Interviste e Rektorit ne gazeten Shqip

Kjo eshte nje permbledhje e intervistes se Rektorit qe do te botohet neser ne gazeten Shqip. Ne te trajtohen ceshtje te autonomise se universiteteve publike dhe ne vecanti ligji i ri i arsimit te larte, i cili synon te arrije plotesisht objektivat e verteta te politikaneve tane per arsimin e larte, te cilat per mendimin tim jane:

a) Pasurimi i bizneseve te universiteteve private ku aksionere jane shume nga vete keta politikane.

b) Kthimi i universiteteve publike ne vartesi te plote te ministrise se arsimit, asgjesimi dhe i asaj pak autonomie qe gezojne keto universitete, per tu perdorur me vone si vegel politike e partise ne pushtet.

Kjo eshte intervista:

Qeveria ka miratuar nje proejktligj per disa ndryshime ne ligjin e arsimit te larte, ju dhe strukturat e Universitetit te Vlores jeni ne dijeni te ndryshimeve?

Ne jemi ne dijeni te ndryshimeve te propozuara. MASH me ka derguar here pas here me email draftet e ketyre propozimeve dhe une gjithmone keto drafte i kam percjelle tek kolektivi i pedagogeve.
Kryetari i konferences se rektoreve ka deklaruar ne nje interviste se ndryshimet jane anikushtetuese dhe cenojne autonomine e universiteteve, sipas tij universitetet publike nuk jane njoftuar per te gjitha amendimet. sipas jush, cilat jane problemet dhe shqetesimet qe paraqet per autonomine dhe mbarevajtjen e punes ne institucionet e arsimit te larte?

Per te qene te sinqerte, autonomia e universiteteve as ka ekzistuar ndonjehere dhe me sa duket as ka per te ekzistuar. MASH ne menyre sistematike kerkon te kontrolloje pranimet ne universitete, promovimevet e stafit akademik, programet akademike, strukturat administrative, tarifat e shkollimit, punesimin e studenteve, etj. Ministria e Financave nga ana tjeter ka rregulla teper te ngurta mbi procedurat financiare qe perdoren ne universitetet publike. Te gjitha keto te mara se bashku e bejne punen tone te pamundur, ulin efektivitetin financiar dhe pedagogjik dhe i mbajne universitetet tona nga aspekti administrativ ne nivelin e viteve 70.
Nga ana akademike gjendja eshte edhe me alarmante. Promovimet jane kushti me themelor mbi mbarevajtjen e nje universiteti. Ne gjithe boten e qyteteruar promovimet behen vetem nga institucioni baze dhe ne asnje rast nga strukturat administrative shteterore. Personalisht, me duket tallje me gjithe pedagoget kur komisione burokratesh te ngritura nga MASH te bejne vleresimet e specialisteve te universiteteve. Kjo shkel te gjitha normat nderkombetare te autonomise universitare, krijon  nje kaos te madh ne strukturat universitare dhe pengon zhvillimin e shkences dhe universiteteve. Duket se kjo behet hapur per te kontrolluar titujt akademike dhe ne kete menyre te kontrollohet  me pas administrata e universiteteve.  Duhet t’i kujtojme opinionit se Ministri nuk eshte e thene qe te jete personalitet akademik dhe per kete nuk duhet te kete asnje autoritet mbi promovimet e stafit pedagogjik.
Te gjitha aspektet e jetes universitare jane tejet te kontrolluara nga strukturat qeveritare. P.sh., ne te gjitha universitetet e botes studentet punojne me ore te kufizuara ne biblioteka, ne laboratore, ne administraten universitare. Natyrisht zgjidhen studentet me te mire nga ana akademike dhe ata qe kane nevoje nga ana financiare. Po te perpiqesh te fusesh metoda te tilla ne universitetet tona ndeshesh hapur me strukturat qeveritare qe te kujtojne ligjin ore e cast. Perse duhet te jete e jashteligjshme qe te punesohet nje student ne universitet?

Ne flasim per autonomi?! Perse ne te mos vendosi vete kriteret e pranimit? A ka ndonje vend tjeter ne boten perendimore ku shteti vendos se ne cfare universiteti do te shkojne studentet. Perse Ministri duhet te vendose se sa studente pranohen ne UV, ne UT, dhe sa ne universitetet private? A nuk minon kjo konkurencen midis universiteteve?

Sipas jush cili do te ishte modeli manaxhues me eficent i nje universiteti publik?

