Category:Protesta’

univlora.net pas nje viti…

 - by ervinruci

Te dashur miq dhe dashamires. Sot u mbush nje vit nga koha kur u hap per here te pare univlora.org. Ishte koha kur kerkonim “autonomi – liri akademike”. Ishte koha e bojkotit, koha e idealeve…

Ne faqet e ketij blogu do te gjeni dhe shume deklarata, artikuj dhe intervista te atyre diteve, te atyre qe tani i kane kthyer kurrizin idealeve qe e benin kete universitet ndryshe nga te tjeret.

U ktheva dhe njehere ne kujtimet e atyre diteve dhe Gjeta gjithashtu nje interviste qe dhashe ne ato muaj per resiten propagandistike te programit qeveritar Brain Gain – interviste te cilen ata nuk e botuan sepse nuk u interesonte.

Sa e trishtueshme qe parashikimet me te zymta te asaj interviste jane aktuale sot.

Ketu keni intervisten e plote.

Read this article »

Per Informimin Tuaj

 - by admin
Pedagoget e UV, ne masen 97% kane vendosur bojkotimin e mesimit sikurse eshte paralajmeruar qe me pare, duke filluar qe nga dita e neserme ne vazhdim.
Eshte ne interes te te gjitheve qe te informoheni perse behet ky bojkot.
Nuk behet per rrogat te cilat kane qe ne dhjetor qe nuk na i paguan thesari i shtetit. Bojkoti behet sepse e ardhmja e universitetit per te cilin kemi investuar kaq shume nga koha dhe aftesite tona eshte ne rrezik!
Pedagoget e UV, si edhe une personalisht, kemi nje qellim te vetem:
Qe ne Vlore te krijohet ajo qe nuk ekziston asgjekund te Shqiperi sot, nje universitet modern sipas te gjitha standarteve perendimore. Nje universitet ku nota dhe diploma nuk shitet dhe blihet, ku studentet krenohen qe jane pjese e nje institucioni ku punohet per te mesuar dhe mesohet per te arritur diku ne jete.
Nje universitet krejt ndyshe nga ky llum akademik qe kane akumuluar politikat arsimore te ketyre 20 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
Universiteti i Vlores nuk kerkon asgje tjeter pervec se te lihet i qete qe te vazhdoje ne rrugen e tij, ne ate te te berit te nje universitet model jo vetem per Shqiperine po edhe me gjere. Dhe po funksionon!
Ketu mesimi fillon ne oren 8am qe ne diten e pare te shkolles kur ne Tirane e gjetke kerkojne akoma orarin deri ne fund te semestrit. Ketu studentet kane mundesi te ecin ne baze te merites individuale te sejcilit, dhe me ane te marreveshjeve te arritura mes UV dhe shume universiteteve prestigjoze te vazhdojne studimet jashte shtetit.
Universiteti i Vlores eshte i vetmi ne Shqiperi qe ka nje reviste shkencore me faktor impakti, “impact factor”, Albanian Journal of Mathematics. I vetmi universitet me nje program pasuniversitar ne Matematike dhe Shkenca Kompjutacionale te perbere teresisht nga profesore me prestigj nderkombetar akademik, shume prej te cileve vijne nga USA, Gjermania, Anglia, etj, ne nje vend te huaj per te dhene mesim ne te vetmen shkolle pasuniversitare ne Shqiperi, ku Doktoraturat nuk jepen me miq dhe para, por u jepen atyre qe e meritojne!
Ndoshta per keto dhe shume aresye te tjera u erren syte atyre dinosaurve ne Tirane, qe nuk na lene te qete ne misionin tone, po kane akoma dhe paturpesine qe te kerkojne te zhbehet ajo qe eshte bere ketu ne Vlore keto dy vitet e fundit.
Neve fillojme kete proteste qe kjo padrejtesi te marre fund!
Universiteti i Vlores kerkon AUTONOMI ashtu sic e parashikon ligji i Arsimit te Larte!
Kerkon aprovimin e programeve te reja. Nje kerkese qe ka mbi nje vit qe zvarritet me justifikime nga me absurdet.
Eshte e qarte tanime dashakeqesia e MASH ndaj universitetit tone.
Ministria bllokon keshillin e profesorave te UV, ne menyre qe te kontrolloje promovimin e pedagogeve tane dhe si rrjedhoje te ardhmen e universitetit. Ata e bejne kete qe te promovojne vetem njerezit qe deshirojne ata, qe te sjellin ne drejtim te UV medioker, te paafte dhe besnike te bindur partie qe te zbatojne urdhrat e tyre pa kundershtim.
Me kete ata gjithashtu mohojne te drejten tuaj per te patur nje diplome te vlefshme per tregun e punes.
Ne kete nuk mund ta tolerojme me gjate kete padrejtesi!
Vendimi me i veshtire me te cilin mund te perballet nje pedagog eshte ai i bojkotimit te mesimit. Eshte nje vendim qe te gjithe ne e marrim me dhimbje, por me nje solidarizim pothuajse unanim.
Nga sa kemi pare deri tani, kemi edhe mbeshtetjen e studenteve tane. Ju falenderoj per perkrahjen tuaj te deritanishme dhe ju ftoj te jeni neser se bashku me pedagoget ne proteste per te drejtat tona dhe per te ardhmen e UV.

