Category:Universiteti i Vlores’
univlora.net pas nje viti…
- by ervinruci
Te dashur miq dhe dashamires. Sot u mbush nje vit nga koha kur u hap per here te pare univlora.org. Ishte koha kur kerkonim “autonomi – liri akademike”. Ishte koha e bojkotit, koha e idealeve…
Ne faqet e ketij blogu do te gjeni dhe shume deklarata, artikuj dhe intervista te atyre diteve, te atyre qe tani i kane kthyer kurrizin idealeve qe e benin kete universitet ndryshe nga te tjeret.
U ktheva dhe njehere ne kujtimet e atyre diteve dhe Gjeta gjithashtu nje interviste qe dhashe ne ato muaj per resiten propagandistike te programit qeveritar Brain Gain – interviste te cilen ata nuk e botuan sepse nuk u interesonte.
Sa e trishtueshme qe parashikimet me te zymta te asaj interviste jane aktuale sot.
Shqetesime te studenteve
- by vlora
A duhet te vazhdojne studentet e Vlores te nderrojne deget sic kane bere deri tani? Sepse disa nga kandidatet per rektor kane thene se kjo eshte e paligjshme!
A do te vazhdohen diplomat e reja si financa, ekonomiku, inxhinjeria elektrike, shkencat aktuaristike?
A do te ekzistoje me SIUV apo rregjistrimet dhe notat do te merren neper sekretari?
A do te lulezoje korrupsioni si me pare apo kjo ka ikur njehere e mire nga UV?
A kane kandidatet per rektor integritetin e duhur moral apo ata do ta kthejne UV-ne ne universitet ku provimet te vene perseri 300 Euro si me pare?
C’mendojne studentet per kete?
A janë aftësitë gjuhësore tregues të nivelit të një aspiranti për drejtues?
- by EridaPrifti
Në këtë proces elektoral për zgjedhjen e një rektoreje/rektori të ri për Universitetin e Vlorës, secili anëtar i stafit pedagogjik dhe administrativ ka detyrimin moral për të peshuar mirë se tek cili kandidat do të investojë votën e vet.
Për këtë, ashtu siç veprojmë përditë në mësimdhënie, duhet të dimë të përcaktojmë qartë kriteret në bazë të të cilave do të vlerësojmë kandidaturat që na janë paraqitur.
Përveç numrit të botimeve, shkallës së kualifikimeve, reputacionit të panjollosur, aftësisë për të punuar në grup, aftësisë për të bindur dhe frymëzuar njerëzit, një kriter i domosdoshëm dhe i paneglizhueshëm i çdo aspiranti për drejtues është aftësia për të komunikuar me gojë dhe me shkrim.
Ky kriter renditet i pari në çdo aplikim për vend pune, duke bërë që çdo institucion, i cili aplikon meritokracinë, të refuzojë që në kontaktin e parë një kandidat që dorëzon një kërkesë, curriculum vitae, apo dokumentacion tjetër të mbushur me gabime drejtshkrimore.
Në të vërtetë, sipas studimeve të John Stein, Profesor i Neuroshkencës në Oxford University, si të lexuarit ashtu dhe të shkruarit kërkojnë një sforcim fenomenal të neuroneve të trurit të njeriut. Deshifrimi i një fjalie, si dhe i të gjitha formave të fjalës së shkruar është një nga aktivitetet më komplekse të trurit njerëzor. Arsyeja për këtë është se fjala e shkruar është në fakt një shpikje e vonë në historikun e zhvillimit të njerëzimit. Kjo do të thotë që, ndërsa gjuha e shkruar zhvillohej e bëhej përherë e më e sofistikuar, trurit të njeriut i duhej të mbante të njëjtin ritëm zhvillimi me të, duke i shtuar punës së vet për përvetësimin e metodave të komunikimit edhe sistemet e ndërlikuara të të lexuarit e të të shkruarit.
Sipas analistëve, përveç platformës dhe synimeve të tij strategjike, një nga arsyet më të forta për të cilën Presidenti Barack Obama u mirëprit me kaq entuziazëm në Shtetet e Bashkuara, citoj:
“…ishte fakti që presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara ishte i aftë të organizonte një grumbull fjalësh në fjali kuptimplote pa i ngatërruar ato… Saktësia e formulimit të ideve, qartësia e mendimeve, rregullsia e fjalive të tij…shprehnin qartë që kishim të bënim me një njeri me taban, intelekt dhe thellësi mendimi.”
