Temat qe do te referohen ne departamentin e infermierise :

Nr Pedagogu Tema Pershkrim i Temes
1 Yllka Bilushi Disa faktore ndikues  tek BMI ne moshen e adoleshences. (2006-2009), ne shkollat e rrethit teVlores,Shqiperi. Duke pare rastet gjithmone e ne rritje te mbipeshes,dhe obezitetit ne moshen shkollore,me e ndjeshme ne 13-14 vjec,beme nje studim deskriptiv,transversal,te realizuar gjate periudhes  2006-2009,ne shkollat e rrethit te Vlores.Qëllimi i këtij studimi  eshte vleresimi i treguesit te mases trupore (BMI) te grup-moshes 13-14 vjec sipas gjinise, shkollave publike-jopublike ,vendndodhjes se shkollave (qytet-fshat), pozicionit gjeografik te shkollave, qe te realizohet ndertimi i grafikeve standarte te treguesve te mases trupore ne keto grupmosha ne rajonin e Vlores.Te gjithe keta femije iu nenshtruan matjeve antropometrike. Treguesit e masave trupore BMI u  llogaritën  duke përdorur programin e “paketës statistikore për shkencat sociale” (version 13.0) për përcatimin e mbipeshës dhe obezitetit.  Pesha dhe gjatësia mesatare  e nxenesve pjesmarrës ishte përgjithësisht normale. Ne grup-moshat 13-14 vjec kemi nje predominim te lehte te mbipeshes ne seksin femer , kjo ndoshta u referohet ndyshimeve me te hershme hormonale qe ndodhin tek vajzat.
2 Vitori Hasani IST. Sot nje risk shume i madh per te rinjte shqiptare.

Njohurite e uleta mbi mbi  IST percaktojne  nje risk te larte tek te rinjte. Njohurite e moderuara risk mesatar.

Qendrimet e drejta ndaj ketij grup semundjesh ulin riskun per shfaqjen e ketyre infeksioneve ne masen e te rinjve.

Nevoja per ritjen e nivelit dhe dijeve per sistemin riprodhues ne shkollat tona duke filluar nga 9-vjecarja.

Domozdoshmeria per ekzaminime, keshillime mjekesore dhe trajtime tek te rinjte.

3 Aurela Saliaj Sindroma P-W Sindroma P- W eshte syndrome gjenetike qe karakterizohet nga hipotoni ne lindje dhe vonese ne zhvillimin psiko- motor,  obezitet dhe diabet pas moshes 6 muajsh
4 Majlinda Zahaj Perdorimi i barnave dhe efektet e padeshiruara te barnave. Studim ne spitalin rajonal te Vlores Bazuar ne perdorimin gjithmone ne rritje dhe shpeshhere empiric te medikamenteve, si dhe ne theksin qe vendos OBSH ne efektet e padeshiruara te tyre kam realizuar nje studim analitik ne kartoteken e spitalit rajonal Vlore, te cilin do ta thelloj me tej duke vene theksin ne perdorimin e antibiotikeve dhe rezistencen bakteriore ndaj tyre
5 Mimoza Canga Tema: Hepatiti C

Sipas WHO 3% e popullsise boterore (rreth 170.000.000 persona) eshte pozitive per HCV. Shperndarja ne bote eshte ne menyre jo te rregullt. Ne me pak se 1% Italia dhe Gjermania.

Nga 1-2.5 % Franca dhe USA. Deri ne 10% Egjipiti dhe Tailanda. Virusi i Hepatitit C ka nje periudhe inkubacioni nga 15 - 150 dite. 70-80% e Hepatitit C behet kronik dhe shfaqet ne pjesen me te madhe ne formen subklinike. Brenda 20-30 vjet semundja mund te evoluoje ne cirroze ne 10-20% te rasteve ose ne karkinomen hepatocelulare ne 1-5% te rasteve.
Teksti sierologjik
Kerkimi i anitrupave anti-HCV mund te behet me teknika te ndryshme, por me precise eshte kerkimi i RNA-se.
Visrusi transmetohet nepermjet gjakut (p.sh: transfuzion gjaku, emodializes, perdorimi i droges nepermjet injeksionit, endoskopi, perdorimi i ageve, ne kirurgji, odontiatri etj.).
Kategorite me ne risk jane politransfuzet, dhe eshte e domosdoshme qe gjaku i donatoreve te jete i kontrolluar dhe virusi te jete inaktiv.

6 Gladiola Naka Morbus Parkison Eshte nje semundje e cila karakterizohet nga pikpamja patanatomike nga degjenerimi neural ne substance nigra e ne berthamat e tjetra te pigmentuara te trunkusit cerebral e presences se disa inkluzioneve citoplazmatike tipike (trupezat Levi) ne keto struktura e qe klinikisht manifestohet me shenjat e syndromes parkisonike.
7 Diana Kozdine Studim i triazhimit te pacienteve te paraqitur ne departamentin e urgjences te Spitalit Rajonal Vlore Studimi perfshin qellimin e triazhimit sin je nga aplikimet e par ate kujdesit mjekesor – infermieror pas ndihmes se pare nga gjithe personeli mjeko – infemrieror. Ky studim u bazua ne shqyrtimin e rasteve me paciente te paraqitur ne departamentin e urgjences nga patologji te ndryshme.
8 Sonila Nika Aksidentet  vaskulare cerebrale Semundjet  cerebrovaskulare (AVC)  sepse sot ato perbejne nje kercenim serioz per jeten e njerezve ne mbare boten .Eshte vlersuar se ato zene vendin e trete persa i perket mortalitetit  dhe te parin per nga invaliditeti .Ne spitalin rajonal Vlore eshte semundja me e shpeshte dhe shoqerohet me instalimin e menjehershem te deficiti fokal neurologjik .Njohja sa me mire e simptomave  kushtezon nje trajtim sa me efikas dhe nje kujdes infermieror  ne fazen  akute  dhe kronike ,duke idhene perparesi kujdesit per nje trajtim sa me  efikas per uljen e mortalitetit.
9 Rezarta Petani Dhuna seksuale dhe dhuna ne familje.