Bashkohuni me ne (studenteve)

 - by vlora

Te nderuar studente,

duket sikur gjerat ne Universitet po shkojne drejt protestave. Neser ne do te bejme mesim te rregullt, por mesa duket te Enjten do te kemi bojkot te plote. Qe te jeni ne dijeni te pikes kryesore te protestave:

Ne perputhje te plote me ligjin, ne kemi krijuar keshillat e profesoreve dhe kemi bere promovimet e stafit pedagogjik sipas titujve (lektor, lektor i Pare, docent, Prof. Asociuar). Kur merren keto tituj rritet edhe rroga, sipas ligjit. Keshillat tane te profesoreve jane nga me te mirat ne Shqiperi, me profesore nga Amerika, nga Universiteti i Tiranes, etj. Mund te permend ketu Artur Elezin, Halil Sykja, Koco Dollani, Niko Thomo, Shezai Rrokaj, etj.

Qeveria nuk i pranon keto promovime, edhe pse jane ne perputhje te plote me ligjin qe ka miratuar vete. Perse? Qe keto promovime te jepen ne Tirane ku pedagoget tane duhet te vene dhe te paguajne rryshfete? Qe qeveria te kontrolloje titujt akademike dhe si pasoje edhe administraten e universiteteve? Qe universitetet te mbushen me mitingashe e militante? Apo se ne duhet te promovonim vetem “te djathte” dhe jo “te majte”?

Pedagoget jane plotesisht te bashkuar dhe do te vazhdojne protestat deri sa te realizohen kerkesat. Per shembull, nga gjithe Fakulteti i Ekonomikut vetem

Besjana Roshi
Pranvera Resulaj

nuk kane firmosur peticionin. Te dyja  pedagoge te reja  dhe me nje eksperience te paket pune ne UV.  Gjithe pjesa tjeter, rreth 95 % e pedagogeve, jane pro protestave. Ende nuk kemi shifra te fakulteteve te tjera, por shifra e pergjithshme e atyre qe kane firmosur eshte tek 90%. Shume te tjere thjesht nuk kane qene prezent dje per te firmosur. Neser ne do te nxjerrim emrat e gjithe pedagogeve qe nuk kane firmosur.

Ne shpresojme ne mbeshtetjen totale te studenteve per pedagoget tane. Kini parasysh qe shumica prej pedagogeve marrin 42 000 Leke ne muaj (pas taksave). Keto nuk dalin me per kafe dhe jo me per te ushqyer familjen. Shumica prej tyre jane familjare dhe kane femije. Shpresoj qe ne keto dite kritike per pedagoget te jeni me ta.

Universiteti eshte e ardhmja e ketij vendi, per me teper brezi juaj eshte shpresa e vertete. Ne duhet t’u themi JO politikave te vjetra, nderhyrjes se politikes ne arsim, perdorimit te arsimit si nje mjet per te forcuar pozitat politike.  Qeveria nuk mund t’a shtyje gjithe kohen me genjeshtra. Ministri na premtoi edhe ne Tetor edhe ne Nentor se do ta zgjidhte kete pune sa me shpejt. Ne kemi pritur boll.

Sic i thone nje fjale “Vetem peshqit e ngordhur nuk ecin kundra rrymes“. UV-ja nuk eshte peshk i ngordhur. Dhe eshte mire qe qeveria t’a mesoje kete sa me shpejt. Kontributi i nje universiteti duhet te jete shkencor dhe civil. Kontributi me i madh i secilit prej jush per Shqiperine eshte te jeni ne krah te pedagogeve tuaj.

Ne shpresojme tek Ju, sepse s’na ka humbur shpresa per te ardhmen e ketij vendi.

Bashkohuni me Ne, bashkohuni me te ardhmen.