues, njohurive dhe aftësive teorike dhe praktike të fituara.

2. Marrja në mbrojtje – është aftësia dhe dëshira e infermierit për të punuar për të mirën e tjetrit: për të përfaqsuar shqetësimet e pacientëve dhe familjarëve të tyre, dhe që përfshin identifikimin dhe padurimin për të marrë rolin e lidershipit në problemet klinike dhe etike. Aftësitë komunikuese efektive janë esenciale në rolin e personit që merr në mbrojtje pacientin.

3. Praktika përkujdesëse – është krijimi i një mjedisi terapeutik dhe të ngrohtë, vetëm në bazë të nevojave të pacientit.

4. Bashkëpunimi – është përfshirja e kontributit të çdo personi (ndërdisiplinor dhe brendadisiplinor) me synim arritjen e objektivave optimale apo realiste për pacientin.

6. Konceptimi i sistemit – është aftësia e infermierit për të njohur marrdhëniet në tërësi që ekzistojnë brenda dhe përreth sistemit shëndetsor në kontekstin e ambientit të kudesit mjekësor.  

7. Respekti ndaj diversitetit – është njohja e individit si qënie unike dhe aftësia për ta përfshirë këtë në planin e asistencës.

8. Grinta klinike – është aftësia për tu angazhuar vazhdimisht gjatë procesit klinik dhe për të zhbiruar në praktikat e kujdesit shëndetsor.  

Në çdo ndërveprim pacient-infermier kompetencat infermierore e mërrin rëndësinë (më të madhe apo më të vogël) në varësi nga natyra e marrdhënies dhe nga rëndësia e situatës.