(klikoni këtu për të lexuar artikullin nga i cili është marrë citimi)
Kjo cilësi e aspirantit merr më shumë rëndësi kur kandidohet për drejtues arsimi, e më tepër akoma, kur fushata zhvillohet për rektor universiteti. Një kandidat që kujdeset për mënyrën e vet të të shprehurit po aq sa kujdeset për gjërat që i thotë elektoratit të vet, u transmeton votuesve në mënyrë të nënkuptuar mesazhin që në një të ardhme ky aspirant do të tregojë kujdes për kolegët me të cilët do të punojë dhe për vendimet që do të marrë.
Fakti që një aspirant nuk është në gjendje të shkruajë një fjalë dhe nuk arrin dot të lidhë as edhe një fjali, flet shumë për aftësinë e këtij kandidati për të marrë vendime të komplikuara. Fakti që një aspirant nuk është në gjendje të kuptojë ç’është SIUV dhe ç’është email-i, flet shumë për aftësinë e këtij kandidati për të drejtuar Universitetin e Vlorës e për të na treguar rrugën ne të gjithëve. Fakti që një aspirant i drejtohet votuesit të vet duke e pyetur se ç’punë ka të përzihet në diskutimet e fushatës tregon sa rëndësi i vendos ai elektoratit të vet dhe sa rëndësi do të kenë kolegët për të nëse arrin të kapë atë karrige. Për mua, një kandidat që e shumëzon me zero opinionin e votuesve të tij, e ka humbur votën.
Rezulton se fjalët e Baronit Henry Peter Brougham (1778-1868), i cili ka mbajtur pozitën e Kryerektorit në kohën e tij në Britaninë e Madhe, kanë të njëjtën vlerë edhe sot:
“Njerëzit e arsimuar janë të lehtë për t’u drejtuar, por të vështirë për t’u trajtuar si tufë;
të lehtë për t’u qeverisur, por të pamundur për t’u trajtuar si skllevër.”
Rektori i Ri ne Universitetin e Vlores
- by vlora
Ne keto dite fushate per rektorin e ri te UV-se do te donim te dinim me shume per secilin kandidat. Me sa jemi ne dijeni kandidatet jane:
- Engjell Licaj
- Aleks Trushaj
- Mira Shehu
- Vladimir Kasemi
- Albert Qarri
Me ke po luftojme valle?
- by admin
Prof. T. Shaska. Rektor, Universiteti i Vlores
Gjate javes se shkuar nje renditje e 12 000 universiteteve nga gjithe bota na shkaktoi sa gezim aq edhe shqetesime. Kjo renditje behet nga organizata mjaft te medha nderkombetare dhe me nje proces tejet te nderlikuar. Renditje te tilla te universiteteve gjithmone kane shkaktuar diskutime te shumta mbi vleren e vertete te tyre. Ka 4-5 renditje te tilla sot ne bote dhe secila prej tyre perdor parametra dhe metoda te ndryshme vleresimi.
Universiteti jo Amerikan i renditur me lart ne bote ishte Universiteti i Kembrixhit, ne vendin e 22. Gjithsej ishin 28 universitete jo Amerikane ne 100 universitetet me te mira te Botes. Nga fqinjet tane Universiteti i Bolonjes ishte renditur ne vendin 86, dhe ai i Vienes ne vendin 69.
Renditja e fundit e bere nga QS World University Rankings, një organizatë që merret me matjen e parametrave të cilësisë së shkollave të larta, kishte ndoshta per te paren here ne liste edhe disa universitete shqiptare. Per cudine e shume njerezve Universiteti i Vlores ishte renditur si universiteti me i mire shqipfoles, ne vendin 5016. I dyti vinte Universiteti i Prishtines ne vendin 5901, pastaj me rradhe Universiteti i Tiranes ne vendin 9048, New York University of Tirana ne vendin 9102, Universiteti Polis ne vendin 11459, Epoka University ne vendin 11533, dhe i fundit fare ne gjithe listen Universiteti Politeknik i Tiranes ne vendin 11996.
