Month: Janar 2010

Mendja e mbare nuk mund te perbaltet

 - by Kozeta Hyso

Dihet tashme qe ne cdo lloj forme qe shfaqet superioriteti nxit kunderveprimin e mases se pafundme te mediokerve,te cilet mblidhen menjehere bashke, ne aleance, duke komplotuar, per te mos i lejuar kalimin dhe per ta mbytur nese eshte e nevojshme. Lindja e nje lavdie te re nuk shihet me sy te mire bile as nga ata qe kane merita dhe kane arritur te njihen zyrtarisht, sepse prane vezullimit te ri, ylli i vjeter do te shkelqeje me pak. Flas per rrugen e mbare te nisur nga UV ose do te shkoje progresi deri ne fund ku eshte nisur ose cdo pengese ose kthim prapa me metoda burokratike partiake e mediokre do ta zbehin dhe do ta zhbejne vizionin qe ka fituar tashme Universiteti i Vlores. Ne veme ne dispozicion te gjitha aftesite, perkushtimin intelektual ne dobi te kesaj levizje progresiste.

Kerkesat drejtuar ministrit ne daten 4 Nentor

 - by ez

Zoti Minister!

Kohet e fundit Universiteti i Vlores ka bere ndryshime rrenjesore ne lidhje me cilesine. UV eshte i vetmi universitet qe ka mposhtur perfundimisht korrupsionin. Eshte i vetmi universitet qe ka informatizuar plotesisht sistemin e regjistrimeve dhe te administrimit

te brendshem. Per te vazhduar ne kete rruge ne kerkojme impenjimin tuaj per zgjidhjen e disa problemeve qe pengojne zhvillimin e UV:

1. Promovimi i stafit pedagogjik: UV ka ne perberjen e stafit pedagogjik per cdo vit me shume se 10 profesore vizitore nga vende te ndryshme te cilet transferohen ne Vlore dhe japin mesim ne kurset e DND. Universiteti i Vlores eshte i vetmi qe ofron nje cikel cilesor studimi per Doktorature ne Matematike. Keshilli i Profesoreve te UV perbehet nga profesore te nderuar te fushave perkatese. Mendojme se ka ardhur koha qe promovimet per titullin “Prof. As.” te behet nga Keshilli i Profesoreve i Universitetit te Vlores.

2. Ambientet e reja dhe vende pune te reja: Prej kohesh kemi kerkuar ambiente te reja dhe rritjen e organikes. Tani kjo behet jetike per te lehtesuar situaten shume te renduar qe eshte krijuar pas pranimit “te detyruar” te studenteve qe nuk plotesonin kriteret per studim ne Universitetin e Vlores. Kemi me teper se nje vit qe kemi kerkuar me ngulm nje toke per te krijuar aty Kampusin tone qe do i hapte rrugen nje perspektive shume positive per UV. Nuk kemi marre pergjigje dhe nuk dime ku kane perfunduar kerkesat tona.

3. Programet e reja: Prej kohesh kemi derguar propozimet tona per hapjen e programeve te reja dhe deri tani nuk kemi marre pergjigje. Keto programe jane teresisht te reja dhe cilesore. Permbajtja e tyre eshte ndertuar sipas standardeve nderkombetare dhe del jashte kornizave dhe interesave te personave te vecante.  Miratimin e programeve te reja, propozimet per te cilat jane derguar ne MASH ne mars te vitit 2009.

4. Autonomia e universiteteve: Vitet e fundit eshte bere pak ne drejtim te rritjes se autonomise se universiteteve. Eshte evidente se sistemi i pranimeve eshte i papershtatshem. Ngjarjet ne Universitetin e Vlores jane deshmia me e mire per kete. Persa i perket UV, nuk jane respektuar kuotat dhe ndarja sipas degeve, edhe pse e kemi ngritur kete problem vazhdimisht. Sistemi i pagesave eshte i padrejte dhe deshmia per kete jane protestat e vazhdueshme te studenteve qe “perplasen” ne dyert e UV dhe te universiteteve te tjera. Kemi propozuar vazhdimisht qe pagesa te behet ne baze te krediteve qe cdo student kerkon gjate vitit. Ka ardhur momenti per marrjen e masave progresive per te rritur autonomine e universiteteve dhe per te beret e mundur nje kompetitivitet sa me real sipas kerkesave te tregut.

Zoti Minister,

keto kerkesa ne i konsiderojme te rendesishme per te ardhmen e Universitetit te Vlores dhe jemi te vendosur qe te çojme deri ne fund rrugen qe kemi nisur. Urojme qe ndjeshmeria juaj politike dhe akademike per keto kerkesa te jete maksimale dhe se bashku te mos humbasim kohen qe eshte shume e vyer per studentet e UV.

Naim Frasheri (Tradhetoret)

 - by vlora

Tradhëtorëtë

Shokë, kemi në mest tënë
Shum’ armik’ e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh’ e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr’ e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk’ e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt’ armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë!

Fajn’ e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë
T’ish ashtu, qe prishur jeta,
S’kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nder’ e tyre posht’ e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S’ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
Janë të verbër e s’shohin.

O, popo ç’turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s’janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn’ e Shqipërisë,
S’duanë gjuhënë tënë
Armikët’ e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s’e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t’u vinë.

Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s’dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt’ e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.

Promovimet

 - by vlora

Te nderuar kolege,

Sic e dini problemi primar i UV-se sot eshte promovimi i pedagogeve. MASH po reziston t’i njohe promovimet tona.

Ne tetor 2009 Ministri Tafaj me ka premtuar ne telefon midis te tjerash se programet e reja dhe promovimet do te zgjidheshin sa me shpejt. Koha e tregoi se kjo ishte genjeshtra e rradhes qe ne te pranonim gjithe pesaxhinjte ne mesim.

Ne Nentor nje delegacion i UV-se ka takuar Ministrin. Ne kete delegacion kane qene E. Zhupa, D. Tozaj, E. Ruci, E. Xhelilaj. Ministri perseri u premtoi shume, midis te tjerave edhe promovimet.

Ne te njejten kohe Ministri filloi edhe presionin kundrejt nesh duke derguar auditin e MASH ne UV per 5 jave te tera. Kur auditi nuk gjeti ato qe shpresonte, presioni u shnderua neper kanale te tjera. E gjithe kjo behet vetem e vetem qe qeveria te kontrolloje promovimet e pedagogeve dhe si pasoje UV.

Une personalisht jam i bindur se qeveria do te perdore cdo rruge qe te mos te toleroje ne kete pike. Ata do te perpiqen te organizojne protesta te studenteve, militantet partiake ne Vlore do te aktivizohen serish. Rektori por edhe te gjithe ata qe konsiderohen rreth tij do te pergojohen neper gazeta si gjithmone me pare.

Ne duhet te perdorim cdo forme per te marre ate te drejte legjitime te cilen duhet t’a kene te gjithe ata qe punojne ne universitete. Perpiquni te sqaroni studentet, koleget, prinderit dhe gjithe opinionin qytetar per te drejten tuaj. Me sa shoh rruga e vetme qe na ngelet eshte bojkotimi total.

Rektori,

T. Shaska

Vlores

 - by vlora

Vlorës

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet’ me duar
fij’t e flamurit ke tjerr!

Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt’, margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t’i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!…

…Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas’ armiq,
me syt’ katër gjith’ pas arit,
jasht’ zakonit të shqiptarit,
që s’shet besën për ca fiq.

Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n’ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet’ e zot i lirë
veç për tokën q’i dha bè.