Duket disi paradoksale qe sot Universiteti i Vlores ka fonde me shume se c’mund te harxhoje megjithese mungesat tona ne infrastrukture jane teper te theksuara. P.sh. ka dy muaj qe pedagoget tane blejne leter nga fondet personale, universiteti nuk mund te fuse pagesat elektronike te tarifave te studenteve, ne nuk mund te marrim nje karte krediti ne emer te universitetit per te bere pagesat e revistave elektronike, e shume probleme te tjera konkrete. Eshte per te ardhur keq qe ne kemi fondet per te ndertuar godina te reja, permiresuar laboratoret, per te filluar punen ne ndertimin e kampusit universitar dhe keto gjera nuk mund te realizohen vetem e vetem per ngathtesi te strukturave qeveritare.
Nje fakt interesant qe mund te kete interes per lexuesin eshte qe Universiteti i Vlores sot mund te mbijetoje pa asnje fond nga shteti shqiptar ne se ne na lihet e drejta per te manaxhuar ne menyre me efektive burimet tona te brendshme. Por kjo nuk mund te realizohet ne se MASH kerkon te mikromanaxhoje cdo aspekt te jetes ne universitet.
Po ju jap nje shembull tjeter. UV ka mundesine te dyfishoje rrogat e pedagogeve pa bere asnje shtese ne tarifat studentore. Kjo fale sistemit eficent qe ne kemi ne manaxhimin e burimeve dhe energjive tona. Perse ne te mos vendosim se cila eshte ngarkesa mesimore e pedagogeve tane, paga e pedagogeve dhe menyra e funksionimit financiar te universitetit? Shteti ka nje organ ku kontrollohen te gjitha veprimet tona administrative dhe financiare. Ky organ eshte pikerisht Keshilli i Administrimit. Atehere perse duhen struktura shtese qe vetem frenojne inisiativat tona ne cdo moment? Auditet e pervitshme nga MASH, kontrolli nga Kontrolli i Larte i Shtetit, deklarimi i pasurive per gjithe administraten e larte te universiteteve, emerimi i Kancelarit te universiteteve nga Ministri, mendojme se jane masa te mjaftueshme per te siguruar transparence te plote ne veprimet financiare te universiteteve.
Nje gje tjeter teper shqetesuase eshte pagesa e tarifave studentore. Une pajtohem ne kete pike me Kryeministrin qe tarifat te mos rriten ose te rriten ne menyre te kontrolluar. Kjo per te bere te mundur shkollimin e te gjithe atyre qe nuk kane mundesi financiare per te ndjekur studimet. Por cfare kuptimi ka qe kete tarifa te pagohen vetem njehere ne vit? Ndodhin pastaj fenomene qesharake. P.sh. nje student i Masterit i cili ka ngelur vetem ne nje kurs me 3-4 kredite vitin e ardhshem akademik duhet te paguaje tarifen e plote, e cila ndonjehere e kalon 100 000 Leke, vetem per keto 3-4 kredite. Krediti eshte njesia matese e edukimit pasuniversitar. Per kete cmimi duhet te jete per kete njesi matese. Pra ne se pagesa vjetore eshte 12 000 Leke per vitin akademik dhe viti akademik ka 60 kredite, atehere perse kjo pagese te mos behet me 200 Leke per kredit? Do te bente nje lidhje direkte te pageses me progresin akademik dhe do te rriste pergjegjesine e studenteve. Dhe ne se opinioni nuk bindet nga sa u tha me siper dua te shtoj se kjo eshte skema qe perdoret ne gjithe boten.

Cili eshte modeli me i pershtatshem? Ndoshta cdo universitet duhet te gjeje modelin e vete. Ne Vlore fondi i mobiliteteve te pedagogeve eshte rritur 20 here ne krahasim me vitin 2008, fondi i organizimit te konferencave ka shkuar ne 20 000 000 Leke dhe UV kete vit organizon 17 konferenca nderkombetare. Vitin e kaluar kemi shpenzuar 35 000 000 Leke per permiresimin e laboratoreve te informatikes dhe ambjenteve. Edhe kete vit eshte nje fond i ngjashem per keto zera. Keto jane fondet e brendshme te UV-se pasi nga buxheti i shtetit pagohen vetem pagat e 218 pedagogeve dhe asgje me shume. Pra ne kemi gjetur rrugen tone dhe kemi aritur disa suksese, por ende ka shume mundesi per te permiresuar kete sistem.
Inisiativa eshte fakt i pamohueshem i shoqerive qe funksionojne ne tregun e lire. Kjo inisiative nuk duhet prere dhe frenuar por duhet nxitur me tej. Duket se MASH nuk e kupton kete aspekt teper te rendesishem te menaxhimit te universiteteve.
Keta shembuj i solla qe opinioni te kuptoje se edhe per gjera fare te vogla dhe te parendesishme eshte shteti dhe MASH qe vendos megjithese keto mund te ishin probleme qe cdo universitet i zgjidh sipas kushteve te veta specifike.
Por edhe keto susksese modeste do te rrezikohen ne se MASH kontrollon programet akademike, numrin e studenteve qe vijne ne universitet, financon universitetet private me skema teper te dyshimta dhe kontrollon cdo aspekt te jetes universitare. Do te perfitoja nga rasti te kutoja nje thenie te Ronald Reagan, e cila ka hyre ne histori: Qeveria eshte problemi, jo zgjidhja!

