Month: Janar 2010
Introduction of a new and improved IT service
- by EridaPrifti
The internet services were introduced at the University of Vlora in 2001, but IT staff was not included in the budget so the very small number of computers at the university was often virus stricken or non-functional. In February 2008 a special focus of the educational reforms taken by the president of the University was a total renewal of the University access to the internet and the creation of an IT office.
During 2009 more installations have been taking place. A complete local area network (LAN) installation was accomplished linking more than 100 computers and a proportional number of peripherals like all-in-one printers, photocopiers and scanners. LAN access was provided to all college buildings for almost every department office. More computers and peripherals were installed. The internet service which was initially introduced to the University in 2001 had one dial up line which was used to connect the lab computers and some of the offices to the internet. The speed of the dial up line was not more than 50 Kbps and because of the huge amount of traffic and poor computer management and protection, problems occurred very frequently.
In 2008 the University administration agreed to financially support a bigger bandwidth, and 256 Kbps internet line was installed. Almost at the same time with the installation of the bigger bandwidth, wireless connectivity within the University buildings was introduced to the existing network, providing a versatile connectivity solution for those who use a laptop computer.
E. Prifti
Bashkohuni me ne (studenteve)
- by vlora
Te nderuar studente,
duket sikur gjerat ne Universitet po shkojne drejt protestave. Neser ne do te bejme mesim te rregullt, por mesa duket te Enjten do te kemi bojkot te plote. Qe te jeni ne dijeni te pikes kryesore te protestave:
Ne perputhje te plote me ligjin, ne kemi krijuar keshillat e profesoreve dhe kemi bere promovimet e stafit pedagogjik sipas titujve (lektor, lektor i Pare, docent, Prof. Asociuar). Kur merren keto tituj rritet edhe rroga, sipas ligjit. Keshillat tane te profesoreve jane nga me te mirat ne Shqiperi, me profesore nga Amerika, nga Universiteti i Tiranes, etj. Mund te permend ketu Artur Elezin, Halil Sykja, Koco Dollani, Niko Thomo, Shezai Rrokaj, etj.
Qeveria nuk i pranon keto promovime, edhe pse jane ne perputhje te plote me ligjin qe ka miratuar vete. Perse? Qe keto promovime te jepen ne Tirane ku pedagoget tane duhet te vene dhe te paguajne rryshfete? Qe qeveria te kontrolloje titujt akademike dhe si pasoje edhe administraten e universiteteve? Qe universitetet te mbushen me mitingashe e militante? Apo se ne duhet te promovonim vetem “te djathte” dhe jo “te majte”?
Pedagoget jane plotesisht te bashkuar dhe do te vazhdojne protestat deri sa te realizohen kerkesat. Per shembull, nga gjithe Fakulteti i Ekonomikut vetem
Besjana Roshi
Pranvera Resulaj
nuk kane firmosur peticionin. Te dyja pedagoge te reja dhe me nje eksperience te paket pune ne UV. Gjithe pjesa tjeter, rreth 95 % e pedagogeve, jane pro protestave. Ende nuk kemi shifra te fakulteteve te tjera, por shifra e pergjithshme e atyre qe kane firmosur eshte tek 90%. Shume te tjere thjesht nuk kane qene prezent dje per te firmosur. Neser ne do te nxjerrim emrat e gjithe pedagogeve qe nuk kane firmosur.
Ne shpresojme ne mbeshtetjen totale te studenteve per pedagoget tane. Kini parasysh qe shumica prej pedagogeve marrin 42 000 Leke ne muaj (pas taksave). Keto nuk dalin me per kafe dhe jo me per te ushqyer familjen. Shumica prej tyre jane familjare dhe kane femije. Shpresoj qe ne keto dite kritike per pedagoget te jeni me ta.
Universiteti eshte e ardhmja e ketij vendi, per me teper brezi juaj eshte shpresa e vertete. Ne duhet t’u themi JO politikave te vjetra, nderhyrjes se politikes ne arsim, perdorimit te arsimit si nje mjet per te forcuar pozitat politike. Qeveria nuk mund t’a shtyje gjithe kohen me genjeshtra. Ministri na premtoi edhe ne Tetor edhe ne Nentor se do ta zgjidhte kete pune sa me shpejt. Ne kemi pritur boll.
Sic i thone nje fjale “Vetem peshqit e ngordhur nuk ecin kundra rrymes“. UV-ja nuk eshte peshk i ngordhur. Dhe eshte mire qe qeveria t’a mesoje kete sa me shpejt. Kontributi i nje universiteti duhet te jete shkencor dhe civil. Kontributi me i madh i secilit prej jush per Shqiperine eshte te jeni ne krah te pedagogeve tuaj.
Ne shpresojme tek Ju, sepse s’na ka humbur shpresa per te ardhmen e ketij vendi.
