Europa midis nesh po edhe kaq larg nesh
- by ervinruci
Sot, ambasadori i BE ne Shqiperi Helmuth Lohan, foli ne universitetin e Vlores per procesed integruese te Shqiperise ne BE, ne kuader te forumit te UV per dialog ne temat nderkombetare me titull: “EU, between me and you”.
Midis te tjerash ambasadori Lohan permendi faktin qe mbi 90% e Shqiptareve e mbeshtesin antetaresimin e mundshmem te Shqiperise ne BE mirepo shume pak e kuptojne se cilat jane konditat qe duhen plotesuar per te arritur kete objektiv.
Duke u zgjeruar me shume ne temen nr 25 te pyetesorit te BE, qe ka lidhje me Arsimin dhe Shkencen, Zoti Lohan tha se ne Shqiperi ka “nje oreks te tepruar per diploma universitetesh.”, “Madje, ” – vazhdoi ai, ” nje i ashtuquajtur _universitet_ u hap para nje jave afer shtepise sime ne nje godine banimi. Une mendoj se shume shpejt shqiptaret do ta kuptojne se cfare do te thote te krijosh nje arsim te larte qe krijon cilesi dhe jo sasi. Qe ne te ardhmen diplomat e leshuara nga universitetet shqiptare te njihen edhe ne Europe.” me tej zoti Lohan gjithashtu foli mbi lirine akademike per te cilen kaq shume kemi luftuar ketu ne UV keto dy vjetet e fundit me bojkote dhe protesta. “Liria akademike eshte nje parim themelor jo vetem per zhvillimin e nje institucioni te arsimit te larte, por edhe per zhvillimin e ndergjegjes qytetare te nje vendi. Prandaj eshte nje kusht themelor per arritjen e standarteve te BE”.
Mendoj se ky eshte nje sinjal i qarte ndaj politikes qeveritare shqiptare se masivizimit te arsimit larte, shtypjes se lirise akademike te universiteteve publike sic eshte ai i Vlores, dhe ne pergjithesi ndaj degradimit total te arsimit te larte qe kane sjelle politikat shteterore te arsimit keto 20 vjetet e fundit.
No related posts.