UV Blog » MISH MASH
univlora.net pas nje viti…
Te dashur miq dhe dashamires. Sot u mbush nje vit nga koha kur u hap per here te pare univlora.org. Ishte koha kur kerkonim “autonomi – liri akademike”. Ishte koha e bojkotit, koha e idealeve…
Ne faqet e ketij blogu do te gjeni dhe shume deklarata, artikuj dhe intervista te atyre diteve, te atyre qe tani i kane kthyer kurrizin idealeve qe e benin kete universitet ndryshe nga te tjeret.
U ktheva dhe njehere ne kujtimet e atyre diteve dhe Gjeta gjithashtu nje interviste qe dhashe ne ato muaj per resiten propagandistike te programit qeveritar Brain Gain – interviste te cilen ata nuk e botuan sepse nuk u interesonte.
Sa e trishtueshme qe parashikimet me te zymta te asaj interviste jane aktuale sot.
Ketu keni intervisten e plote.
———- Forwarded message ———-
From: Ervin Ruci
Date: 2009/12/11
Subject: Re: Returns – Interviste
To: Brain Gain Programme
Cc: ervin_ruci@geocode.ca, Rezarta Godo
Pershendetje Bernard,
P
ergjigjet e pyetjeve tuaja mund ti gjeni te afishuara me kete email,
e.
On Dec 11, 2009, at 3:46 AM, Brain Gain Programme wrote:
Brain Gain Programme                      www.braingain.gov.al
An Initiative of the Government of Albania supported by UNDP
Përshëndetje Z. Ruci!
Programi Brain Gain po përgatit botimin e revistës “Kthime – Returns” një botim i UNDP-së që ka për qëllim të bëjë të njohur në publikun e gjërë Shqiptar personat e kthyer nga studimet larta të kryera jashtë vendit dhe që mbështeten nga Programi Brain Gain, si edhe të nxisë të tjerë të kthehen me anë të këtij publikimi. Nëse publikimi rezulton i suksesshëm ai do të kthehet në një botim të rregullt të Agjensisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit me synimin për të sjellë pranë lexuesit shqiptar arritjet e individëve si ju, në fushat specifike të kërkimit shkencor, por edhe mundësinë për të sjellë në gjuhën shqipe arritjet në këtë fushë nga vende të tjera.
Në numrin promovues, për secilin nga ju që keni përfituar nga paketa Brain Gain do t’ju vihen në dispozicion 2 faqe (një fletë) ku do të ketë fotografi tuajat (UNDP ka vënë në dispozicion të programit një prej fotografëve më të mirë shqiptarë Z. Roland Tasho) si edhe pjesë të intervistës që ju do të jepni në vijim. Duke ju falenderuar që në fillim për bashkëpunimin, ju lutemi përgjigjuni pyetjeve në vijim duke patur parasysh faktin që audienca lexuese është shumë e gjerë dhe do jetë më e interesuar për faktet interesante apo gjera që ju bëjnë ju të veçantë.
Kur u larguat nga Shqipëria, u larguat me mendimin për të mos u kthyer më apo thjesht për të vazhduar studimet?
Ju keni fituar çmim në Olimpiadën Kombëtare të Fzikës ndërsa studimet i keni mbaruar në degën e Matematikës. Pse ky ndryshim?
A ishte fillimi i Programit Brain Gain një ndër faktorët që jua lehtësoi vendim-marrjen për t’u kthyer?
Çfarë mbani mend nga koha kur u larguat?
A keni hasur pengesa në ingranimin tuaj profesional dhe a ju kanë bërë këto pengesa të mendoni për një kthim mbrapa?
A e shikoni veten tuaj të ingranuar plotësisht në jetën Shqiptare?
Programi Brain Gain sipas jush – sukses, jo ai që pritej të ishte apo diçka krejt ndryshe?
E ardhmja. Si e mendoni atë për veten, për institucionin ku ju punoni dhe për Shqipërinë.
Bernard Zeneli
Progamme Manager
Programi Brain Gain
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, (Selia e Kryeministrisë), Tirana, Albania
Tel: + 355 4 277429  Fax: + 355 4 232075 E-mail: braingain@km.gov.al
Epilog: Doreheqja perfundimtare:
Para tre vitesh erdha ne Shqiperi pas nje mungese te gjate, 12 vjet ne Kanada.