Personalisht e konsideroj kete renditje nje lajm jo te mire per Universitetin e Vlores, i cili synon te jete ne eliten e universiteteve te Europes dhe qe ka bere hapa serioze keto kohet e fundit ne kete drejtim. Eshte gjithashtu me vlere te permendet se aktiviteti i madh shkencor si organizimi i konferencave, botimet ne revista serioze shkencore, rekrutimi i profesoreve te huaj, etj qe kane ndodhur keto kohet e fundit ne Universitetin e Vlores ende nuk e kane dhene efektin ne renditje te tilla. Ne shpresojme qe Universiteti i Vlores vitin ne vazhdim te renditet diku midis vendeve 2000-2500 dhe ne vitin 2012 midis 1000 universiteteve me te mira te botes. Mendojme se ky eshte nje synim i arritshem.
Por, arsyeja e ketij shkrimi nuk ishte renditja e universiteteve, por reagimi i nje pjese te mire te shoqerise mbi kete lajm. Duhet theksuar se lajmi u bllokua nga mediat kryesore ne Shqiperi. Disa gazetare jane paguar qe te heshtnin kurse gazeta te tjera thjesht e bllokuan lajmin pa dhene ndonje shpjegim. Perse? Kujt nuk i intereson shperndarja e se vertetes?
Argumentat ne bllokimin e ketij lajmi kane qene nga me te ndryshmet. Midis tyre, “Rektori i Vlores i ka miq ata qe kane bere renditjen”, “Eshte e manipuluar”, etj kurse kontaktet dhe presionet karshi gazetareve qe kane tentuar te botojne kete lajm “Mos ja u beni qejfin”, “Mos beni punen e atyre”. Telefonata nga njerez me influence e me pozite ku eshte thene hapur qe “U erdhi ne shteg tani, kete prisnin ata”. “Ata” besoj se jemi ne te Universitetit te Vlores. Ne “te pafete”, “armiqte”, “tradhetaret”, “te pabindurit”. Po Universiteti i kujt eshte valle? Po 10 000 te rinj qe ulen ne auditoret tona, po familjet e tyre te kujt jane?
Gjate ketyre 2 diteve, emailet kercenuese dhe ofenduese per mua personalisht por edhe nje pjese tjeter te stafit jane shtuar ne menyre te ndjeshme. Perse? A i intereson shoqerise Shqiptare qe te kete universitete te nivelit te larte? Ne se po, atehere perse kjo urrejtje? Mua me duket se me shume te indinjuar ne kete rast duhet te jene ata prinder qe cojne femijet e tyre ne “universitetin e fundit te botes”. Dhe per kete faji nuk eshte i yni!
Deri dje kam menduar se njerezit jane aq te vegjel sa per te miren e punes nuk ngrihen dot me cmiren dhe egon personale. Se ne shqiptaret te gjithe jemi te interesuar per zhvillimin, por jane thjesht ambicjet personale te cilat na pengojne. Por pas kesaj kam filluar te vras mendjen se a eshte vertet shoqeria jone e interesuar per zhvillimin. A duam ne vertet zhvillimin e universiteteve? Apo mos valle ka shume ne mes tone qe u intereson kjo gjendje qe eshte?
Dhe eshte e natyrshme qe pas kesaj te pyesesh veten. C’po bejme? Me ke po luftojme? Cila eshte e keqja ne kete shoqerine tone? Sepse pas vitesh rropatjesh dhe sakrificash te medha ndjehemi te coroditur!
T. Shaska,
Rektor, Universiteti i Vlores
Universiteti i Vlores Renditet i pari ne te gjithe zonen shqipfolese
- by admin
Shikoni cfare na shkruan kolegu jone Q. Gashi
mare nga:
http://www.webometrics.info/rank_by_country.asp?country=al
Rank of Universities of Albania
First | Previous | Next | Last | Universities 1 to 6 of 6
POSITION
WORLD RANK UNIVERSITY SIZE VISIBILITY RICH FILES SCHOLAR
5016 University Ismail Qemali Vlore 6,253 6,525 3,200 4,209
9048 University of Tirana 8,402 10,644 7,760 5,743
9102 New York University Tirana 9,724 8,735 9,471 8,570
11459 University POLIS 15,049 8,785 16,453 10,216
11533 Epoka University 13,532 12,615 10,738 4,686
11996 Polytechnic University of Tirana 13,176 11,437 12,407 9,063
dihet….