Cfare mendoni per skemen financiare te propozuar nga Ministri per financimin e universiteteve private?
Kemi disa jave qe degjojme mbi nje skeme te tille e cila eshte teper e dyshimte. Ministri dhe kushdo qe ka propozuar kete skeme duhet te jape me shume detaje se cfare kane ndermend te bejne. Personalisht jam i bindur se nje skeme e tille do te kete viktima dhe keto viktima do te jene pikerisht universitetet publike. Per shembull, Ministri cakton kuotat per cdo universitet. Atehere cila eshte garancia jone qe Ministri nuk do t’i dergoje te gjithe studentet tek universitetet private? Ku eshte konkurenca e lire kur ne nuk lejohemi te konkurojme me rregulla te njejta? Si do te terheqe universiteti publik numer te madh studentesh per te perfituar keto fonde (apo “kupona” me shprehjen e Ministrit) kur numrat i cakton pikerisht Ministri?
Me c’te drejte shteti duhet te harxhoje fondet publike per te financuar biznese private? Une nuk jam jurist, por mendoj se kjo eshte antikushtetuese dhe e paligjshme. Thuhet se nje model i tille eshte marre nga modeli Lituanez dhe Kilian. Por qeveria nuk duket se do qe te komentoje mbi modelet e vendeve qe ndodhen mis Kilit dhe Lituanise.
E verteta eshte se ka nje keqinformim te qellimshem per keto modele. P.sh. ata qe perpiqen te mbeshtesin keto ide harrojne te permendin se ne Kili apo Lituani universitetet private jane institucione jo-fitimprurese ne kundershtim me universitetet private ne Shqiperi. Mos duhet te besojme se ky eshte nje detaj i vogel?
MASH eshte pergjegjese per cilesine e programeve akademike. Do te doja qe Ministri i Arsimit dhe Shkences te jepte nje raport publik mbi gjendjen e cilesise ne keto universitete private te cilat ai i lejon te funksionojne. Per me teper eshte detyrim qytetar dhe ligjor qe gjithe ligjevenesit tane dhe te gjitha strukturat  te bejne publike lidhjet e tyre me universitetet private.
Opinioni publik e di mire cilesine qe ofrohet ne shumicen e universiteteve private. Fakti qe dyndja e studenteve behet tek universitetet publike eshte nje tregues se cfare njerezit mendojne per cilesine e ketyre universiteteve. Vetem kur shteti te vere dore dhe te kontrolloje cilesine ne gjithe keto te ashtuquajtura “universitete” sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi do te filloje te levize drejt se ardhmes. Eshte detyre morale dhe ligjore e qeverise te mbroje me cdo kusht arsimin publik karshi atij privat dhe jo te beje te kunderten.

Cilat jane masat qe do te merrni ju si universitet ne bashkepunim me universitetet  e tjera qe nuk jane dakord me kete vendim, asgjesues te IAL-ve?
Diten e Enjte organizohet nje takim i Rektoreve te universiteteve publike. Shpresojme te dalim me nje platforme te qarte se c’duhet bere per te mbrojtur universitetet tona nga ky rrezik real. Gjithashtu sindikata e pedagogeve ne Vlore eshte shprehur hapur kunder ketyre ndryshimeve ne ligj. Jam i bindur se pedagoget e universiteteve te Vlores, Tiranes dhe universiteteve te tjere nuk do te heshtin. Uniteti i pedagogeve te UV-se per te mbrojtur arsimin e larte publik eshte i padiskutuar. Ne kemi aktiviste qe po kontaktojne me te gjitha organizatat nderkombetare, me te gjitha grupet e interesit per te dale si bllok ne mbrojtje te universiteteve publike.

A i keni informuar studentet persa i takon cenimeve qe i behen cikleve te studimit, sidomos per ata qe kane mbaruar sisitemin 4 vjecar dhe kane kryer dhe 2 vite master te nivelit te dyte?

Ne UV ne kemi nje praktike te tille qe cdo informacion qe ka lidhje me arsimin dhe UV-ne transmetohet direkt me email tek te gjithe studentet. Kjo eshte bere edhe kete here. Gjate ketyre diteve ne kemi marre me qindra emaile nga studentet te cilet jane kunder ketyre ndryshimeve ne ligj dhe sidomos kunder financimit te universiteteve private.

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | Leave a comment

nje sukses i vogel, por beteja vazhdon

gjate javes se shkuar u zhvillua ne Univ. e vlores konferenca nderkombetare  Applications of Computer Algebra 2010.

Ne kete konference morren pjese 123 pjesemarres te huaj dhe dhjetra pjesemarres nga UV. Konferenca pati nje sukses te jashtezakonshen. Ne ceremonine e hapjes ishin te pranishem edhe Kryetari i Bashkise, zoti Shpetim Gjika, Kryetari i Qarkut zoti Agron Sharra, dhe Prefekti zoti Hasan Halili.  Megjithe ftesat per MASH dhe qeverine askush nuk na nderoi me pranine e tyre.
Fjalet e gjithe te pranishmeve ishin teper mbreselenese. Do te vecoja ketu ne Banketin e Konferences fjalen e Aleksandr Myllär nga Finlanda i cili tha: “Erdha ne Shqiperi me mendimin se do te gjeja 70% muslimane me perce, por gjeta te rinj energjike,  shkencetare te denje. Kjo eshte reklama me e madhe qe ju mund ti beni Shqiperise”.  E. Varbanova nga nga Akademia Bullgare e Shkencave midis te tjerave tha “Ju them me bindje se ju keni hapur nje dritare te madhe per Shqiperine. Shpresoj se ky brez shkencetaresh dhe te rinjsh te talentuar shqiptare te marrin sa me shpejt drejtimin e ekonomise dhe shkences ne Shqiperi”. Kurse Michael Wester nga University of New Mexico ne ShBA tha, “… kudo qe do te shkoj do t’ju tregoj te gjitheve per magjine e Vlores, per mikpritjen e shqiptareve, per kete vend te rralle me nje te ardhme te ndritur.”
Personalisht do te shtoja se ishte nje nga javet me te bukura te jetes sime, kur shihja vajzat e djemte tane qe bisedonin dhe shihnin drejt ne sy, profesore ne disa nga universitetet me ne ze te botes. Kjo na jep shprese se nje dite keta te rinj e te reja do te zevendesojne te paaftet dhe do te bejne te mundur qe edhe Shqiperia jone te jete e barabarte mes vendeve te tjera te Europes.
Nikolay Vasiliev (Steklov Institute of Mathematics at St.Petersburg) gjate mbremjes me pyeti ” A ka universitete te tjere Shqiperia?”.  Eshte tashme fakt qe reputacioni dhe emri i Universitetit tone eshte rritur ndjeshem ne bote. Une jam krenar se kjo po arrihet duke vene theksin tek programet dhe shkencat baze si matematika, fizika, biologjia, kimia, informatika, inxhinjerite.
Konferenca e ACA 2010 tregoi se ne po ecim ne rruge te drejte, se endrra jone per ta bere UV-ne nje nga universitetet me te mire te Ballkanit dhe me gjere po fillon te behet realitet. Ne kemi ende shume per te bere, por rezultatet e para po i prekim me dore.
Motra dhe vellezer, ju bej thirrje qe kete enderr ta mbajme gjalle. Ju bej thirrje qe ti ruajme universitetet publike si drita e syrit. Cdo perpjekje per ti shkaterruar ato eshte nje dem i madh per kombin, per te ardhmen e Shqiperise, per te ardhmen e femijeve tuaj.
Ju bej thirrje gjithashtu te kontaktoni te gjithe deputetet tuaj te zones per te votuar kunder projektligjit per financimin e universiteteve private. Ky ligj do te favorizoje pa te drejte universitetet private dhe do te shenoje fundin perfundimtar te arsimit te larte publik ne Shqiperi. Ky ligj eshte ne favor te individeve dhe lobeve te caktuara, por ne dem te Shqiperise dhe arsimit publik. Perkrahesit e tij nuk kane asgje te perbashket me shkencen dhe universitetet. Le te shpresojme se parlamentaret tane nuk do ta votojne kurre nje ligj te tille.

