Nje post-doc nga CA, USA
- by admin
Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.
E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.
Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.
Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.
Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.
Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).
Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.
Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.
Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.
Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.
Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ‘50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.
Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.
Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.
Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ‘30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.
Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.
Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.
Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.
No related posts.