Qendra e Leximit eshte konceptuar si mjedis i paraqitjes e i diskutimit te pikepamjeve e i dukurive  te ndryshme me interes akademik e publik njelloj Areopagu ku ligjerimet nxiten e mbeshteten mbi leximin.

Pedagoge, studente, individe te shquar nga fusha te ndryshme te veprimtarive e te vokacioneve kumtojne lexime mbi tema te ndryshme sipas nje programi paraprak. Qellimi eshte te nxitet ndjenja e perftimit te pikepamjeve permes leximit, shkembimi i pervojes, perhapja e ideve te reja, mbeshtetja dhe popullarizimi i vlerave estetike. Qendra i sherben ndertimit te grupeve te te menduarit sistematik ne marredhenie me kulturen, dukurite e jetes shoqerore, dijen disiplinare e nderdisiplinare nga pikeveshtrime kritike e analitike.