Ndoshta erdha nga idealizmi, ndoshta nga kurioziteti.
Largohem sot duke mos fituar asgje, pervec ndjesise se nje realiteti te zymte.
Shqiperia sot eshte negativi i asaj qe duhet te jete – sipas deshirave
dhe aspiratave te mia.
Ato deshira dhe aspirata u perpoqa ti vija ne jete ne nje mikrokozem
sic eshte nje universitet publik – universiteti I Vlores.
Me shume lufte krijuam nje ishull te brishte, po nuk mund te shtonim
nje hallke me shume ne zinxhirin parti-popull-servil.
E kisha gjithmone ndiesine qe ky ishull nuk do te mbijetonte gjate,
dhe ashtu ndodhi. E megjithate mund te mbahet mend ndonje dite, se si
universiteti me i dobet ne vend u kthye brenda dy vitesh ne
universitetin me te mire te te gjithe zones shqipfolese.
Nganjehere mendoj se sa egersisht na luftuan ata qe duhet te na
perkrahnin, ministria e arsimit dhe shkences, politikanet provinciale,
gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar, mediokrit qe duan diploma,
mediokrit qe kane diploma, gazetaret e blere, e shume e shume te
tjere.
Une nuk mund te punoj me, me asnje nga keto kategori njerezish,
prandaj dorehiqem ne menyre te parevokueshme nga te gjitha funksionet
pedagogjike dhe administrative ne Universitetin e Vlores.
Per ata pak njerez, per te cilet ia vlejti perpjekja ime kam vetem nje keshille:
Duhet te vazhdosh te thuash te verteten per ta, edhe kur ata te
pushojne se genjyeri per ty.
e.
Me ligj, pa ligj, ose me urdher te peshkut
Te dashur miq,
po hedh disa mendime ketu per diskutim, te ndara ne dy pjese.
1. Me urdher te peshkut:
Diku lexova sot nje lajm te ri mbi arsimin e larte. Thoshte qe tani me ligj te gjithe ata qe kane marre diploma 4-vjecare quhen posedues te Masterit Shkencor. Pra me ligj sapo shtuam nje shtrese te madhe njerezish ne nje nivel kualifikimi qe nuk e kane. Tani cfare na ngelet me ne kete sistem qesharak vlerash akademike per te thene? Vlera e Masterit Shkencor u shumezua me zero, qe ne momentin qe ky titull u shtua me ligjin e ri te arsimit ne menute e universiteteve tona. Uria per kartona duket se spo jep shenja lodhje ne vendin me cilesine me te dobet te arsimit te larte ne bote.
Dikush me tha qe dikur ka qene dhe nje urdher i ministrise se arsimit, i cili automatikisht i akordonte doktoraturen dikujt qe kishte tre diploma tre-vjecare. Natyrisht qe pyeta: “Doktorature ne cfare fushe? Me cfare teme? Doktor shkencash me urdher te peshkut. Intereant”
Ligji dhe vendimet qe lind ai jane te cuditshem ndonjehere. Nuk i bindet rregullave te aresyes.
Tani lind pyetja, ligjin e bejne njerezit, per njerezit. A nuk duhet te lind nje debat dhe a nuk duhet te influencohen njerezit ne pozicione vendimmarrese nga drejtimi i ketij debati?
Me duket se debatin e kemi nisur ne Universitetin e Vlores, qe para dy vitesh, po kush po na degjon? Cilesi eshte kjo qe po ndodh ne situatat e pershkruara me larte? MASH sot organizon nje konference per cilesine dhe renditjen e universiteteve sipas cilesise. Shikoni ftesen me poshte:
ditën e Mërkurë me datë 27 Tetor 2010, ora 09:30, në Hotel “Tirana International” -Salla Akernia.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, ku prezantohet projekti i renditjes së institucioneve shqiptare të arsimit të lartë.
Si mund te shkoje dikush me seriozitet dhe te marre pjese ne nje konference te organizuar nga ata qe vetem cilesi dhe barazi nuk kane bere te mundur te ekzistoje? Me duket interesant dhe emri i salles qe kane zgjedhur per konferencen.