Dhuna seksuale dhe dhuna ne familje eshte nje nga ceshtjet me delicate dhe te rendesishme, nje problem social qe preokupon sot gjithe shoqerine ne mbare boten.

Si kujdestare te shendetit, ne jemi te paret qe mesojme per dhunen ndaj nje pacienteje. Per kete arsye eshte pergjegjesia jone te zbulojme paciente qe jane dhunuar me pare, te kuptojme pasojat e mundshme fizike dhe emocionale dhe te ofrojme mbeshtetjen dhe trajtimin me te pershtatshem. Eshte pikerisht ky objekti i studimit te kesaj teme.Ne kete teme eshte pershkruar informacioni i detajuar per llojet e dhunjes, faktoret qe ndikojne ne fenomenin e dhunes, pasojat qe sjell dhuna seksuale si edhe ajo ne familje, statistika dhe raste konkrete te ushtrimit te dhunes ne vendin tone dhe me gjere, masat parandaluese dhe ndihma immediate qe jepet ne raste te tilla.. Gjithashtu pershkruhet dhe trajtimi obstetrical gjinekologjik I grave te dhunuara seksualisht.

10 Evis Alushi Trajtimi i stresit post-traumatik Stresi post traumatic,trajtimi I tij dhe kujdesi infermieror ne rastet kur ai eshte present,pasi perben nje nga simpomat me te rrezikshme pas kalimit te nje gjendje te rende traumatice,symptome e cila shpesh here nuk trajtohet ne menyren dhe ne kohen e duhur cka ka cuar dhe ne rendimin e gjendjes se pergjithshme te pacientit.
11 Emirjona Kicaj Infermieri i familjes. Infermieri ifamiljes nje informacion ne lidhje me Infermierin e familjes, nje risi ne sherbimin infermieror
12 Rudina Cercizaj Trajtimi i Astmes bronkiale ne krize ne moshat pediatrike Si trajtohet astma bronkiale me krize ne spitalin e Vlores. Ne vietet 2008-2009 Studim rastesh.
13 Rozeta Luci Leshmanjoza. Semundje Infektive  
14 Glodiana Sinani Bulimia ne crregullimet mentale, studim me studentet e U.V ne vitin 2008 – 2009. Studim rastesh me anoreksi mendore dhe bulemi ne studentet e universitetit te vlores ne vitet 2008-2009.
15 Vasilika Prifti Menaxhimi i dhimbjes ne spitalin e Vlores ne vitet 2006 – 2009. Fispatologjia e dhimbjes, punim me kartelat e spitalit dhe protokollet e perdorura ne spitalin e vlores , a jane efektive keto protokolle dhe si mund te kontribuojme ne si infermiere te kualifikuar me arsim universitar per te krijuar protokolle boterore.
16 Saimira Durmishi Vecorite e kujdesit antenatal. Studim pilot Studimi perfshin kekrimin cilesor dhe sasior ne komunitetin target duke bere analeize krahasuese me te dhenat e mbledhura , rishikim dokumentacioni ekzistues dhe do te fokusohet mbi raportin risk – demtim ne shendetin riprodhues. (Stiudohet cilesia e kujdesit infemrieror duke u bazuar ne algoritmin e OBSH.
17 Juliana Xhindoli “Nena Kangur” nje shprese per femijen premature. Studim rastesh 2006 – 2009 ne Repartin e Neonatologjise te spitalit Rajonal, Vlore. Perparesite e kesaj metode. Efektet positive si dhe ulja e kostos spitalore dhe diteqendrimeve ne spital
18 Hito  Jazaj Pedagogjia Infermierore Universitare Evolucjoni i pedagogjise infermierore ne pergjithesi dhe ne shkollen tone ne vecanti Kalimi nga infermieri profesjonale ne ate universitare e lidhur kjo me kerkesat e kohes kerkesat e tregut te punes Me  domosdoshmerin e pregatitjes se stafit pedagogjik  per mesimdhenie dhe pune studimore shkencore
19 Hajdar Kicaj Metodika e paraqitjes se nje studimi shkencor ne fushen e biologjise Bazuar ne studimin shkencor “Te dhena zoolgjeografike dhe ekologjike te gjallesave diplopode ne Krahinen Jugore te Shqipoerise “  paraqitet metodika e punes per filimin e nje kerkimi te mirefillt shkjencor, menyra e grumbullimit te te dhenave, nxjerrja e konkluzioneve si dhe  paraqitja dhe prezantimi i te dhena ve shkencore.