Historiku i Departamentit te Fizikes

Ne vitin 1994 me hapjen e Universitetit  "Ismail Qemali", u  hap  edhe   departamenti Matematike - Fizike. Ky department ne fillimet e veta ka patur 12 pedagoge te matematikes dhe fizikes te cilet zhvillonin aktivitetin e tyre ne degen e Navigacionit dhe Inxhinierise Navale. Me hapjen e deges se Matematike - Fizikes disiplinat fizike moren nje peshe specifike me te madhe ne kurikulen per pergatitjen e mesuesve te matematike- fizikes per shkollat 9-vjecare. Gjate kesaj periudhe u forcua bashkepunimi me departamentet e Matematike - Fizikes pjese te Universitetit te Tiranes dhe te universiteteve te tjera brenda dhe jashte  vendit , si Universiteti i.Prishtines, Ferrares, Janines .Ne departamentin tone ne kemi patur te ftuar profesoret : Prof. Karlo Ferrara, Prof. Gani Jashari, Prof Sterio Anastasiadhi, As Prof. Albanis Trandafillos etj.
Ne vitin 2007 – 2008 me reformen e UV u krijua Departamenti i Fizikes qe ben pjese ne F.SH.T ne perberje te se ciles ka nje staf te kualifikuar me 3 Prof. dr, 3 Dr, 3 Pedagoge me Mcs dhe 2 pedagoge me pervoje mbi 30 vjecare, te cilet mbulojne te gjitha disiplinat e fizikes se pergjithshme, fizikes moderne, fizikes berthamore, etj.
Tashme ky department mbulon lendet fizike ne deget, Informatike, Inxh.Navale, Inxh. Mekanike, Cikel i Ulet dhe Parashkollor, Infermieri dhe Navigacion. Ne ofrojme   nje diplome te nivelit te pare DNP per fizike dhe MNP per mesues fizike per shkollat 9- vjecare dhe te mesme.