Keta jane te preokupuar dhe me renditjen e universiteteve, sepse ia arriten me ne fund ti bejne universitetet tona ne njefare niveli cilesie, dhe tani ngeli ti diferencojme; nderkohe qe jane njeri me ne pike te hallit se tjetri….
Mbase nxjerrin edhe nje urdher per renditjen e universiteteve, se ajo pastaj do ti vinte perfundimisht kapak kesaj pune mash dhe ne do te flinim te qete duke e ditur vendin tone.
Pjesa e dyte: Me ligj ose pa ligj:
Jane disa njerez te tjere qe u bie pergjegjsia e interpretimit te ligjit dhe quhen gjyqtare, fjale qe e ka rrenjen tek fjala “gjyko” ose “te aresyetosh”, pra tek logjika. Dhe eshte pikerisht aty qe gjejme nje shtremberim akoma me grotesk te se drejtes, nga gjyqtare qe te gjykojne nuk dine. Keta jane gjykates qe mund te leshojne urdhra per tu dhene femijeve te tyre diploma. Keta duan te prolongojne dominancen e mediokritetit. Keta i ka pjelle i njejti sistem i shtremberuar arsimor, dhe tani ata mendojne se edhe ky sistem i cale qe ka ngelur, eshte ne doren e tyre.
Dhe shoqeria jone duket akoma me e shemtuar, e cunguar ne organet e saj me vitale, dhe e coroditur nga zullaperia e pafund e njeriut te paafte.
Une punoj ne nje universitet dhe i kam vene qellim vetes vetem nje gje: qe brezat qe vijne te kene me shume vlera se ata qe kane dale me pare ne jeten profesionale nga ky universitet.
Dua te shikoj ne keta te rinj qe te triumfoje e mira mbi te keqen , e bukura mbi shemtine. Sepse e bukura dhe e shemtuara jetojne se bashku me dhimbjen dhe kenaqsine e ekzistences personale se gjithsejcilit.
Dhe cdo person shikon dhe vlereson bukurine dhe shemtine e botes qe e rrethon. Pastaj ai zgjedh, dhe ajo zgjedhje ndikon ne shpresen e nje te ardhmeje me te mire. Ne shpresen se do te kete nje dite gjykates jo si ata te “plepave” ose te epokes se diktatures.
Eshte e dhimbshme kur shikojme se cfare lloj njerezish kane duart ne levat e komandimit te shtetit tone. Asnjehere nuk me kane pelqyer njerezit e ceket dhe te humbur, trushplaret dhe injorantet, fodullet dhe pompozet, ata qe kane ego te sterfryra dhe xhelozine qe i shoqeron. Gjithashtu ata qe jane te trashe dhe kapadainj, te liq dhe dinake, genjeshtar dhe tahmaqar, njerez fallco dhe pa pasion. Nuk shikoj asnje te bukur ne ekzistencen e tyre, po kush e di pse eshte keshtu.
Nuk po them qe nuk duhet te kete vend ne shoqerine tone per keta lloj bastardesh. Eshte nje bote e madhe po ta udhetosh ne kembe, dhe jeta eshte e gjate. Le te jetojne te gjithe.
Megjithate deshperohem kur mendoj qe keto lloj njerezish ekzistojne, kur ne vend te tyre mund te kishim njerez shume me te mire.
E megjithate, ne duhet te triumfojme. Lejtmotivi i perpjekjeve tona keto dy vjetet e fundit ka qene: “Vetem peshqit e ngordhur nuk notojne kunder rrymes”. Dhe kunder kesaj rryme te ndotur pjehrash duhet te vazhdojme….
Nderhyrja e politikes ne UV
I hidhni nje sy ketij emaili. Ka ardhur tek ne ne dhjetor. Shpresojme te mos kete mitingje sa here qe ka provime ne Kalkulus:
Pershendetje, prof.
Doja t’ju njoftoja per nje shqetesim timin personal.
Diten e shtune me ka marre ne telefon, znj Brunilda Ndreu, duke me thene qe ti ke provim me studentet te marten, dhe duhet ta shtysh provimin sepse studentet do te shkojne ne miting ne Tirane.
Une i thashe qe se pari shkolla eshte e depolitizuar dhe se dyti une nuk kam provim me studentet diten e marte.
