Ambasadori gjerman: Lëvizjet në administratë, për motive politike

TIRANE – “Shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike, porse kjo nuk duhet të ndodhë më”. Kështu është shprehur sot ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard. Ai ka dhënë një mesazh të qartë për qeverinë dhe institucionet në varësi të saj.

Mos bëni lëvizje politike në administratë. Kjo sipas tij, është një nga kriteret më të rëndësishme të BE-së. “Të mos harrojmë se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t’u realizuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është një administratë publike funksionale, e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike”, tha ambasadori gjerman.

“Gjermania dhe partnerët ndërmbëtarë kanë shpenzuar shumë për trajnimet e administratës publike në Shqipëri”, tha ndër të tjera kryediplomati gjerman.

  • Share/Bookmark

No related posts.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

4 Responses to Ambasadori gjerman: Lëvizjet në administratë, për motive politike

  1. Kollo Zi says:

    Mire e ka ambasadori, por ja qe ai nuk ka pare Kolloze e Patoze.

    Pse te shkojme me larg? Shiheni Vloren qe eshte bere me sulltan keto dite. Ka dale balozi nga deti dhe u ka hyre rradhe zyrave, drejtoreve, mesuesve, infermiereve, doktoreve e gjithe te tjereve.

    Kur pyesin njerezit se c’paten qe i heqin, pergjigja eshte gjithmone njesoj: “E hoqi Kollozi”.

    Vloren e ka marre lumi qe kur PD-ja mbahet me kollozet me shoke.

  2. gazeta imperial says:

    Po kur te behet Kollozi kryetar bashkie c’do te thoni ju?

    Se po iku Shpetim Gjika ai do te behet edhe krytar i vlores sone heroike.

  3. hasani says:

    Kollozi s’behet kurre kryetar bashkie ne Vlore. E pame sa mori PD-ja ne zgjedhje. Edhe 10% mezi i mori.

    Me kollozin si kandidat as 500 vota nuk marrin keta te pd-se.

    Une kam votuar gjithe jeten, familjarisht me PD-ne, por kollozit s’ja jap voten sikur te behet njera. Nje hajdut qe s’la gje pa vjedhur, s’la tendera pa marre, qe nuk ka asnje shok pervecse disa kumarxhinj, nuk duhet te kete funksione publike.

    Keta te gjejne ndonje tjeter sa me pare dhe ta qerojne ate hajdut, se ndryshe pd-ja ne vlore s’ngre dot koke kurre.

    Rrofte Doktori!

Lini një Përgjigje