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | 1 Comment

UV ne corben e (pa)Drejtesise Shqiptare

Ne vlore vazhdojne gjyqe te cuditshme kunder UV-se. Ja disa raste.
  1. Zonja Alketa Gjylbegu ka fituar gjyqin kunder UV-se. Alketa Gjylbegu u pushua nga puna ne 2009 pasi kishte vene note kaluese ne provimin perfundimtar nje studenti i cili ne ate kohe ishte ne Itali.  Kjo eshte e quajtur e padrejte nga gjyqtari Vladimir Skenderi!!!  Ne ende nuk e dime arsyen perse!
  2. Zoti Vladimir Kasemi ka fituar gjyqin karshi UV-se sepse zv-rektori i Univeritetit nuk paska te drejte te jape verejtje per pedagoget. Sipas gjyqtarit Erarber Madhi vetem titullari i institucionit paska te drejte te japi verejtje. Une nuk e di se ne cilin universitet ka mbaruar gjyqtari Madhi, por jam i bindur se ne cdo universitet te botes verejtjet nuk i jep rektori, por shefi i departamentit, dekani, ose zv-rektori. Kjo tregon injorancen e plote te gjyqeve tona mbi ceshtjet akademike.
  3. Rasti me i fundit eshte se nje student na ka paditur sepse ne refuzojme t’i konvertojme provimet e marra ne Universitetin Kristal. Kjo eshte cmenduria e rradhes. Dhe me e bukura eshte se ky student eshte i biri i nje gjykatesi. Tashme ne gjykaten e babit ai do te marre provimet qe ndryshe nuk i merr dot ketu ne Universitet si gjithe ju te tjeret. Mund t’ju them se ky gjykates ka qene ketu tek ne disa here per notat e te birit. Tashme qe nuk e realizoi dot ka vendosur t’ja jape vete ato nota te birit nepermjet gjykates.(!!!)
BE-ja kerkon me qiri korrupsionin. E keqja eshte se korrupsioni  ka hedhur rrenje shume thelle.   Keto jane gjykatat te cilat do te na mbrojne ne nga korrupsioni?
Megjithe strategjite e qeverise per shkencen dhe teknollogjine, ato asnjehere nuk kane per tu zhvilluar ne se institucionet akademike nuk kane imunitet nga gjykatat e korruptuara. Universiteti ka me dhjetra raste te tjera gjyqesore te cilat jane edhe me qesharake nga keto te mesipermet.
  • Share/Bookmark
Posted in Universiteti i Vlores | 1 Comment

Ndryshimet e ligjit te arsimit

Po flitet shume per disa amendamente ne ligjin e arsimit. Nje dokument i tille ka qarkulluar edhe mes pedagogesh. A ju duket i drejte.

Cilat jane ato qe duhet te ndryshojne dhe cilat jane ato qe duhet te mos preken?

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | Leave a comment

Ambasadori gjerman: Lëvizjet në administratë, për motive politike

TIRANE – “Shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike, porse kjo nuk duhet të ndodhë më”. Kështu është shprehur sot ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard. Ai ka dhënë një mesazh të qartë për qeverinë dhe institucionet në varësi të saj.

Mos bëni lëvizje politike në administratë. Kjo sipas tij, është një nga kriteret më të rëndësishme të BE-së. “Të mos harrojmë se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t’u realizuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është një administratë publike funksionale, e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike”, tha ambasadori gjerman.

“Gjermania dhe partnerët ndërmbëtarë kanë shpenzuar shumë për trajnimet e administratës publike në Shqipëri”, tha ndër të tjera kryediplomati gjerman.

