Author
Doctor Honoris Causa
- by ez
Doni te dini turpin me te fundit te MASH?
Para pak kohesh Senati Akademik propozoi per titullin “Doctor Honoris Causa” profesorin e nderuar Niko Thomo. Ky propozim i dergohet ministrise per te marre nje pelqim formal. Tani ministria na kerkon 2 rekomandime per prof. Niko Thomon!! Pervec faktit se kjo nuk kerkohet nga ligji sepse ky nuk eshte titull akademik, nga kush mund te merret rekomandim per profesor Nikon? Nga nxenesit e tij? Profesoret e tij tashme nuk jane me …
Anes lumenjve
- by ez
Po sjell poezine e njohur te Nolit sepse duket shume aktuale
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endëronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Fierza, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Student’ e profesorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Kerkesat drejtuar ministrit ne daten 4 Nentor
- by ez
Zoti Minister!
Kohet e fundit Universiteti i Vlores ka bere ndryshime rrenjesore ne lidhje me cilesine. UV eshte i vetmi universitet qe ka mposhtur perfundimisht korrupsionin. Eshte i vetmi universitet qe ka informatizuar plotesisht sistemin e regjistrimeve dhe te administrimit
te brendshem. Per te vazhduar ne kete rruge ne kerkojme impenjimin tuaj per zgjidhjen e disa problemeve qe pengojne zhvillimin e UV:
1. Promovimi i stafit pedagogjik: UV ka ne perberjen e stafit pedagogjik per cdo vit me shume se 10 profesore vizitore nga vende te ndryshme te cilet transferohen ne Vlore dhe japin mesim ne kurset e DND. Universiteti i Vlores eshte i vetmi qe ofron nje cikel cilesor studimi per Doktorature ne Matematike. Keshilli i Profesoreve te UV perbehet nga profesore te nderuar te fushave perkatese. Mendojme se ka ardhur koha qe promovimet per titullin “Prof. As.” te behet nga Keshilli i Profesoreve i Universitetit te Vlores.
2. Ambientet e reja dhe vende pune te reja: Prej kohesh kemi kerkuar ambiente te reja dhe rritjen e organikes. Tani kjo behet jetike per te lehtesuar situaten shume te renduar qe eshte krijuar pas pranimit “te detyruar” te studenteve qe nuk plotesonin kriteret per studim ne Universitetin e Vlores. Kemi me teper se nje vit qe kemi kerkuar me ngulm nje toke per te krijuar aty Kampusin tone qe do i hapte rrugen nje perspektive shume positive per UV. Nuk kemi marre pergjigje dhe nuk dime ku kane perfunduar kerkesat tona.
3. Programet e reja: Prej kohesh kemi derguar propozimet tona per hapjen e programeve te reja dhe deri tani nuk kemi marre pergjigje. Keto programe jane teresisht te reja dhe cilesore. Permbajtja e tyre eshte ndertuar sipas standardeve nderkombetare dhe del jashte kornizave dhe interesave te personave te vecante. Miratimin e programeve te reja, propozimet per te cilat jane derguar ne MASH ne mars te vitit 2009.
4. Autonomia e universiteteve: Vitet e fundit eshte bere pak ne drejtim te rritjes se autonomise se universiteteve. Eshte evidente se sistemi i pranimeve eshte i papershtatshem. Ngjarjet ne Universitetin e Vlores jane deshmia me e mire per kete. Persa i perket UV, nuk jane respektuar kuotat dhe ndarja sipas degeve, edhe pse e kemi ngritur kete problem vazhdimisht. Sistemi i pagesave eshte i padrejte dhe deshmia per kete jane protestat e vazhdueshme te studenteve qe “perplasen” ne dyert e UV dhe te universiteteve te tjera. Kemi propozuar vazhdimisht qe pagesa te behet ne baze te krediteve qe cdo student kerkon gjate vitit. Ka ardhur momenti per marrjen e masave progresive per te rritur autonomine e universiteteve dhe per te beret e mundur nje kompetitivitet sa me real sipas kerkesave te tregut.
Zoti Minister,
keto kerkesa ne i konsiderojme te rendesishme per te ardhmen e Universitetit te Vlores dhe jemi te vendosur qe te çojme deri ne fund rrugen qe kemi nisur. Urojme qe ndjeshmeria juaj politike dhe akademike per keto kerkesa te jete maksimale dhe se bashku te mos humbasim kohen qe eshte shume e vyer per studentet e UV.