Category:Gjykatat e Korruptuara’

Me ligj, pa ligj, ose me urdher te peshkut

 - by ervinruci

Te dashur miq,

po hedh disa mendime ketu per diskutim, te ndara ne dy pjese.

1. Me urdher te peshkut:

Diku lexova sot nje lajm te ri mbi arsimin e larte. Thoshte qe tani me ligj te gjithe ata qe kane marre diploma 4-vjecare quhen posedues te Masterit Shkencor. Pra me ligj sapo shtuam nje shtrese te madhe njerezish ne nje nivel kualifikimi qe nuk e kane. Tani cfare na ngelet me ne kete sistem qesharak vlerash akademike per te thene? Vlera e Masterit Shkencor u shumezua me zero, qe ne momentin qe ky titull u shtua me ligjin e ri te arsimit ne menute e universiteteve tona. Uria per kartona duket se spo jep shenja lodhje ne vendin me cilesine me te dobet te arsimit te larte ne bote.

Dikush me tha qe dikur ka qene dhe nje urdher i ministrise se arsimit, i cili automatikisht i akordonte doktoraturen dikujt qe kishte tre diploma tre-vjecare. Natyrisht qe pyeta: “Doktorature ne cfare fushe? Me cfare teme? Doktor shkencash me urdher te peshkut. Intereant”

Ligji dhe vendimet qe lind ai jane te cuditshem ndonjehere. Nuk i bindet rregullave te aresyes.

Tani lind pyetja, ligjin e bejne njerezit, per njerezit. A nuk duhet te lind nje debat dhe a nuk duhet te influencohen njerezit ne pozicione vendimmarrese nga drejtimi i ketij debati?

Me duket se debatin e kemi nisur ne Universitetin e Vlores, qe para dy vitesh, po kush po na degjon? Cilesi eshte kjo qe po ndodh ne situatat e pershkruara me larte? MASH sot organizon nje konference per cilesine dhe renditjen e universiteteve sipas cilesise. Shikoni ftesen me poshte:

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës organizon Konferencën “Prezantimi i Projektit të Renditjes së Institucioneve Shqiptare të Arsimit të Lartë“,

ditën e Mërkurë me datë 27 Tetor 2010, ora 09:30, në Hotel “Tirana International” -Salla Akernia.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, ku prezantohet projekti i renditjes së institucioneve shqiptare të arsimit të lartë.

“”

Si mund te shkoje dikush me seriozitet dhe te marre pjese ne nje konference te organizuar nga ata qe vetem cilesi dhe barazi nuk kane bere te mundur te ekzistoje? Me duket interesant dhe emri i salles qe kane zgjedhur per konferencen.

Keta jane te preokupuar dhe me renditjen e universiteteve, sepse ia arriten me ne fund ti bejne universitetet tona ne njefare niveli cilesie, dhe tani ngeli ti diferencojme; nderkohe qe jane njeri me ne pike te hallit se tjetri….

Mbase nxjerrin edhe nje urdher per renditjen e universiteteve, se ajo pastaj do ti vinte perfundimisht kapak kesaj pune mash dhe ne do te flinim te qete duke e ditur vendin tone.

Pjesa e dyte: Me ligj ose pa ligj:

Jane disa njerez te tjere qe u bie pergjegjsia e interpretimit te ligjit dhe quhen gjyqtare, fjale qe e ka rrenjen tek fjala “gjyko” ose “te aresyetosh”, pra tek logjika. Dhe eshte pikerisht aty qe gjejme nje shtremberim akoma me grotesk te se drejtes, nga gjyqtare qe te gjykojne nuk dine. Keta jane gjykates qe mund te leshojne urdhra per tu dhene femijeve te tyre diploma. Keta duan te prolongojne dominancen e mediokritetit. Keta i ka pjelle i njejti sistem i shtremberuar arsimor, dhe tani ata mendojne se edhe ky sistem i cale qe ka ngelur, eshte ne doren e tyre.

Dhe shoqeria jone duket akoma me e shemtuar, e cunguar ne organet e saj me vitale, dhe e coroditur nga zullaperia e pafund e njeriut te paafte.

Une punoj ne nje universitet dhe i kam vene qellim vetes vetem nje gje: qe brezat qe vijne te kene me shume vlera se ata qe kane dale me pare ne jeten profesionale nga ky universitet.

Dua te shikoj ne keta te rinj qe te triumfoje e mira mbi te keqen , e bukura mbi shemtine. Sepse e bukura dhe e shemtuara jetojne se bashku me dhimbjen dhe kenaqsine e ekzistences personale se gjithsejcilit.

Dhe cdo person shikon dhe vlereson bukurine dhe shemtine e botes qe e rrethon. Pastaj ai zgjedh, dhe ajo zgjedhje ndikon ne shpresen e nje te ardhmeje me te mire. Ne shpresen se do te kete nje dite gjykates jo si ata te “plepave” ose te epokes se diktatures.

Eshte e dhimbshme kur shikojme se cfare lloj njerezish kane duart ne levat e komandimit te shtetit tone. Asnjehere nuk me kane pelqyer njerezit e ceket dhe te humbur, trushplaret dhe injorantet, fodullet dhe pompozet, ata qe kane ego te sterfryra dhe xhelozine qe i shoqeron. Gjithashtu ata qe jane te trashe dhe kapadainj, te liq dhe dinake, genjeshtar dhe tahmaqar, njerez fallco dhe pa pasion. Nuk shikoj asnje te bukur ne ekzistencen e tyre, po kush e di pse eshte keshtu.