Ajo me tha eshte urdher nga Kreshnik Cipi.
Une mora Amaline ne telefon dhe e konfirmova qe nuk ishte e vertete qe kishte thene Kreshniku.
Sot mora vesh qe emri im paska shkuar tek Sali Berisha, si nje pedagoge qe pengoj studenete te shkojne ne miting.
Te me falni 100 here, por doja t’ua percillja juve kete shqetesim, ne menyre qe te behet e qarte se nuk jam une qe vendos se kur do bejne provim studentet e kur jo.
Jemi nen nje presion shume te madh nga provimet, tani vetem kjo mungonte.
Te mira
Nje post-doc nga CA, USA
Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.
E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.
Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.
Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.
Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.
Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).
Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.
Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.
Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.
Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.
Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ‘50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.
Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.
Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.
Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ‘30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.
Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.
Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.
Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.
Shnderrimi i universiteteve publike shqiptare ne “universitete bonsai”
Bonsai eshte nje element i kopshtarise kineze, me ane te te cilit kultivohen peme ne miniature.
Fidaneve te pemeve u shkurtohen me gershere 1/3 e rrenjeve dhe 2/3 e gjetheve dhe degeve. Me pas fidanet e krasitur mbillen ne vazo te vogla lulesh dhe mbahen gjalle me pleherim e ujitje. Ideja e bonsait eshte ta mbash pemen ne permasa te vogla e te mos e lejosh ate kurre te rritet, duke perftuar keshtu nje peme me te gjitha funksionet e saj, por ne vend qe te jete e larte 3 metra, te kete te njejten forme ne nje madhesi prej 10 centimetrash. Kjo realizohet duke shkurtuar ne maksimum cdo syth te ri qe pema cel, ne menyre te perditshme.
Filozofia e administrates qeveritare shqiptare per arsimin publik universitar ngjason ne menyre te pameshirshme me kopshtarine bonsai.
Ja me se fundi, del nje universitet ne Shqiperi, i cili realizon me te vertete nje permiresim rrenjesor dhe te dukshem te standarteve te mesimdhenies, duke e shfaqur vleren e vet dhe prestigjin e arsimit shqiptar ne podiume nderkombetare. Me se fundi del nje universitet ne zemer te Shqiperise, i cili matet me universitete te botes dhe barazohet me ta. Del nje universitet ne Vlore, i cili delegon anetare te stafit pedagogjik ne simposiume e konferenca nderkombetare, qe botohet ne revista shkencore boterore me faktor te larte impakti dhe i ben shkencetaret e botes te kujtohen qe ka arsim te larte ne Shqiperi. Del nje universitet publik qe bulezon sythe e projekton kampuse per te shtrire deget e veta, qe permireson programe e seleksionon stafin pedagogjik duke e filtruar ate ne menyre strikte sipas kritereve te ligjit, per te optimizuar pozitat e veta per akreditim nderkombetar, arritje kjo qe do te qendronte ne krye te listes se mburrjeve te cdo qeverie, te cfaredo lloji qofshin – me perjashtim te qeverise shqiptare.
Ne vend qe te hapet vend e te inkurajohen iniciativat, te krijohen hapesira e te ndihmohen reformat, te tregohet si model per universitete te tjera e te dekorohen flamurtaret, Universitetit te Vlores i priten deget e i pergjysmohen rrenjet, i bllokohen rrogat e i anullohen promovimet, i kthehen mbrapsht programet e i refuzohen projektet. Ne vend qe te konsiderohet nje gur i cmuar ne kuroren e arritjeve kombetare, trajtohet si shqetesim fakti se ky universitet po ben nje hije te madhe. Behet cmos qe ky universitet te mos rritet. Behet cmos qe Universiteti i Vlores te shnderrohet ne nje universitet bonsai.
Mbetem ne kureshtje te shoh a ka me shprese per Shqiperine.