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | 4 Comments

Vlora vs The Rest

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | 3 Comments

Ese Mbi Miresine

Ata që kanë patur fatin që nga dhuruesi t’u falet shpirti i mirë, gjithë jetën e jetës do të jenë të mirë.
Njeriu me shpirt të mirë, e urren të keqen me shumë guxim, dhe me shumë guxim e bën dhe e proklamon luftën e tij kundër të keqes, madje edhe në rastet kur është i pagjasë. Mirësia e ushqen atë deri në atë masë, sa është për të besuar se pikërisht ndjenja e mirësisë e mban atë në jetë. Ushqim i tij jetësor nuk është droja për veten, as nuk është droja nga të tjerët. Ushqim i tij jetësor është vetësakrifica, ajo gjëja e paprovuar, që i mundëson ta ndjejë atë si një mëkat të ëmbël. Ky mëkat i ëmbël është për te si molla e ndaluar e parajsës, shijen e së cilës s’mund ta shijojë çdokush.
Njeriu i mirë është ekzemplar i rallë. Atë s’e takon dot. Madje, edhe po ta takosh, e ke shumë të vështirë ta dallosh, sepse është aq i natyrshëm në jetë, sa s’e dallon dot.
Njeriun e mirë e përshkon modestia. Ai nuk flet kot së koti. Nuk shqetësohet nga rregullsia, dhe në çaste rregullsie është si qengji: i butë dhe i dëgjueshëm. Ai del në dukshmëri vetëm në raste të veçanta, në raste rreziqesh të mëdha, në raste havarishë. Del krejt i vetmuar, dhe shkel me shumë guxim mbi tokën e ndaluar. Është pikërisht toka e ndaluar, ajo që e prodhon hormonin e gjallërimit tek ai. Uji i kulluar që rrjedh mbi tokën e ndaluar, është burim jete për te. Dielli që e ngroh atë tokë, është shpresë jete për te.
Por, njeriu i mirë ka një mangësi tmerruese: nuk di gjë për vyrtytin e vet. Është pikërisht kjo mangësi, ajo që e bën të jetë kokëulur, modest, dhe t’u besojë nganjëherë edhe njerëzve më shpirtligë, ndaj ka rrezik që vyrtyti i dëlirësisë së tij të keqpërdoret në masë të madhe nga të ligët, të cilët nuk kanë mision tjetër përpos së keqes.
Popujt që synojnë lirinë e mirësisë dhe mirësinë e lirisë, duhet të shndërrohen në parajsë për njeriun e mirë, dhe në ferr të vërtetë për ngulmuesit e së keqes.
Liria e sendërtuar dhe e përkujdesur nga njeriu i mirë është liria vërtetësore.
Liria e përkujdesur nga ngulmuesit e së keqes është liria që vret.
Zoti na shpëtoftë nga një liri e tillë

  • Share/Bookmark
Posted in Letersi shqiptare | 3 Comments

Nderhyrja e politikes ne UV

I hidhni nje sy ketij emaili. Ka ardhur tek ne ne dhjetor. Shpresojme te mos kete mitingje sa here qe ka provime ne Kalkulus:

Pershendetje, prof.

Doja t’ju njoftoja per nje shqetesim timin personal.
Diten e shtune me ka marre ne telefon, znj Brunilda Ndreu, duke me thene qe ti ke provim me studentet te marten, dhe duhet ta shtysh provimin sepse studentet do te shkojne ne miting ne Tirane.
Une i thashe qe se pari shkolla eshte e depolitizuar dhe se dyti une nuk kam provim me studentet diten e marte.
Ajo me tha eshte urdher nga Kreshnik Cipi.
Une mora Amaline ne telefon dhe e konfirmova qe nuk ishte e vertete qe kishte thene Kreshniku.
Sot mora vesh qe emri im paska shkuar tek Sali Berisha, si nje pedagoge qe pengoj studenete te shkojne ne miting.
Te me falni 100 here, por doja t’ua percillja juve kete shqetesim, ne menyre qe te behet e qarte se nuk jam une qe vendos se kur do bejne provim studentet e kur jo.
Jemi nen nje presion shume te madh nga provimet, tani vetem kjo mungonte.

Te mira

…..

  • Share/Bookmark
Posted in MISH MASH, Universiteti i Vlores | 10 Comments

Ja si inkurajohet korrupsioni ne kurriz te Shqiperise

Gjykatat tona si ajo e shkalles se pare dhe ajo e apelit me paturpesine me te madhe, jo vetem qe korruptohen per vete por solidarizohen me te korruptuarit e institucioneve te tjera. Dhe e bejne kete haptazi pa asnje ngurim, duke i demshperblyer me shuma te kenaqshme te gjithe  te korruptuarit e perjashtuar nga institucione qe i kane hapur lufte korrupsionit me te gjitha format. Nuk eshte nevoja te kaloj ne emra te vecante por nese hedhim nje sy tek te gjithe ish pedagoget e kryekorruptuar te universitetit te vlores te cilet jane shqelmosur nga ky institucion, tani po mbeshteten fuqishem nga gjykates te cilet jo vetem qe brenda 5 minutave marrin vendim kunder UV’se, per heqjen nga puna te ketyre mikrobeve, por e bejne kete duke i shtuar sharje dhimbjes nepermjet batutave banale qe vetem nje gjykates apeli di te beje. Derisa gjykatat te jene ne kete gjendje korrupsioni do te saturohet dhe do te qendroje i palevizshem ne kete shoqeri qe po vuan pasojat e veprimeve te disa kucedrave te veshura me uniformen e ligjit. Por sic duket kete here do te marrin ate qe kerkojne, sepse duke sulmuar UV ata acarojne te gjithe pjesen e ndershme dhe progresiste te shoqerise ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine, e cila nuk do te vezhgoje vallen e djejve ketu ne Vlore por do ti coj ata atje ku kane vendin e pershtatshem per te hedhur vallen e tyre, ne ferr.

