Author
koha e shkuar dhe UT
- by admin
Per Informimin Tuaj
- by admin
Gazeta Shqiptare: Ministri Tafaj futet “mik” për studentë jofitues
- by admin
VLORE -Refuzimi i urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për regjistrimin e një studenteje pa konkurrim në kohën kur po mbyllet semestri i parë, ka risjellë përplasjet mes drejtuesve të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkresa e firmosur dhe e vulosur nga Tafaj që i drejtohet (me xhentilesën, “brenda mundësive”) rektorit të Universitetit, është e datës 30 dhjetor 2009 dhe ka numrin e protokollit 7915/1. Ndërkohë, nga ana e titullarëve të universitetit “Ismail Qemali” refuzohet zbatimi, me argumentin se një veprim i tij është në kundërshtim me ligjin. “Studentja nuk është regjistruar, sepse nuk kishte asnjë referim ligjor”, – u shpreh Eustrat Zhupa, zëvendësrektor i universitetit.
SHKRESA
Burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se, shkresa zyrtare e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, është firmosur në orët e fundit të dhjetorit 2009. Nën ciklimin: “Regjistrim studenti në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, viti akademik 2009-2010″, kërkohet që studentja (aplikantja) A.L, të regjistrohet në degën Cikli i Ulët. Burime nga Universiteti i Vlorës e kanë konfirmuar mbërritjen e kësaj shkrese, gjithashtu bëjnë të ditur se nuk e kanë regjistruar studenten. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky veprim është i papranueshëm, pasi nëse do të ketë ndërhyrje të tilla (shkresa e Tafajt), atëherë do të krijohej një kaos dhe precedent me pasojë. Ndërsa për sa i përket shkresës, sipas të njëjtave burime, “ajo nuk mban përsipër referime ligjore”.
UNIVERSITETI
Sipas Eustrat Zhupës, zëvendësrektorit të universitetit, studentja nuk është regjistruar, sepse në shkresën e ardhur nga Tirana nuk kishte asnjë referim ligjor. Mësohet se përveç kësaj, Universiteti i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se nuk ka kapacitete për të pritur studentë të tjerë për vitin akademik në vazhdim. Refuzimi i urdhrit të firmosur nga Tafaj për regjistrimin e një studenti pa konkurrim, ndërkohë që prej muajsh një procedurë e tillë ligjore (pranimi) është mbyllur, shënon përplasjen e radhës mes Rektoratit të Universitetit të Vlorës me ministrin e Arsimit. Në fakt, kjo përplasje është më e gjatë në kohë, përkatësisht kur në krye të institucionit më të lartë arsimor të vendit ishte Fatos Beja.