E. Prifti
Gazeta Shqiptare: Ministri Tafaj futet “mik” për studentë jofitues
VLORE -Refuzimi i urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për regjistrimin e një studenteje pa konkurrim në kohën kur po mbyllet semestri i parë, ka risjellë përplasjet mes drejtuesve të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkresa e firmosur dhe e vulosur nga Tafaj që i drejtohet (me xhentilesën, “brenda mundësive”) rektorit të Universitetit, është e datës 30 dhjetor 2009 dhe ka numrin e protokollit 7915/1. Ndërkohë, nga ana e titullarëve të universitetit “Ismail Qemali” refuzohet zbatimi, me argumentin se një veprim i tij është në kundërshtim me ligjin. “Studentja nuk është regjistruar, sepse nuk kishte asnjë referim ligjor”, – u shpreh Eustrat Zhupa, zëvendësrektor i universitetit.
SHKRESA
Burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se, shkresa zyrtare e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, është firmosur në orët e fundit të dhjetorit 2009. Nën ciklimin: “Regjistrim studenti në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, viti akademik 2009-2010″, kërkohet që studentja (aplikantja) A.L, të regjistrohet në degën Cikli i Ulët. Burime nga Universiteti i Vlorës e kanë konfirmuar mbërritjen e kësaj shkrese, gjithashtu bëjnë të ditur se nuk e kanë regjistruar studenten. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky veprim është i papranueshëm, pasi nëse do të ketë ndërhyrje të tilla (shkresa e Tafajt), atëherë do të krijohej një kaos dhe precedent me pasojë. Ndërsa për sa i përket shkresës, sipas të njëjtave burime, “ajo nuk mban përsipër referime ligjore”.
UNIVERSITETI
Sipas Eustrat Zhupës, zëvendësrektorit të universitetit, studentja nuk është regjistruar, sepse në shkresën e ardhur nga Tirana nuk kishte asnjë referim ligjor. Mësohet se përveç kësaj, Universiteti i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se nuk ka kapacitete për të pritur studentë të tjerë për vitin akademik në vazhdim. Refuzimi i urdhrit të firmosur nga Tafaj për regjistrimin e një studenti pa konkurrim, ndërkohë që prej muajsh një procedurë e tillë ligjore (pranimi) është mbyllur, shënon përplasjen e radhës mes Rektoratit të Universitetit të Vlorës me ministrin e Arsimit. Në fakt, kjo përplasje është më e gjatë në kohë, përkatësisht kur në krye të institucionit më të lartë arsimor të vendit ishte Fatos Beja.
Mendim per ndryshime ne VKM #2
REPUBLIKA E  SHQIPËRISË
KËSHILLI I  MINISTRAVE
P R O J  E K T V E N D I M
Nr._______,  datë_______ 2009
P  Ë R
DISA  SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.  467, DATË 18. 07. 2007, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE  PËR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, TË PERSONELIT AKADEMIK”
Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47 të ligjit nr. 9741,  datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”,  i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli  i Ministrave
V E N D O S  I:
I.  Në Vendimin e Këshillit  të  Ministrave nr. 467, datë 18. 07.  2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kualifikimin,  shkencor e pedagogjik, të personelit akademik”, pas Kreut II, shtohet  Kreu II/1, si mëposhtë vijon:
Kreu II/1
2/1.1 Promovimi  i përshpejtuar për titullin “Prof. Asoc.”
Kandidatët që    kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si    autor i parë ose i dytë, së paku    5 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0,    kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të    Institucionit të Arsimit të Lartë, që gëzon të drejtën e promovimit    për titullin “Prof. Asoc.”, kërkesë për marrjen e titullit “Prof.    Asoc.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime nga profesorë    të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e    punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura,    plotësojnë kushtet për e promovimin e përshpejtuar të kandidatit    për titullin “Prof.Asoc.”. Në rastet kur aplikuesi nuk është    autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur në listën    e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor i artikullit    në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet për kontributin    e kandidatit në artikullin  e paraqitur në listën e botimeve.
Rektori i Institucionit    të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së    kandidatit, nxjerr urdhër  për krijimin e Komisionit të Vlerësimit.
Komisioni i Vlerësimit,    brenda 2 muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të    parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë    18. 07. 2007.
Kandidatët që    nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të    Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit    të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.    Asoc.”, në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar    botimet.
2/1.2 Promovimi  i përshpejtuar për titullin “Prof.”