Bashkohuni me Ne, bashkohuni me te ardhmen.
University of Vlora: Championing the Cause of Quality in Education
- by EridaPrifti
Starting in January 2008, the University of Vlora is applying a modernization agenda through curricular and governance reforms, causing changes that are shaping themselves into an era of progress and rapid development and planting a pioneer flag in the quest for quality in Albanian higher education.
Differently from all other higher education public institutions in Albania, the University of Vlora is striving to detach itself from the traditional old-system teaching mentality and methodology, managing through many struggles to be the first public university that is uninfluenced by the pressure of corruption and nepotism, and headed towards internationalization based on western standards.
The introduction of ICT (Information and Communications Technology) at the University of Vlora is transforming education at its core. The value of an effective knowledge management and the fostering of communication and exchange of information amongst administration, faculty, and students is being proven to be a vital key to the university functioning, development, and success.
Compared to only four semesters ago, when every piece of information, official or not, was transmitted by word of mouth and very few people knew how to use a computer, the University of Vlora now has completely a different face. The interesting thing is that the same people that not too long ago seemed to be unable to contain and let alone bring to life such a revolution, are now the ones who are keeping the whole system alive and working.
E. Prifti
Gazeta Shqiptare: Ministri Tafaj futet “mik” për studentë jofitues
- by admin
VLORE -Refuzimi i urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për regjistrimin e një studenteje pa konkurrim në kohën kur po mbyllet semestri i parë, ka risjellë përplasjet mes drejtuesve të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkresa e firmosur dhe e vulosur nga Tafaj që i drejtohet (me xhentilesën, “brenda mundësive”) rektorit të Universitetit, është e datës 30 dhjetor 2009 dhe ka numrin e protokollit 7915/1. Ndërkohë, nga ana e titullarëve të universitetit “Ismail Qemali” refuzohet zbatimi, me argumentin se një veprim i tij është në kundërshtim me ligjin. “Studentja nuk është regjistruar, sepse nuk kishte asnjë referim ligjor”, – u shpreh Eustrat Zhupa, zëvendësrektor i universitetit.
SHKRESA
Burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se, shkresa zyrtare e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, është firmosur në orët e fundit të dhjetorit 2009. Nën ciklimin: “Regjistrim studenti në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, viti akademik 2009-2010″, kërkohet që studentja (aplikantja) A.L, të regjistrohet në degën Cikli i Ulët. Burime nga Universiteti i Vlorës e kanë konfirmuar mbërritjen e kësaj shkrese, gjithashtu bëjnë të ditur se nuk e kanë regjistruar studenten. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky veprim është i papranueshëm, pasi nëse do të ketë ndërhyrje të tilla (shkresa e Tafajt), atëherë do të krijohej një kaos dhe precedent me pasojë. Ndërsa për sa i përket shkresës, sipas të njëjtave burime, “ajo nuk mban përsipër referime ligjore”.
UNIVERSITETI
Sipas Eustrat Zhupës, zëvendësrektorit të universitetit, studentja nuk është regjistruar, sepse në shkresën e ardhur nga Tirana nuk kishte asnjë referim ligjor. Mësohet se përveç kësaj, Universiteti i Vlorës ka njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se nuk ka kapacitete për të pritur studentë të tjerë për vitin akademik në vazhdim. Refuzimi i urdhrit të firmosur nga Tafaj për regjistrimin e një studenti pa konkurrim, ndërkohë që prej muajsh një procedurë e tillë ligjore (pranimi) është mbyllur, shënon përplasjen e radhës mes Rektoratit të Universitetit të Vlorës me ministrin e Arsimit. Në fakt, kjo përplasje është më e gjatë në kohë, përkatësisht kur në krye të institucionit më të lartë arsimor të vendit ishte Fatos Beja.
Mendim per ndryshime ne VKM #2
- by vlora
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
________________________________________________________
P R O J E K T V E N D I M
Nr._______, datë_______ 2009
P Ë R
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 467, DATË 18. 07. 2007, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, TË PERSONELIT AKADEMIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kualifikimin, shkencor e pedagogjik, të personelit akademik”, pas Kreut II, shtohet Kreu II/1, si mëposhtë vijon:
- Kreu II/1
- 2/1.1 Promovimi i përshpejtuar për titullin “Prof. Asoc.”
- Kandidatët që kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si autor i parë ose i dytë, së paku 5 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë, që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof. Asoc.”, kërkesë për marrjen e titullit “Prof. Asoc.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për e promovimin e përshpejtuar të kandidatit për titullin “Prof.Asoc.”. Në rastet kur aplikuesi nuk është autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur në listën e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor i artikullit në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet për kontributin e kandidatit në artikullin e paraqitur në listën e botimeve.
- Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, nxjerr urdhër për krijimin e Komisionit të Vlerësimit.