- by admin
Lexoni vendimin e gjyqit,
gjyqtari Fuat Muka (i famshem per mbrojtjen te korruptuarve te uv neper gjyqe) thote qe UV duhet me vendim gjykate te pranoje notat qe nje student ka mare ne universitetin kristal, me argumentin qe “dihet qe kristali eshte universitet i akredituar”.
ka dhe plot cudira te tjera…. ndonje dite do te na urdheroje gjykata te vendosim nota kaluese dhe te japim diploma sepse “dihet…”
dhe nje gje tjeter: shikoni akreditimin e kristalit
UV ne corben e (pa)Drejtesise Shqiptare
- by admin
- Zonja Alketa Gjylbegu ka fituar gjyqin kunder UV-se. Alketa Gjylbegu u pushua nga puna ne 2009 pasi kishte vene note kaluese ne provimin perfundimtar nje studenti i cili ne ate kohe ishte ne Itali. Kjo eshte e quajtur e padrejte nga gjyqtari Vladimir Skenderi!!! Ne ende nuk e dime arsyen perse!
- Zoti Vladimir Kasemi ka fituar gjyqin karshi UV-se sepse zv-rektori i Univeritetit nuk paska te drejte te jape verejtje per pedagoget. Sipas gjyqtarit Erarber Madhi vetem titullari i institucionit paska te drejte te japi verejtje. Une nuk e di se ne cilin universitet ka mbaruar gjyqtari Madhi, por jam i bindur se ne cdo universitet te botes verejtjet nuk i jep rektori, por shefi i departamentit, dekani, ose zv-rektori. Kjo tregon injorancen e plote te gjyqeve tona mbi ceshtjet akademike.
- Rasti me i fundit eshte se nje student na ka paditur sepse ne refuzojme t’i konvertojme provimet e marra ne Universitetin Kristal. Kjo eshte cmenduria e rradhes. Dhe me e bukura eshte se ky student eshte i biri i nje gjykatesi. Tashme ne gjykaten e babit ai do te marre provimet qe ndryshe nuk i merr dot ketu ne Universitet si gjithe ju te tjeret. Mund t’ju them se ky gjykates ka qene ketu tek ne disa here per notat e te birit. Tashme qe nuk e realizoi dot ka vendosur t’ja jape vete ato nota te birit nepermjet gjykates.(!!!)
Nderhyrja e politikes ne UV
- by vlora
I hidhni nje sy ketij emaili. Ka ardhur tek ne ne dhjetor. Shpresojme te mos kete mitingje sa here qe ka provime ne Kalkulus:
Pershendetje, prof.
Doja t’ju njoftoja per nje shqetesim timin personal.
Diten e shtune me ka marre ne telefon, znj Brunilda Ndreu, duke me thene qe ti ke provim me studentet te marten, dhe duhet ta shtysh provimin sepse studentet do te shkojne ne miting ne Tirane.
Une i thashe qe se pari shkolla eshte e depolitizuar dhe se dyti une nuk kam provim me studentet diten e marte.
Ajo me tha eshte urdher nga Kreshnik Cipi.
Une mora Amaline ne telefon dhe e konfirmova qe nuk ishte e vertete qe kishte thene Kreshniku.
Sot mora vesh qe emri im paska shkuar tek Sali Berisha, si nje pedagoge qe pengoj studenete te shkojne ne miting.
Te me falni 100 here, por doja t’ua percillja juve kete shqetesim, ne menyre qe te behet e qarte se nuk jam une qe vendos se kur do bejne provim studentet e kur jo.
Jemi nen nje presion shume te madh nga provimet, tani vetem kjo mungonte.
Te mira
…..
Nje post-doc nga CA, USA
- by admin
Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.
E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.
Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.
Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.
Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.
Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).
Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.
Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.
Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.
Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.
Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ‘50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.
Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.
Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.
Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ‘30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.
Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.
Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.
Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.