Ese Mbi Miresine

Ata që kanë patur fatin që nga dhuruesi t’u falet shpirti i mirë, gjithë jetën e jetës do të jenë të mirë.
Njeriu me shpirt të mirë, e urren të keqen me shumë guxim, dhe me shumë guxim e bën dhe e proklamon luftën e tij kundër të keqes, madje edhe në rastet kur është i pagjasë. Mirësia e ushqen atë deri në atë masë, sa është për të besuar se pikërisht ndjenja e mirësisë e mban atë në jetë. Ushqim i tij jetësor nuk është droja për veten, as nuk është droja nga të tjerët. Ushqim i tij jetësor është vetësakrifica, ajo gjëja e paprovuar, që i mundëson ta ndjejë atë si një mëkat të ëmbël. Ky mëkat i ëmbël është për te si molla e ndaluar e parajsës, shijen e së cilës s’mund ta shijojë çdokush.
Njeriu i mirë është ekzemplar i rallë. Atë s’e takon dot. Madje, edhe po ta takosh, e ke shumë të vështirë ta dallosh, sepse është aq i natyrshëm në jetë, sa s’e dallon dot.
Njeriun e mirë e përshkon modestia. Ai nuk flet kot së koti. Nuk shqetësohet nga rregullsia, dhe në çaste rregullsie është si qengji: i butë dhe i dëgjueshëm. Ai del në dukshmëri vetëm në raste të veçanta, në raste rreziqesh të mëdha, në raste havarishë. Del krejt i vetmuar, dhe shkel me shumë guxim mbi tokën e ndaluar. Është pikërisht toka e ndaluar, ajo që e prodhon hormonin e gjallërimit tek ai. Uji i kulluar që rrjedh mbi tokën e ndaluar, është burim jete për te. Dielli që e ngroh atë tokë, është shpresë jete për te.
Por, njeriu i mirë ka një mangësi tmerruese: nuk di gjë për vyrtytin e vet. Është pikërisht kjo mangësi, ajo që e bën të jetë kokëulur, modest, dhe t’u besojë nganjëherë edhe njerëzve më shpirtligë, ndaj ka rrezik që vyrtyti i dëlirësisë së tij të keqpërdoret në masë të madhe nga të ligët, të cilët nuk kanë mision tjetër përpos së keqes.
Popujt që synojnë lirinë e mirësisë dhe mirësinë e lirisë, duhet të shndërrohen në parajsë për njeriun e mirë, dhe në ferr të vërtetë për ngulmuesit e së keqes.
Liria e sendërtuar dhe e përkujdesur nga njeriu i mirë është liria vërtetësore.
Liria e përkujdesur nga ngulmuesit e së keqes është liria që vret.
Zoti na shpëtoftë nga një liri e tillë

  • Share/Bookmark

No related posts.

This entry was posted in Letersi shqiptare. Bookmark the permalink.

3 Responses to

  1. P.R says:

    Ah, memedhe! C’u bera qesharak.
    nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
    T’i flas ndokujt se s’me kupton aspak.
    Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj

  2. Anonim says:

    Ngadalë vdes

    Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
    që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
    që nuk ndryshon rrugë,
    që nuk rrezikon,
    që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
    që nuk i flet atij që nuk e njeh.
    Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
    që është i pakënaqur nga puna,
    që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
    që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
    Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
    që nuk lexon,
    që nuk dëgjon muzikë,
    që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
    Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
    që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
    që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
    që ankohet për shiun që nuk pushon.
    Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
    që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
    që nuk përgjigjet për gjërat që di.
    E shmangim vdekjen me doza të vogla,
    duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
    kërkon një përpjekje shumë më të madhe
    se thjeshtë fakti që marrim frymë.
    Vetëm durimi i paepur
    do të na bëjë të arrijmë
    lumturinë më të madhe.

  3. Anonim says:

    Kjo eshte nje mendje e madhe qe te paralizon mendimin dhe mpin perceptimin,ti s mund te gjesh fjale ne fjalorin tend per te shprehur me sakte e per rrjedhoje per te shkruar me sakte,ate qe aq fort te ka inspiruar.
    Idete e medha shprehen me fjale te thjeshta ku qartazi nuk mbaka kuptim vetem fjala ketu ,por edhe lidhezat edhe parafjalet duket se mbartin po aq force
    I adhuroj cdo germe ,eshte mesazh shpirteror qe ndihet kaq aktual e i prekshem,inspirues ,i pa zevendesueshem. S’ ka asnje mendim me te bukur se dy komentet e para,gjenialitet ka aty,vertetesi,force ,mendim,pasion,shprese,gjithshka.

Lini një Përgjigje