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | 4 Comments

Nje post-doc nga CA, USA

Jam nje shqiptar i diplomuar me BS (Summa Cum Laude) ne 2000 ne biologji, MS ne kimi ne 2004 dhe PhD ne 2009 ne biologji nga nje kampus i University of California, USA. Kerkova ne internet sa per kuriozitet se si jane programet e PhD dhe kerkimet shkencore ne biologji ne Shqiperi.

E kuptova shpejt se vetem 1 univesitet i vertete egziston ne Shqiperi, dhe ky eshte universiteti i Vlores. Ministria e arsimit shqiptar mund te favorizoje ke te doje, por studentet qe marrin diplome nga universitete te sistemit te vjeter nuk kane per te gjetur dot pune ne “ekonomine e njohjes” ne bote, madje nuk kane mundesi per te vazhdur studimet “graduate” (per MS ose PhD). Punedhenesit ose programet e PhD e gjykojne universitetin nga sistemi i arsimit (p.sh. sa persona ka me titullin Assoc. Prof., kriteret e promovimit ne “tenure” tek “full” Prof. etj.), nga “syllabus” te lendeve, nga botimet shkencore, si dhe nga rezultatet e studentave ne provimet standarte nderkombetare (psh GRE — graduate record examination (general and subject tests like math, physics, chemistry, biology etc); MCAT — medical college admissions test; DAT — dental admissions test; LSE; LSAT — law school admission test; GMAT — graduate management admission test, etc.). Edhe sikur mesataren (GPA) 4.0/4.0 ta kene studentet, me teper rendesi per hyrje ne PhD/professional degree kane provimet standarte te rrjeshtuara me lart pasi piket ne ato nuk merren dot me korrupsion. Edhe sikur studentet te marrin PhD nga universiteti i Tiranes, nuk kane per te gjetur dot post-doc (te pakten ne shkenca) ne perendim pasi niveli shkencor dhe konkurimi eshte shume i larte.

Ne rastin e biologjise duhen edhe laboratore dhe pajisje moderne qe kushtojne me miliona dollare, staf skencore te nivelit PhD, si edhe tradite shkencore prej disa dekadave, gera qe mund te kushtojne qindra miliona dollare, por qe pasi te formohen, sjellin edhe me teper fitime ne te ardhmen ne vazhdimesi dhe e kalojne shumefish investimin fillestar. Gjithashtu, njera shkence, si biologjia, nuk ecen dot vetem, por varet nga bashkpunimi dhe avancimi ne shkencat e tjera si fizika, kimia etj. Duhen plotesuar njekohesishte disa kushte ne menyre qe nje shtet vertet te dale nga erresira e te konsolidohet tregu i hapur i bazuar ne ekonomine e njohjes.

Nuk eshte e garantuar qe ekonomia shqiptare te zhvillohet (“emerging economy”) shpejt. Edhe nqs vendet ne zhvillim perfitojne pasi shkenca dhe permiresimi i teknologjise behet nga vendet e medha, qe te mbahet momenti i zhvillimit duhet staf me nivel te larte e bashkekohor shkencor. Psh nuk ka pse vendet ne zhvillim te ri-shpikin kompjuterin, por qe te mirembahen e te pershtaten sistemet e kompjuterave, duhen specialiste kompjuterash. Ose qe te mirembahet nje uzine atomike per prodhimin e elektricitetit, sic lexova ne nje lajm, duhen qindra fizikante, kimiste, inxhinjere me njohuri moderne. Nqs keta punonjes nuk arsimohen dot ne Shqiperi, atehere do te merren nga Italia ose Greqia, duke kontribuar me teper per financat e Italise dhe Greqise ne kurriz te Shqiperise. Nqs Shqiperia nuk ndihmon Vloren, ka per ngelur aq prapa sa ne dekadat e ardhshme ekonomia te perbehet thjesht nga turizmi dhe nxjerrjet e mineraleve. Shqiptaret do behen kamarieret, hotelieret dhe minatoret e Grekeve dhe Italianeve, ne vend qe te merren me biznese te tipit teknologjik/shkencor.

Arsimi eshte si nje anije, kthesa behet me ngadale pasi te jete kthyer timoni; pra ne keto kohera kur udheheqin injorantet miope neper ministri, duhet vepruar me sa me teper largpamesi, me vizion drejt se ardhmes ne EU. Nuk eshte e mundur qe Shqiperia te pranohet ne EU nqs nuk ka sistem universitar te vertete e modern.

Pa reforme universitare perendimore sic ka bere Vlora, pas disa dekadave, Shqiperia mund te vazhdoje te ngelet pas EU, pasi gjithnje e me teper ekonomia shkon drejt njohjes, shkences dhe teknologjise (“knowledge-based economy”). Madje edhe vete ne USA ne keto kohera po ndryshon drejtimin ekonomia duke investuar ne “njohje” — ne USA inxhinjeret dhe shkencetaret marrin kontrata per zbulime dhe projekte, kurse produktet prodhohen ne Azi (sidomos ne Kine).

Vonesat, ne fakt pengesat e habitshme, qe po ben ministria me kete zotin Tafaj, do behen subjekte per dizertacion PhD ne historine shqiptare ne tranzicion te ndonje studenti pas disa dekadave. Ketu behet fjale per proverbin “Nuk ka profet ne fshat te vet”. Dr. Shaska eshte profesor ne USA — kurse ne Shqiperi e lufton vete ministria e arsimit! Dmth, ministria e arsimit i thote “Jo” perparimit, modernizimit.