- Komisioni i Vlerësimit, brenda 2 muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007.
- Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof. Asoc.”, në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar botimet.
- 2/1.2 Promovimi i përshpejtuar për titullin “Prof.”
- Kandidatët që kanë gradën shkencore “Doktor” dhe kanë botuar, përveç doktoraturës,si autor i parë ose i dytë, së paku 10 artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0 dhe kanë së paku 3 vjet eksperiencë pune si lektor në shkolla të larta/universitete, brenda ose jashtë vendit, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”, kërkesë për marrjen e titullit “Prof.”. Kërkesa shoqërohet me dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për promovimin e përshpejtuar të kandidatit për titullin “Prof.” dhe i kërkojnë rektorit t’i propozojë Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik (KVTA), përbërjen e Komisionit të Vlerësimit. Në rastet kur aplikuesi nuk është autor i parë në ndonjë artikull shkencor të paraqitur në listën e botimeve, një nga rekomanduesit duhet të jetë bashkëautor i artikullit në fjalë, me gradë shkencore “Doktor”, i cili shprehet për kontributin e kandidatit në artikullin e paraqitur në listën e botimeve.
- Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, i propozon Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik (KVTA),Komisionin e Vlerësimit.
- Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik, shqyrton brenda një muaji, propozimin e rektorit, miraton Komisionin Vlerësues dhe merr vendim për fillimin e vlerësimit pedagogjik të kandidatit.
- Komisioni i Vlerësimit, brenda dy muajve, realizon të gjithë procedurën e vlerësimit të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 467, datë 18. 07. 2007.
- Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Prof.”, në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe janë realizuar botimet.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Institucionet e Arsimit të Lartë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Mendim per ndryshime ne VKM # 1
- by vlora
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
________________________________________________________
P R O J E K T V E N D I M
Nr._______, datë_______ 2009
P Ë R
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 864, DATË 05. 12. 2007, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDENTI, PËR MARRJEN E DIPLOMËS PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR”, I NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007, “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, i ndryshuar”, pas pikës 5, shtohet pika 5/1, si më poshtë vijon:
5/1. Promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar
- Kandidatët që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare e integruar e nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar, si autor i parë, së paku tri artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë, që ofron studime të doktoraturës, dhe për dijeni, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, një kërkesë për mbrojtjen e doktoratës mbi bazën e artikujve shkencor të botuar (disertacion kumulativ). Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe i propozojnë rektorit ngritjen e Jurisë për provimin e doktoratës.
- Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, nxjerr urdhër për ngritjen e Jurisë.
- Juria, brenda një muaji, vlerëson provimin e doktoratës së kandidatit, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007 “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, i ndryshuar.
- Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë, që zhvillon studime të doktoraturës në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit në formë kumulative.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Institucionet e Arsimit të Lartë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Doctor Honoris Causa
- by ez
Doni te dini turpin me te fundit te MASH?
Para pak kohesh Senati Akademik propozoi per titullin “Doctor Honoris Causa” profesorin e nderuar Niko Thomo. Ky propozim i dergohet ministrise per te marre nje pelqim formal. Tani ministria na kerkon 2 rekomandime per prof. Niko Thomon!! Pervec faktit se kjo nuk kerkohet nga ligji sepse ky nuk eshte titull akademik, nga kush mund te merret rekomandim per profesor Nikon? Nga nxenesit e tij? Profesoret e tij tashme nuk jane me …
Anes lumenjve
- by ez
Po sjell poezine e njohur te Nolit sepse duket shume aktuale
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endëronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Fierza, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Student’ e profesorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ali Asllani
- by vlora
Hakerrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
Promovimet
- by i heshturi
Jam tek pedagoget e promovuar,(si gjithe te tjeret konform VKM).Nuk e shikoj mospranimin nga Ministria aspak si prekje te interesit personal,(si te tille ,as nuk do ta diskutoja).Ne kendveshtrim te gjere e shoh si shkelje te intresave te nje Universiteti qe dita dites merr standarte bashkekohore,qe personeli akademik punon panderprerje per standarte me te larta.UV per pak kohe eshte bere simbol i antikorupsionit,plage e pasherueshme per Universitetet e tjera shqiptare.PSE??Te bllokohen promovimet? Pse te mos vleresohen pedagoget per nivelin e tyre ,dhe keshtu te nxiten te punojne me shume?Pse ne 2010 Universitetet qe prodhojne “intelektuale” te mos kene as te drejten.te vetevendosin, te vleresojne “Stafin Akademik”?Te nderuar pushtetar,qe vishni bluza te partive politike,e mbani karigen me mitingje,eshte mire qe dhe ju te merrni mendimin Akademik,si te pangjyrosur e intelektual,ne rastin e UV ,me pedagoge idealiste per ta bere UV nje universitet Europian te kerkuar.