Lajmerohen te gjithe studentet e qe kane mbaruar degen matematike-fizike te aplikojne ne website te  Graduate School:

 http://applicants.govlora.com/?apply=1

per tu regjistruar ne  programin Diplome e Nivelit te Dyte Fizike (DND Mathematical Physics).



Te gjithe pedagoget e Departamentit te Fizikes te marrin masat qe te pergatisin dosjen e mesimedheniessipas konceptimeve te parashtruara me poshte:

DOSJA E MËSIMDHËNIES

Ç’është dosja e mësimdhënies?
Sipas literaturës, dosja e mësimdhënies përkufizohet  si :
“…… një autoportret I pedagogut për metodologjinë dhe arritjet e mësimdhënies së tij kjo nënkupton sesi pedagogu zgjedh të prezantojë  veten e tij. Dosja e mësimdhënies nuk është vetëm një ilustrim dhe analizë e mësimdhënies, por një seri punësh të bëra gjatë vitit dhe që demonstrojnë zhvillimin e pedagogut.”(Kreber cited in Lieberman & Ëehlberg, 2002:286
“ ……një koleksion i srtukturuar i evidencës së punëve më të mira të zgjedhura, me karakter reflektiv dhe bashkëpunues të pedagogut që dëshmojnë plotësimin e detyrave gjatë vitit dhe në kontekste të ndryshme.”(Wolf,1991:6)
Është një përshkrim faktik i anëve të forta dhe të dobëta të mësimdhënies së pedagogut.Ajo përshkruan dokumentet dhe materialet të cilat pasqyrojnë përmbajtjen dhe cilësinë e mësimdhënies.”(Seldin, 1991:3)
“Dosja është një mbajtëse e punëve të mira të pedagogut.Dosja mund të shërbejë si një instrument reflektimi dhe të ndihmojë në identifikimin e aspekteve që duhen zhvilluar.”(Rhodes University Academc Development Centre, 2002:1)
Duke i kombinuar këto perkufizime – dosja e mësimdhënies është koleksioni i evidencës që shpreh përsosmërinë e mësimdhënies për qëllime të zhvillimit professional.Gjithashtu ajo është edhe një nga kriteret për konfirmim, ngritje në detyrë dhe vlerësimin e veprimtarisë së pedagogut.
Listë kontrolli

    1. A është përshkrimi I përgjegjësive tuaja të mësimdhënies koherent?
    2. A e keni prezantur filozofinë e mësimdhënies, bazuar në praktikën  tuaj?
    3. A i keni shoqëruar risitë në mësimdhënien me entuziazëm dhe motivim?
    4. A keni një evidencë për këto risi?
    5. A keni një evidencë që tregon sesi studentët përfitojnë nga këto risi?
    6. A e keni demonstruar nëpërmjët dosjes vullnetin tuaj për të përmirësuar mësimdhënien?
    7. A e keni demonstruar qartë përfshirjen tuaj aktive në zhvillimin ose adaptimin e kurrikulumit?
    8. A keni caktuar objektiva mësimorë të arritshëm?
    9. A keni caktuar një afat kohor real për realizimin e këtyre objektivave?
    10. A e keni përfshirë në dosje vlerësimin e fundit?
    11. A  keni demonstruar nëpërmjet dosjes së mësimdhënies se ju dëshironi të zhvilloheni profesionalisht në fushën e mësimdhënies në arsimin e lartë ?
    12. A  keni përfshirë një refleksion të vlerësimit?
    13. A  keni përfshirë komentet positive të studentëve tuaj? Si e kanë përmirësuar të nxënët këto anë të forta të mësimdhënies suaj?
    14. Ç’komente negative kanë bërë studentët tuaj? A I keni marrë parasysh këto komente? Si mendoni pse i kanë bërë studentët këto komente?
    15. Cilat janë objektivat tuaja për tre vitet e ardhshme?
    16. Si do ti realizoni këto objektiva?
    17. Sa përputhen këto objektiva me politikën e universitetit  dhe standartet e sifurimit të cilësisë?