Dr. Shaska po perpiqet te funksionoje si “katalizator” qe te pershpejtoje venien e sistemit universitar perendimor ne Shqiperi, por per mendimin tim, publiku (duke perfshire edhe ministrine e arsimit) nuk ka sesi ta dije sa te rendesishme jane keto reforma. Universitetet ne Evrope kane filluar para 1000 vjetesh, keshtu qe nuk ka si te kuptoje publiku shqiptar menjehere kete gje me 20 vjet demokraci e kapitalizem. Publiku shqiptar githashtu nuk ka si ta dije dallimin midis nje PhD nga EU/USA dhe nje PhD nga universiteti i Tiranes: eshte njelloj sikur te kesh nje futbollist te Serie A perkunder nje futbollisti te kampionatit shqiptar (megjithese Tirana a rrahu Milanin 2-1 nje here!). Italia ka fituar 4 kampionte boterore, Shqiperia nuk ka marre pjese asnjehere — keshtu duhet edukuar opinioni publik. Universitetet dhe sistemi i larte i arsimit jane jetike per nje shtet, ndersa futbolli e lojrat e tjera jane llukse.

Te mos kete profesore te asociuar, sidomos me PhD nga EU/USA, do te thote qe universiteti eshte fallco. Eshte njelloj sikur nje akademi e arteve marciale te mos kete si instruktore artiste marcial me “rrip te zi”, madje te mos kete rripa fare. Ose sikur ne Shqiperi, bie fjala, akoma karateja ose mundja greko-romake te mbahen per arte merciale te vertete (sesa thjesht sporte pa aplikate ne luftim dore me dore, jo me te ndryshme sesa shahu, ping pongu ose baleti per sa i takon koreografise) kur ne fakt ne bote sot per sot ne kampionatet marciale te stilit te hapur dominon brazilian jiu jitsu (bjj), qe fatkeqesisht nuk njihet akoma ne Shqiperi. Shperndarja e njohurise neper popuj eshte e ngadalte.

Tek Dr. Shaska Shqiperia ka nje trajner te nivelit te Serie A dhe nje gjeneral me eksperience — ne fakt habitem ce shtyn ate te vazhdoje aty ku ne nje fare menyre fushat nuk kane bar dhe arbitrat nuk i dine rregullat e futbollit dhe vazhdimisht i japin kartelen e kuqe. Me sa shoh une Dr. Shaska ka krijuar universitetin e vetem bashkekohor ne Shqiperi (per fat te keq nuk egzistoka akoma programi PhD ne biologji), por ata te ministrise, dhe mbase publiku shqiptar ne pergjithesi, meqenese nuk dine si funksionojne universitetet ne perendim, ne vend qe ta ndihmoje, e pengojne. E pengojne pasi kane frike se mos humbasin karriget e tyre, se mos e kupton bota qe universitetet e tjera shqiptare nuk jane universitete bashkekohore, nuk jane universitete qe mund te akreditohen nga strukturat perkatese te Bashkimit Evropian, por jane universitete te kohes se Bashkimit Sovjetik. Eshte tipike qe disa shqiptare te sakrifikojne nje komb te tere per hir te karrigeve te tyre. Keta tradhetare injorante nuk llogarisin se duke mos perparuar universitetet me ritmin e kohes, vete femijet e tyre nuk do marrin diploma me vlere, nuk do gjejne pune me fitime te larta ne fushat e shkences/teknologjise, ose nqs kane biznese, nuk do gjejne dot punetore te kualifikuar. A e mban mend njeri shprehjen e Isa Boletinit se “Une e ndjej veten mire atehere kur Shqiperia eshte mire”? Dalja nga komunizmi ne kapitalizem nuk do te thote qe cdo person i administrates publike te shfrytezoje postin per perfitime personale — perkundrazi, ata jane sherbetore te popullit dhe do te japin pergjegjesi ne mos tani, ne te ardhmen para historise.

Ose publiku duhet te krahasoje universitetet dhe arsimin e larte e kerkimet shkencore me ushtrine: krahaso nje tank modern te USA me tanket sovjetike, ose nje aeroplan luftarak modern amerikan me mig-et sovjetike te viteve ‘50. Ashtu eshte edhe ndryshimi cilesor midis nje shkencetari PhD i perendimit (qe per fat te mire paska nja 5-6 ne universitetin e Vlores) dhe nje PhD te universiteteve te Shqiperise pervec atij te Vlores (nuk di kur do diplomohen brezat e pare te PhD ne Vlore, por paskan qelluar me fat). Qe te kesh ushtri moderne te NATO duhen aeroplane dhe tanke moderne; por duhen edhe oficere te doktrinuar, te stervitur me metodat moderne, dhe te sprovuar ne luftera. Ne krahasim me ushtrine, ne rastin e universiteteve, duhen laboratore dhe pajisje shkencore moderne, por edhe me e rendesishme eshte udheqeqja nga PhD te vertete, si ata 5-6 profesore te Vlores.

Meqe ra fjala, edhe nje BS ose MS i perendimit vlen me teper sesa nje profesor PhD i universitetit te Tiranes, pasi duhen 4-6 vjet per BS-MS, dhe eshte ndryshe ti mesosh lendet ne perendim, e ndryshe te shkosh per 1-2 jave kurs per “specializim” ne perendim. Madje per PhD ne shumicen e rasteve 1-2 vitet e para te kerkimeve shkencore harxhohen pa rezultate premtuese pasi nuk eshte e lehte te besh zbulime origjinale te rendesishme. Rreth 50% e studenteve per PhD largohen ose debohen nga programi pasi eshte i veshtire dhe duhen lloj lloj vetish praktike dhe teorike, dhe jashtezakoisht shume pune e stermundim. I kam pare edhe CV e profesoreve te Tiranes, dhe pervec gabimeve ortografike ose anglishtes te nivelit te ulet qe perdorin, eshte e qarte se e fryjne kot rezymene me projekte e konferenca te panjohura dhe rralle e tek gjen artikuj te mirefillte shkencore te botuar ne revista profesionale te botes.

