univlora.net pas nje viti…

 - by ervinruci

Te dashur miq dhe dashamires. Sot u mbush nje vit nga koha kur u hap per here te pare univlora.org. Ishte koha kur kerkonim “autonomi – liri akademike”. Ishte koha e bojkotit, koha e idealeve…

Ne faqet e ketij blogu do te gjeni dhe shume deklarata, artikuj dhe intervista te atyre diteve, te atyre qe tani i kane kthyer kurrizin idealeve qe e benin kete universitet ndryshe nga te tjeret.

U ktheva dhe njehere ne kujtimet e atyre diteve dhe Gjeta gjithashtu nje interviste qe dhashe ne ato muaj per resiten propagandistike te programit qeveritar Brain Gain – interviste te cilen ata nuk e botuan sepse nuk u interesonte.

Sa e trishtueshme qe parashikimet me te zymta te asaj interviste jane aktuale sot.

Ketu keni intervisten e plote.

———- Forwarded message ———-
From: Ervin Ruci
Date: 2009/12/11
Subject: Re: Returns – Interviste
To: Brain Gain Programme
Cc: ervin_ruci@geocode.ca, Rezarta Godo

Pershendetje Bernard,

P

ergjigjet e pyetjeve tuaja mund ti gjeni te afishuara me kete email,

e.

On Dec 11, 2009, at 3:46 AM, Brain Gain Programme wrote:

Brain Gain Programme www.braingain.gov.al
An Initiative of the Government of Albania supported by UNDP

Përshëndetje Z. Ruci!

Programi Brain Gain po përgatit botimin e revistës “Kthime – Returns” një botim i UNDP-së që ka për qëllim të bëjë të njohur në publikun e gjërë Shqiptar personat e kthyer nga studimet larta të kryera jashtë vendit dhe që mbështeten nga Programi Brain Gain, si edhe të nxisë të tjerë të kthehen me anë të këtij publikimi. Nëse publikimi rezulton i suksesshëm ai do të kthehet në një botim të rregullt të Agjensisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit me synimin për të sjellë pranë lexuesit shqiptar arritjet e individëve si ju, në fushat specifike të kërkimit shkencor, por edhe mundësinë për të sjellë në gjuhën shqipe arritjet në këtë fushë nga vende të tjera.

Në numrin promovues, për secilin nga ju që keni përfituar nga paketa Brain Gain do t’ju vihen në dispozicion 2 faqe (një fletë) ku do të ketë fotografi tuajat (UNDP ka vënë në dispozicion të programit një prej fotografëve më të mirë shqiptarë Z. Roland Tasho) si edhe pjesë të intervistës që ju do të jepni në vijim. Duke ju falenderuar që në fillim për bashkëpunimin, ju lutemi përgjigjuni pyetjeve në vijim duke patur parasysh faktin që audienca lexuese është shumë e gjerë dhe do jetë më e interesuar për faktet interesante apo gjera që ju bëjnë ju të veçantë.

Kur u larguat nga Shqipëria, u larguat me mendimin për të mos u kthyer më apo thjesht për të vazhduar studimet?
Ju keni fituar çmim në Olimpiadën Kombëtare të Fzikës ndërsa studimet i keni mbaruar në degën e Matematikës. Pse ky ndryshim?
A ishte fillimi i Programit Brain Gain një ndër faktorët që jua lehtësoi vendim-marrjen për t’u kthyer?
Çfarë mbani mend nga koha kur u larguat?
A keni hasur pengesa në ingranimin tuaj profesional dhe a ju kanë bërë këto pengesa të mendoni për një kthim mbrapa?
A e shikoni veten tuaj të ingranuar plotësisht në jetën Shqiptare?
Programi Brain Gain sipas jush – sukses, jo ai që pritej të ishte apo diçka krejt ndryshe?
E ardhmja. Si e mendoni atë për veten, për institucionin ku ju punoni dhe për Shqipërinë.

Bernard Zeneli
Progamme Manager

Programi Brain Gain
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, (Selia e Kryeministrisë), Tirana, Albania
Tel: + 355 4 277429 Fax: + 355 4 232075 E-mail: braingain@km.gov.al

Epilog: Doreheqja perfundimtare:

Te dashur miq,

Para tre vitesh erdha ne Shqiperi pas nje mungese te gjate, 12 vjet ne Kanada.

Ndoshta erdha nga idealizmi, ndoshta nga kurioziteti.

Largohem sot duke mos fituar asgje, pervec ndjesise se nje realiteti te zymte.

Shqiperia sot eshte negativi i asaj qe duhet te jete – sipas deshirave

dhe aspiratave te mia.

Ato deshira dhe aspirata u perpoqa ti vija ne jete ne nje mikrokozem

sic eshte nje universitet publik – universiteti I Vlores.

Me shume lufte krijuam nje ishull te brishte, po nuk mund te shtonim

nje hallke me shume ne zinxhirin parti-popull-servil.

E kisha gjithmone ndiesine qe ky ishull nuk do te mbijetonte gjate,

dhe ashtu ndodhi. E megjithate mund te mbahet mend ndonje dite, se si

universiteti me i dobet ne vend u kthye brenda dy vitesh ne

universitetin me te mire te te gjithe zones shqipfolese.

Nganjehere mendoj se sa egersisht na luftuan ata qe duhet te na

perkrahnin, ministria e arsimit dhe shkences, politikanet provinciale,

gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar, mediokrit qe duan diploma,

mediokrit qe kane diploma, gazetaret e blere, e shume e shume te

tjere.

Une nuk mund te punoj me, me asnje nga keto kategori njerezish,

prandaj dorehiqem ne menyre te parevokueshme nga te gjitha funksionet

pedagogjike dhe administrative ne Universitetin e Vlores.

Per ata pak njerez, per te cilet ia vlejti perpjekja ime kam vetem nje keshille:

Duhet te vazhdosh te thuash te verteten per ta, edhe kur ata te

pushojne se genjyeri per ty.

e.

No related posts.

Leave a comment

You must be connected to post a comment.