Rregullore e Departamentit te Lundrimit

Rregullorja e Departametit te Lundrimit te Fakultetit te Shkencave Teknike te Universitetit “ Ismail Qemali” te Vlores, mbeshtetet ne Ligjin e Arsimit te Larte,  Statutin dhe Rregulloren e UV, si dhe ne rregulloren e FShT.

Organizimi:

 
 

Fjala ‘Departament’ e prezantuar ne kete dokument do te thote Departamenti i Lundrimit i  Fakultetit te Shkencave Teknike. Fjala Drejtues (Pergjegjes) do te thote drejtuesi i Departamentit .

Qellimi  dhe detyra e ketij Departamenti eshte qe te ofroje kurse Lundrimi per studentet e deges navigacion qe studjojne ne universitetin e Vlores te cilet kerkojne udhezime. Per studentet e nivelit universitar keto kurse duhet te ofrohen ne menyre te rregullt ndersa per studentet e nivelit pasuniversitar, diplomat e nivelit master dhe programe te tjera parapergatitore per diplomen e Doktoratures, duhet te ofrohen ne programe te pergjithshme dhe te vecanta.

Eshte gjithashtu qellimi i ketij departamenti te ndermare kerkime shkencore ne fushen e Navigacionit per te mundesuar zhvillimin dhe komunikimin e Lundrimit ne nivel lokal, kombetar dhe nderkombetar.

Vizitoret (pedagoget e jashtem), Lektoret, Profesoret e Asociuar dhe profesoret ne kete departament konsistojne ne rritjen e cilesise se kerkimit shkencor, (shih rregulloren e FShT, dhe Statutin e UV).

Drejtuesi, (Pergjegjesi i departamentit) ose anetaret e votuar te fakultetit mund qe me shumice votash te pranojne perfaqesues nga grupe te tjera navigatoresh si vezhgues ose pjesemarres pa te drejte vote ne mbledhjet e departamentit.

Drejtuesi (Pergjegjesi i Departamentit ) vendoset nga Dekani  pasi eshte konsultuar personeli akademik.

Pergjegjesi i Departamentit pasi eshte konsultuar me personelin akademik te departamentit, duhet qe ti rekomandoje  dekanit zevendes Shefin dhe ti caktoje detyrat atij. Pergjegjesi i Departamentit mund ta ftoje zevendesin e tij qe te marre pjese ne mbledhjet e keshillit te departamentit pa pasur te drejten e votimit.

Drejtuesi (Pergjegjesi i departamentit) duhet qe te kryesoje te gjitha mbledhjet e Departamentit dhe ato te keshillit te Departamentit ose mund te autorizoje zevendesin e tij ta beje kete, ne mungese te Pergjegjesit te departamentit.

Drejtuesi i departamentit dhe personeli administrativ do te jene pergjegjes per zbatimin e urdherave  dhe kerkesave administrative te departamentit.

Departamenti duhet te mblidhet ne intervale te rregullta sic mund te vendoset nga vete departamenti ose me kerkese speciale te drejtuesit .  Njoftimi per mbledhje urgjente duhet te jepet te pakten dy dite perpara. Axhenda duhet te publikohet te pakten nje dite perpara per cdo mbledhje nga drejtuesi.

Komiteti ekzekutiv do te perbehet nga drejtuesi  dhe gjashte anetare te zgjedhur te personelit akademik te votuar. Nga keta te gjashte njeri duhet qe te qendroje ne detyre per nje vit dhe duhet qe ky anetar te jete me i riu ne moshe, ose anetari me i ri i personelit te votuar. Te tjeret duhet qe te qendrojne ne detyre per nje periudhe dyvjecare me perjashtim te rasteve kur ata sherbejne si zevendesues te nje anetari tjeter. Periudha kohore duhet qe te organizohet ne menyre te tille qe te pakten tre anetare zgjidhen cdo vit.

Te gjashte anetaret e zgjedhur te komitetit ekzekutiv dhe drejtuesi duhet te veprojne

Ne mbledhjen e fundit te radhes te semestrit te dimrit, personelit te votuar duhet qe te zgjedh anetarin qe do te jete ne detyre per nje vit dhe anetaret qe do te vendosen per periudhen dyvjecare kur keto pozicione ne komitetin ekzekutiv mbeten bosh. Anetaret e sapovotuar te komitetit ekzekutiv duhet qe te marrin detyren e tyre kur drejtuesi vendos qe ata te marrin detyren, por ky caktim detyre duhet te behet perpara fillimit te semestrit te vjeshtes.

Askush pervec drejtuesit nuk mund te jete anetar i komitetit ekzekutiv per me shume se 30 muaj te panderprere.

Eshte  detyra dhe pergjegjesia e anetareve aktuale te personelit te votuar te rekomandojne personat qe do te mbajne nje pozicion zyrtar ne department per nje periudhe te caktuar kohore

Profesoret e Departamentit kane per detyre te rekomandojne se cili duhet te promovohet ne rangun e nje profesori ne departament.

Ne te gjitha rastet ne perqindjen e votuesve shumica percaktuese e rezultatit te zgjedhjeve te anetareve te personelit akademik do te merret parasysh vetem ata qe votojne pro ose kunder, ata qe abstenojne nuk do te merren parasysh.