Eshte interesant qe Vlora ishte epiqendra e luftes shqiptare per mbijetese ne 1912. Tani koherat kane ndryshuar, megjithate drejtimi eshte po ai: nga lindja drejt perendimit. Tani lufta nuk behet me me plumba, por me libra. Ministri Tafaj duke mos i dhene te drejtat minimale universitetit te Vlores si psh ceshtja e Assoc. Prof. eshte njelloj sikur t’ju kete hequr shulin pushkave te shqiptareve e t’i kete tradhetuar ata. Historia po behet me arsim, shkence, kulture, teknologji, dhe eshte e qarte se Dr. Shaska eshte patrioti me i madh i ketyre koherave. Ne vitet 1800-1900 behej lufta edhe me plumba edhe me abetare, por tani keshtjella qendrore e Shqiperise eshte universiteti i Vlores.

Qe te mos kete konflikt interesi: nuk kam biseduar kurre me Dr. Shaska ose me ndonje profesor tjeter ne Shqiperi. Ne Vlore kam qene vetem nje dite kur isha femij, dhe shumicen e jetes sime e kam kaluar ne Tirane, prandaj nuk kam asnje paragjykim per universitetet shqiptare; thjesht qelloi fati qe universitetit i Vlores te ingranohet drejt sistemit perendimor ne fillim ndersa ai i Tiranes as qe nuk e ka idene e ketij sistemi. Me duket se ne vitet ‘30 liceu i Korces ishte i stilit peredimor sic eshte Vlora tani, dhe shume nga profesoret ishin diplomuar ne perendim (pervec xhaxhit Enver qe nuk mesonte por flinte gjume dhe hante e pinte ne France me burse te shtetit shqiptar…). Sic duket nuk ka PhD tironca nga perendimi (si puna ime!) qe jane kthyer ne Tirane e kane filluar ate qe ka filluar Dr. Shaska ne Vlore.

Nqs ka studente qe i lexojne keto faqe atje, jua them me sinqeritet dhe ndershmeri, nga pervoja ime qe kam 14 vjet qe merrem me shkence ne USA: i vetmi universitet i vertete ne Shqiperi, per momentin, eshte ai i Vlores, (te pakten per ato dege ku ka programe PhD) prandaj nqs keni mundesi, perpiquni dhe beni sakrifice te aplikoni atje ose te transferoheni (pervec nqs keni mundesi te fitoni bursa per universitete te perendimit ose AUBG ne Bullgari etj.). Diploma qe do merrni do jua shperbleje investimin pas disa viteve kur te kuptoje publiku dhe punedhenesit e bizneseve te ndryshme nivelet dhe vlerat reale te universiteteve.

Per fat te mire, per momentin, Dr. Shaska eshte ne krye te Vlores, por nuk di sa durim ka ai te merret me injorantet e ministrise se arsimit. Une do isha larguar me kohe. Per mendimin tim, Dr. Shaska harxhon energjite e tija ne menyre jo efektive, dhe do ishte me ne dobi te karieres se tij si matematikan te kthehet ne USA, pasi do duhen dekada te tera qe publiku dhe politika shqiptare te kuptojne se cilet jane miqte e tyre me te shtrenjte (si universiteti i Vlores) dhe te stimulojne sistemin universitar perendimor. Kam biseduar edhe me post-doc (“post-doctoral researcher” — kerkues shkencore pas doktoratures) te tjere shqiptare dhe nga vende te tjera te Ballkanit si Kroacia: shqiptaret me PhD nga USA nuk do kthehen ne Shqiperi ne kete brez (edhe per disa dekada) pasi nuk kane ku te shkojne, kurse disa prej kroateve kthehen ne Kroaci pasi i kane universitetet dhe institutet shkencore te tipit te perendimit (plus qe GDP [annual per capita PPP] ne Kroaci eshte ~$20K ne krahasim me $7K ne Shqiperi). Njerez si puna ime nuk kthehen pasi e konsiderojme skandal qe ministria e arsimit nuk di cfare jane titujt Assistant Prof., Associate Prof., (Full) Prof., dhe se cili eshte niveli real i universitetit te Tiranes ne krahasim me ate te Vlores. Eshte njelloj sikur ushtria shqiptare te mos dinte ndryshimin midis rangut te nje kapteri dhe nje gjenerali. Te pakten nje oficer modern mund te gjente pune te mire ne ushtrine shqiptare tani, kurse nje shkencetar nuk do gjente dot pune pershtatese pasi nuk dine si ta vleresojne realisht, dhe ma ha mendja rroga e nje PhD atje do jete maksimumi nja ~$500/muaj, pra 10 here me e ulet se minimumi i saj ne perendim.

Nuk jam pesimist, jam realist. Trishtohem pasi shqiptaret jane komb i lashte, i zgjuar, punetor, me inciative. Nuk ka asnje arsye pse pas disa dekadave Shqiperia te mos behet ekonomi e tipit te njohjes si psh vendet e vogla evropiane si Zvicra dhe Benelux etj.

  • Share/Bookmark
Posted in Uncategorized | 4 Comments