Category:Qyteti i Vlores’

univlora.net pas nje viti…

 - by ervinruci

Te dashur miq dhe dashamires. Sot u mbush nje vit nga koha kur u hap per here te pare univlora.org. Ishte koha kur kerkonim “autonomi – liri akademike”. Ishte koha e bojkotit, koha e idealeve…

Ne faqet e ketij blogu do te gjeni dhe shume deklarata, artikuj dhe intervista te atyre diteve, te atyre qe tani i kane kthyer kurrizin idealeve qe e benin kete universitet ndryshe nga te tjeret.

U ktheva dhe njehere ne kujtimet e atyre diteve dhe Gjeta gjithashtu nje interviste qe dhashe ne ato muaj per resiten propagandistike te programit qeveritar Brain Gain – interviste te cilen ata nuk e botuan sepse nuk u interesonte.

Sa e trishtueshme qe parashikimet me te zymta te asaj interviste jane aktuale sot.

Ketu keni intervisten e plote.

Read this article »

“NE VLORE APO BAGDAT???”

 - by ROLAND YMERAJ

Kete pyetje i bej vetes sa here hyj ne qytetin e Vlores! une jam Roland Ymeraj, banoj ne Vllahine. Sapo hyne ne Vlore (tek spitali) duket sikur gjate nates aty ka patur “bombardime”! Rruga (qe vetem e tille nuk eshte) nuk ka asnje shenje asfalti, por, vetem gropa te medhaja dhe kanale qe hapen perdite e cdo vit. Rrugetimi i veshtire vazhdon! Sapo afrohesh per tek Bashkia e qytetit nje tjeter pamje katastrofike te del para! O zot thua me vete! I gjithe rrethi perpara bashkise ne gjendje te mjerueshme! Ecen akoma me shume mundime midis pluhurit ne njerin krahe dhe baltes ne krahun tjeter! Per te shkuar te zona qe quhet “Kapelja” duhet te jesh shume i forte sepse ne kembe eshte pothuajse e pamundur. Aty prezantohesh me tregun e qytetit! Nje treg jashte cdo standarti! Ecen me stermundime drej Xhamise se qytetit. Rruga qe pershkon eshte me te vertete katastrofe, dhe ta imagjinosh qe jemi ne sezonin e veres, ne sezonin turistik. e gjitha kjo vazhdon kudo kudo kudo. Investimet ne infrastrukturen rrugore nga bashkia nuk dihet se ku shkojne. kanale te hapur kudo. gropa kudo. Uji i pijshem mungon. Dhe normele qe do ndodhin te gjitha keto per sa kohe kryetari i bashkise dhe administrata e tij do e kene mendjen tek Grevat e Partise Socialiste. Per sa kohe do e kene mendjen per te transportuar njerez drejt Tiranes dhe jo per te bere ate qe kane per detyre perpara ligjit dhe njerezve. Nuk e dime dhe per sa kohe do vazhdoje kjo situate. na vjen keq dhe shume turp ne te njejten kohe qe kemi kete kryetar bashkie. TURP