Komisioni Ekzekutiv mund te propozoje dhe te formuloje rregulla te reja dhe te marre vendime ne lidhje me to. Vendimet e ndermarra nga komisioni ekzekutiv duhet te raportohen ne personelin akademik sa me shpejt te jete e mundur. Personeli akademik ne mbledhjet e tij mund te ndryshoje rregullat e vendosura nga komisioni ekzekutiv. Per te bere kete ndryshim kerkohet 60 % te votes ose me shumice te personelit akademik, cilado nga keto kerkesa te permbushet me pare. Nese jo, atehere rregulli do te konsiderohet i pazbatueshem.

Nje anetar i personelit akademik te votuar mund te ndryshoje rregullat e propozuara ne nje mbledhje te departamentit  dhe vete personeli akademik i votuar mund te beje propozime me shumice votash. Komisioni ekzekutiv mund te paraqes nje propozim te kundert ne nje tjeter mbledhje te tijen per tu trajtuar ashtu sic eshte parashikuar me lart.

Pergjegjesi i Departamentit dhe Komisioni ekzekutiv duhet ti servirin cdo anetari votues te personelit akademik cdo informacion qe ata kane ne dispozicion dhe qe lidhet me zhvillimet e fundit te departamentit duke perfshire ketu pagesen aktuale dhe strukturen e departamentit. Cdo vit ne fillim te semestrit te vjeshtes duhet te organizohet nje diskutim per buxhtin ne mbledhjen e personelit akademik.

Te gjitha vendimet e marra ne lidhje me rregulloren duhet qe ti publikohen personelit akademik sa me shpejt qe te jene nderrmarre. Gjithashtu nje koleksion formal i te gjitha vendimeve qe jane aktualisht ne fuqi duhet te mbahen ne nje menyre te tille qe te jene lehtesisht te disponueshme per te gjithe personelin  akademik. 

Komisioni ekzekutiv dhe vet personeli akademik  mund qe te formojne komisione per qellime specifike. Anetaret e ketyre komisioneve mund te caktohen nga Drejtuesi dhe komisioni ekzekutiv, ose te zgjidhen nga personeli akademik.

Komisioni ekzekutiv dhe Drejtuesi duhet qe te caktoje nje Komision personeli (zyre personeli) qe te mundesoje rekrutimin e anetareve te rinj te personelit.

Komisionet duhet te jene te fushave te ndryshme secili me nje kryetar te vendosur nga drejtuesi ne konsultim me anetaret e fushes per te cilen do te ngrihet komisioni. Keto komisione kane te drejten e sugjerimit ne lidhje me kurset e kesaj fushe dhe gjithashtu mund te bejne sugjerime ne lidhje me stafin drejtuar personelit dhe komisionit ekzekutiv. 

Drejtuesi dhe komisioni ekzekutiv duhet te caktojne disa nen-komisione qe te merren me problemet e ndryshme te departamentit. Duhet qe te jete nje komision edukimi i cili do te merret me te gjitha problemet e edukimit ne departament dhe qe duhet te mbaj lidhje me komisionet e tjere. Komisioni Akademik  duhet qe te beje aprovimin a kurseve qe do te ofrohen dhe te marre pergjegjesi per mesimedhenien.

Duhet gjithashtu qe te kete komisione te tjere te cilet do te merren me formulimin e programeve mesimore universitare dhe  pasuniversitare, titujt e diplomimit si dhe  pranimin e studenteve ne kurset universitare dhe pasuniversitare. Keto keshilla duhet qe gjithashtu te preokupohen per bashkepunimin me shkollen e inxhinierise, me librarine, mirmbajtjen e departamentit dhe aspekte te tjera te lidhura me te. Ndersa te gjitha shqetesimet e lidhura me departamentin duhet qe te merren persiper nga keto keshilla struktura e tyre mund te ndryshohet pa pasur nevojen per ndryshime kushtetuese. 

Raportimi dhe rekomandimet e komisioneve duhet qe ti paraqiten te gjithe anetareve te personelit akademik  pervec atyre qe lidhen me ceshtje personale.

Cdo propozim per rregullime te kesaj duhet qe te publikohen te pakten dy jave perpara se te nderrmarren ato. Qe rregullimet te miratohen duhet qe te votohen ne dy mbledhje te personelit akademik  ne nje interval kohor jo me shume se nje muaj.

Cdo  propozim per nje ligj (rregulli) dytesor ose per rregullimin e nje ligji te tille duhet te publikohet  te pakten dy jave perpara se te veprohet mbi te. Nje ligj dytesor mund te kalohet me nje votim afirmativ ne mbledhjen e fakultetit. Nje vote afirmative do te thote votim per kalimin e ligjit (rregullit) me nje minimum te caktuar  te numrit te votive, ashtu sic kekohet per rregullimin e kushtetutes.

Kjo rregullore e miratuar ne mbledhjen e komisionit ekzekutiv te Departamentit te Lundrimit

date   09/02/2009    

 

                              Pergjegjesi i  Departamentit