Mendim per ndryshime ne VKM # 1

 - by vlora

Your browser may not support display of this image.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I MINISTRAVE

________________________________________________________

P R O J E K T V E N D I M

Nr._______, datë_______ 2009

P Ë R

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 864, DATË 05. 12. 2007, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDENTI, PËR MARRJEN E DIPLOMËS PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR”, I NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007, “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, i ndryshuar”, pas pikës 5, shtohet pika 5/1, si më poshtë vijon:

5/1. Promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar

  1. Kandidatët që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare e integruar e nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar, si autor i parë, së paku tri artikuj shkencor në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin rektorit të Institucionit të Arsimit të Lartë, që ofron studime të doktoraturës, dhe për dijeni, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, një kërkesë për mbrojtjen e doktoratës mbi bazën e artikujve shkencor të botuar (disertacion kumulativ). Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe i propozojnë rektorit ngritjen e Jurisë për provimin e doktoratës.
  2. Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë, brenda një muaji nga marrja e kërkesës së kandidatit, nxjerr urdhër për ngritjen e Jurisë.
  3. Juria, brenda një muaji, vlerëson provimin e doktoratës së kandidatit, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 864, date 05. 12. 2007 “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, i ndryshuar.
  4. Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një Institucion të Arsimit të Lartë, i dërgojnë kërkesë rektorit të një Institucioni të Arsimit të Lartë, që zhvillon studime të doktoraturës në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit në formë kumulative.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Institucionet e Arsimit të Lartë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

No related posts.

Leave a comment

You must be connected to post a comment.