Kandidatët që    kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si    autor i parë ose i dytë, së paku    10 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0    dhe kanë së paku 3 vjet eksperiencë pune si lektor në shkolla të    larta/universitete, brenda ose jashtë vendit,  kanë të drejtë t’i    paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë që gëzon    të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”,  kërkesë për    marrjen e titullit “Prof.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime    nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi    dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura,    plotësojnë kushtet për promovimin e përshpejtuar të kandidatit    për titullin “Prof.” dhe i kërkojnë rektorit t’i propozojë    Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik (KVTA),    përbërjen e  Komisionit të Vlerësimit. Në rastet kur aplikuesi    nuk është autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur    në listën e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor    i artikullit në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet    për kontributin e kandidatit në artikullin  e paraqitur në listën    e botimeve.
Rektori i Institucionit    të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së    kandidatit, i propozon Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të    Titujve Akademik (KVTA),Komisionin e Vlerësimit.
Komisioni i Vlerësimit    të Titujve Akademik, shqyrton brenda një muaji, propozimin e rektorit,    miraton Komisionin Vlerësues dhe merr vendim për fillimin e vlerësimit    pedagogjik të kandidatit.
Komisioni i Vlerësimit,    brenda dy muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të    parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë    18. 07. 2007.
Kandidatët që    nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të    Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit    të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”,    në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar botimet.
II. Ngarkohen Ministria  e  Arsimit  dhe   Shkencës  dhe Institucionet e Arsimit të Lartë, për zbatimin  e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren  Zyrtare”.
K R Y E M I  N I S T R I
SALI BERISHA
Mendim per ndryshime ne VKM # 1
REPUBLIKA E  SHQIPËRISË
KËSHILLI I  MINISTRAVE
P R O J E K  T V E N D I M
Nr._______,  datë_______ 2009
P  Ë R
DISA  SHTESA NË VENDIMIN NR. 864, DATË  05. 12. 2007, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS  NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PËRCAKTIMIN E  KUSHTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDENTI, PËR MARRJEN E DIPLOMËS  PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR”, I NDRYSHUAR”
Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42 të ligjit nr.  9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”,  i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli  i Ministrave
V E N D O  S I:
I. Në Vendimin e Këshillit  të   Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007, “Për hapjen e programeve të  studimeve të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të  Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti,  për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, i ndryshuar”,  pas pikës 5, shtohet pika 5/1, si më poshtë vijon:
5/1.  Promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar
Kandidatët që    kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë    universitare e integruar e nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar,    si autor i parë, së paku tri artikuj    shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të    drejtë t’i paraqesin rektorit të    Institucionit të Arsimit të Lartë, që ofron studime të doktoraturës,    dhe për dijeni, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, një    kërkesë për mbrojtjen e doktoratës    mbi bazën e artikujve shkencor të botuar (disertacion kumulativ).    Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga    profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe    cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura,    plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore “Doktor”    dhe i propozojnë rektorit ngritjen e Jurisë për provimin e doktoratës.
Rektori i Institucionit    të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së    kandidatit, nxjerr urdhër  për ngritjen e Jurisë.
Juria, brenda një    muaji, vlerëson provimin e doktoratës  së kandidatit, sipas Vendimit    të Këshillit të Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007 “Për hapjen    e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet Publike    të Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë    studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”,    i ndryshuar.
Kandidatët që    nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të    Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit    të Lartë, që zhvillon studime të doktoraturës në fushën ku është    kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit    në formë kumulative.
II. Ngarkohen  Ministria  e  Arsimit  dhe  Shkencës  dhe Institucionet e Arsimit  të Lartë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren  Zyrtare”.
K R Y E M I  N I S T R I
SALI BERISHA
Doctor Honoris Causa
Doni te dini turpin me te fundit te MASH?
Para pak kohesh Senati Akademik propozoi per titullin “Doctor Honoris Causa” profesorin e nderuar Niko Thomo. Ky propozim i dergohet ministrise per te marre nje pelqim formal. Tani ministria na kerkon 2 rekomandime per prof. Niko Thomon!! Pervec faktit se kjo nuk kerkohet nga ligji sepse ky nuk eshte titull akademik, nga kush mund te merret rekomandim per profesor Nikon? Nga nxenesit e tij? Profesoret e tij tashme nuk jane me …