Nuk po them qe nuk duhet te kete vend ne shoqerine tone per keta lloj bastardesh. Eshte nje bote e madhe po ta udhetosh ne kembe, dhe jeta eshte e gjate. Le te jetojne te gjithe.

Megjithate deshperohem kur mendoj qe keto lloj njerezish ekzistojne, kur ne vend te tyre mund te kishim njerez shume me te mire.

E megjithate, ne duhet te triumfojme. Lejtmotivi i perpjekjeve tona keto dy vjetet e fundit ka qene: “Vetem peshqit e ngordhur nuk notojne kunder rrymes”. Dhe kunder kesaj rryme te ndotur pjehrash duhet te vazhdojme….

dihet….

 - by admin

vendimi

Lexoni vendimin e gjyqit,

gjyqtari Fuat Muka (i famshem per mbrojtjen te korruptuarve te uv neper gjyqe) thote qe UV duhet me vendim gjykate te pranoje notat qe nje student ka mare ne universitetin kristal, me argumentin qe “dihet qe kristali eshte universitet i akredituar”.

ka dhe plot cudira te tjera…. ndonje dite do te na urdheroje gjykata te vendosim nota kaluese dhe te japim diploma sepse “dihet…”

dhe nje gje tjeter: shikoni akreditimin e kristalit

akreditim_kristal_2009

UV ne corben e (pa)Drejtesise Shqiptare

 - by admin
Ne vlore vazhdojne gjyqe te cuditshme kunder UV-se. Ja disa raste.
  1. Zonja Alketa Gjylbegu ka fituar gjyqin kunder UV-se. Alketa Gjylbegu u pushua nga puna ne 2009 pasi kishte vene note kaluese ne provimin perfundimtar nje studenti i cili ne ate kohe ishte ne Itali.  Kjo eshte e quajtur e padrejte nga gjyqtari Vladimir Skenderi!!!  Ne ende nuk e dime arsyen perse!
  2. Zoti Vladimir Kasemi ka fituar gjyqin karshi UV-se sepse zv-rektori i Univeritetit nuk paska te drejte te jape verejtje per pedagoget. Sipas gjyqtarit Erarber Madhi vetem titullari i institucionit paska te drejte te japi verejtje. Une nuk e di se ne cilin universitet ka mbaruar gjyqtari Madhi, por jam i bindur se ne cdo universitet te botes verejtjet nuk i jep rektori, por shefi i departamentit, dekani, ose zv-rektori. Kjo tregon injorancen e plote te gjyqeve tona mbi ceshtjet akademike.
  3. Rasti me i fundit eshte se nje student na ka paditur sepse ne refuzojme t’i konvertojme provimet e marra ne Universitetin Kristal. Kjo eshte cmenduria e rradhes. Dhe me e bukura eshte se ky student eshte i biri i nje gjykatesi. Tashme ne gjykaten e babit ai do te marre provimet qe ndryshe nuk i merr dot ketu ne Universitet si gjithe ju te tjeret. Mund t’ju them se ky gjykates ka qene ketu tek ne disa here per notat e te birit. Tashme qe nuk e realizoi dot ka vendosur t’ja jape vete ato nota te birit nepermjet gjykates.(!!!)
BE-ja kerkon me qiri korrupsionin. E keqja eshte se korrupsioni  ka hedhur rrenje shume thelle.   Keto jane gjykatat te cilat do te na mbrojne ne nga korrupsioni?
Megjithe strategjite e qeverise per shkencen dhe teknollogjine, ato asnjehere nuk kane per tu zhvilluar ne se institucionet akademike nuk kane imunitet nga gjykatat e korruptuara. Universiteti ka me dhjetra raste te tjera gjyqesore te cilat jane edhe me qesharake nga keto te mesipermet.

Ja si inkurajohet korrupsioni ne kurriz te Shqiperise

 - by lufte per drejtesi ndaj UV

Gjykatat tona si ajo e shkalles se pare dhe ajo e apelit me paturpesine me te madhe, jo vetem qe korruptohen per vete por solidarizohen me te korruptuarit e institucioneve te tjera. Dhe e bejne kete haptazi pa asnje ngurim, duke i demshperblyer me shuma te kenaqshme te gjithe  te korruptuarit e perjashtuar nga institucione qe i kane hapur lufte korrupsionit me te gjitha format. Nuk eshte nevoja te kaloj ne emra te vecante por nese hedhim nje sy tek te gjithe ish pedagoget e kryekorruptuar te universitetit te vlores te cilet jane shqelmosur nga ky institucion, tani po mbeshteten fuqishem nga gjykates te cilet jo vetem qe brenda 5 minutave marrin vendim kunder UV’se, per heqjen nga puna te ketyre mikrobeve, por e bejne kete duke i shtuar sharje dhimbjes nepermjet batutave banale qe vetem nje gjykates apeli di te beje. Derisa gjykatat te jene ne kete gjendje korrupsioni do te saturohet dhe do te qendroje i palevizshem ne kete shoqeri qe po vuan pasojat e veprimeve te disa kucedrave te veshura me uniformen e ligjit. Por sic duket kete here do te marrin ate qe kerkojne, sepse duke sulmuar UV ata acarojne te gjithe pjesen e ndershme dhe progresiste te shoqerise ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine, e cila nuk do te vezhgoje vallen e djejve ketu ne Vlore por do ti coj ata atje ku kane vendin e pershtatshem per te hedhur vallen e tyre, ne ferr.