Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë në bazë të ligjit të Nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republiken e Shqipërisë" i ndryshuar me ligjin nr 9832, datë 12.11.2007,  është njësi kryesore në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, që bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore.

FED është organizuar në katër njësi bazë (departamente), atë të Biznesit, Turizmit,Financës dhe të Drejtësisë, ku ky Fakultet ofron programe studimi në përfundim të të cilave përfitohen diploma përkatëse.

Raportet e Fakultetit me studentët e tij koordinohen nga Sekretaria e Fakultetit dhe ajo Mesimore Administrative që përbëjnë njësi ndihmese së bashku me  Kërkimin Skencor dhe Raportet Ndërkombetare.

Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit dhe përfaqësuesi ligjor i tij. Ai kryeson Këshillin e Fakultetit që është organ vendimmarrës kolegjial që programon dhe përcakton përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të Fakultetit, merr vendime për problemet financiare të Fakultetit dhe i propozon Senatit akademik të Universitetit, nëpërmjet përfaqesuesve te tij, planin strategjik të zhvillimit të Fakultetit dhe mbikqyr realizimin e tij.