Per Informimin Tuaj

 - by admin
Pedagoget e UV, ne masen 97% kane vendosur bojkotimin e mesimit sikurse eshte paralajmeruar qe me pare, duke filluar qe nga dita e neserme ne vazhdim.
Eshte ne interes te te gjitheve qe te informoheni perse behet ky bojkot.
Nuk behet per rrogat te cilat kane qe ne dhjetor qe nuk na i paguan thesari i shtetit. Bojkoti behet sepse e ardhmja e universitetit per te cilin kemi investuar kaq shume nga koha dhe aftesite tona eshte ne rrezik!
Pedagoget e UV, si edhe une personalisht, kemi nje qellim te vetem:
Qe ne Vlore te krijohet ajo qe nuk ekziston asgjekund te Shqiperi sot, nje universitet modern sipas te gjitha standarteve perendimore. Nje universitet ku nota dhe diploma nuk shitet dhe blihet, ku studentet krenohen qe jane pjese e nje institucioni ku punohet per te mesuar dhe mesohet per te arritur diku ne jete.
Nje universitet krejt ndyshe nga ky llum akademik qe kane akumuluar politikat arsimore te ketyre 20 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
Universiteti i Vlores nuk kerkon asgje tjeter pervec se te lihet i qete qe te vazhdoje ne rrugen e tij, ne ate te te berit te nje universitet model jo vetem per Shqiperine po edhe me gjere. Dhe po funksionon!
Ketu mesimi fillon ne oren 8am qe ne diten e pare te shkolles kur ne Tirane e gjetke kerkojne akoma orarin deri ne fund te semestrit. Ketu studentet kane mundesi te ecin ne baze te merites individuale te sejcilit, dhe me ane te marreveshjeve te arritura mes UV dhe shume universiteteve prestigjoze te vazhdojne studimet jashte shtetit.
Universiteti i Vlores eshte i vetmi ne Shqiperi qe ka nje reviste shkencore me faktor impakti, “impact factor”, Albanian Journal of Mathematics. I vetmi universitet me nje program pasuniversitar ne Matematike dhe Shkenca Kompjutacionale te perbere teresisht nga profesore me prestigj nderkombetar akademik, shume prej te cileve vijne nga USA, Gjermania, Anglia, etj, ne nje vend te huaj per te dhene mesim ne te vetmen shkolle pasuniversitare ne Shqiperi, ku Doktoraturat nuk jepen me miq dhe para, por u jepen atyre qe e meritojne!
Ndoshta per keto dhe shume aresye te tjera u erren syte atyre dinosaurve ne Tirane, qe nuk na lene te qete ne misionin tone, po kane akoma dhe paturpesine qe te kerkojne te zhbehet ajo qe eshte bere ketu ne Vlore keto dy vitet e fundit.
Neve fillojme kete proteste qe kjo padrejtesi te marre fund!
Universiteti i Vlores kerkon AUTONOMI ashtu sic e parashikon ligji i Arsimit te Larte!
Kerkon aprovimin e programeve te reja. Nje kerkese qe ka mbi nje vit qe zvarritet me justifikime nga me absurdet.
Eshte e qarte tanime dashakeqesia e MASH ndaj universitetit tone.
Ministria bllokon keshillin e profesorave te UV, ne menyre qe te kontrolloje promovimin e pedagogeve tane dhe si rrjedhoje te ardhmen e universitetit. Ata e bejne kete qe te promovojne vetem njerezit qe deshirojne ata, qe te sjellin ne drejtim te UV medioker, te paafte dhe besnike te bindur partie qe te zbatojne urdhrat e tyre pa kundershtim.
Me kete ata gjithashtu mohojne te drejten tuaj per te patur nje diplome te vlefshme per tregun e punes.
Ne kete nuk mund ta tolerojme me gjate kete padrejtesi!
Vendimi me i veshtire me te cilin mund te perballet nje pedagog eshte ai i bojkotimit te mesimit. Eshte nje vendim qe te gjithe ne e marrim me dhimbje, por me nje solidarizim pothuajse unanim.
Nga sa kemi pare deri tani, kemi edhe mbeshtetjen e studenteve tane. Ju falenderoj per perkrahjen tuaj te deritanishme dhe ju ftoj te jeni neser se bashku me pedagoget ne proteste per te drejtat tona dhe per te ardhmen e UV.

No related posts.

Leave a comment

You must be connected to post a comment.