nje sukses i vogel, por beteja vazhdon

gjate javes se shkuar u zhvillua ne Univ. e vlores konferenca nderkombetare  Applications of Computer Algebra 2010.

Ne kete konference morren pjese 123 pjesemarres te huaj dhe dhjetra pjesemarres nga UV. Konferenca pati nje sukses te jashtezakonshen. Ne ceremonine e hapjes ishin te pranishem edhe Kryetari i Bashkise, zoti Shpetim Gjika, Kryetari i Qarkut zoti Agron Sharra, dhe Prefekti zoti Hasan Halili.  Megjithe ftesat per MASH dhe qeverine askush nuk na nderoi me pranine e tyre.
Fjalet e gjithe te pranishmeve ishin teper mbreselenese. Do te vecoja ketu ne Banketin e Konferences fjalen e Aleksandr Myllär nga Finlanda i cili tha: “Erdha ne Shqiperi me mendimin se do te gjeja 70% muslimane me perce, por gjeta te rinj energjike,  shkencetare te denje. Kjo eshte reklama me e madhe qe ju mund ti beni Shqiperise”.  E. Varbanova nga nga Akademia Bullgare e Shkencave midis te tjerave tha “Ju them me bindje se ju keni hapur nje dritare te madhe per Shqiperine. Shpresoj se ky brez shkencetaresh dhe te rinjsh te talentuar shqiptare te marrin sa me shpejt drejtimin e ekonomise dhe shkences ne Shqiperi”. Kurse Michael Wester nga University of New Mexico ne ShBA tha, “… kudo qe do te shkoj do t’ju tregoj te gjitheve per magjine e Vlores, per mikpritjen e shqiptareve, per kete vend te rralle me nje te ardhme te ndritur.”
Personalisht do te shtoja se ishte nje nga javet me te bukura te jetes sime, kur shihja vajzat e djemte tane qe bisedonin dhe shihnin drejt ne sy, profesore ne disa nga universitetet me ne ze te botes. Kjo na jep shprese se nje dite keta te rinj e te reja do te zevendesojne te paaftet dhe do te bejne te mundur qe edhe Shqiperia jone te jete e barabarte mes vendeve te tjera te Europes.
Nikolay Vasiliev (Steklov Institute of Mathematics at St.Petersburg) gjate mbremjes me pyeti ” A ka universitete te tjere Shqiperia?”.  Eshte tashme fakt qe reputacioni dhe emri i Universitetit tone eshte rritur ndjeshem ne bote. Une jam krenar se kjo po arrihet duke vene theksin tek programet dhe shkencat baze si matematika, fizika, biologjia, kimia, informatika, inxhinjerite.
Konferenca e ACA 2010 tregoi se ne po ecim ne rruge te drejte, se endrra jone per ta bere UV-ne nje nga universitetet me te mire te Ballkanit dhe me gjere po fillon te behet realitet. Ne kemi ende shume per te bere, por rezultatet e para po i prekim me dore.
Motra dhe vellezer, ju bej thirrje qe kete enderr ta mbajme gjalle. Ju bej thirrje qe ti ruajme universitetet publike si drita e syrit. Cdo perpjekje per ti shkaterruar ato eshte nje dem i madh per kombin, per te ardhmen e Shqiperise, per te ardhmen e femijeve tuaj.
Ju bej thirrje gjithashtu te kontaktoni te gjithe deputetet tuaj te zones per te votuar kunder projektligjit per financimin e universiteteve private. Ky ligj do te favorizoje pa te drejte universitetet private dhe do te shenoje fundin perfundimtar te arsimit te larte publik ne Shqiperi. Ky ligj eshte ne favor te individeve dhe lobeve te caktuara, por ne dem te Shqiperise dhe arsimit publik. Perkrahesit e tij nuk kane asgje te perbashket me shkencen dhe universitetet. Le te shpresojme se parlamentaret tane nuk do ta votojne kurre nje ligj te tille.

  • Share/Bookmark

No related posts.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

One Response to nje sukses i vogel, por beteja vazhdon

  1. une says:

    pas cdo universiteti privat qendron nje politikan. ju fton te publikoni ne kete faqe te gjithe emrat e universiteteve private dhe politikaneve qe kane interesa atje.
    cka menuja sot

Lini një Përgjigje